SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

MEHMETALI REXHEPI: MOIKOM ZEQO (1949-2020) NJË ENCIKLOPEDI SHQIPTARE

Prishtinë, 15 qershor 2020: Lajmi për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë është i dhimbshëm!... Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh... Moikom Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së dëshmuari dhe vlerësuari... I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime për botime librash, tumirje pikëpamjesh... Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern... Padyshim Moikomi i prirjeve të gjithanshme, edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi, pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike, kombëtare dhe njerëzore...

Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet, për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi i gjerë dhe llojshmëria figurative, mendimet e holla të intelektit të Moikom Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe i shtjelloi me kompetencë përgjithësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme. Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë Euro-Atlantike... Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e filozofik, pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke pleksur modele të ligjërimit bashkëkohorë europian.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks