SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

SHERADIN BERISHA: POPULLI I VARFËR DHE POLITIKANËT MILIONERË! TË HETOHEN MILIONAT E POLITIKANËVE!

Pashtriku, 17 qershor 2020:

Nga arkivi i FB., 17.06.2019

Një vit me parë këtë analizë e paskam shkrue, dhe mua me duket asgjë s'ka ndryshue! E juve qysh u duket?

****

Koha për ndryshim!

SHERADIN BERISHA: POPULLI I VARFËR DHE POLITIKANËT MILIONERË!

"Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi,


kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta

që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita

edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin

të tan jetën e vet derisa të vdesin…"

(Migjeni - 'Poema e mjerimit')


***

Faik Konica, diplomati dhe personaliteti më në zë i kulturës dhe letërsisë shqiptare, në vitet 30 të shekullit të kaluar (pikërisht në kohën e Migjenit), duke e parë Shqipërinë të katandisur në varfëri e mjerim, parlamentarëve të oborrit mbretëror, u kishte thënë: "Erdhët me nga një palë brekë në byth, ndërsa po ikni me pasuri përrallore"!

Pas gati 90 vitesh, duket se këtë rrugë po e ndjek edhe oborri i politikanëve të sotëm! Aktualisht njerëzit më të pasur në Shqipëri e Kosovë janë politikanët! Këtë fakt e thonë shumë raporte ndërkombëtare, por edhe institucionet përkatëse vendore kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar etj.

Vlerësohet se të gjithë politikanët që kanë:

- pozita legjislative (deputetët),

- ekzekutive (kryministrat, ministrat, zv'ministrat…) dhe

- kryetarët e qarqeve ... (në Shqipëri) e të komunave (në Kosovë), kanë pasuri përrallore - (të tundshme dhe të patundshme), ndërsa shumica prej tyre (veçanërisht ata të ekzekutivit) janë milionerë, ndërkohë që rreth 70% e popullsisë jetojnë:

- pa punë,

- në kushte të rënda ekonomike,

- në varfëri të skajshme, dhe për pasojë mijëra familje shqiptare po largohen nga vatrat e tyre!

Rrjedhimisht kjo klasë politike, (si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri), më shumë ka bërë për mirëqenjen e tyre, e shumë pak për mirëqenjen e shqiptarëve.

Prandaj ka ardhur koha e këndelljes sonë, për ta ndryshuar substancialisht këtë gjendje të rëndë dhe të padurueshme!

------------------

Shtojcë:

Në këto çaste, duke shkruar këtë analize në Prishtinë - PARTIA E "DEKADËS SË RE" KJO PARTI E BIZNESIT TË KADRI VESELIT - PO PËRBALLET ME NJË PROTESTË PAQËSORE TË SHOQERISË CIVILE!

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/856030648123348/



__________

Nga arkivi i FB., 17.06.2019

Koha për ndryshim!

SHERADIN BERISHA: POPULLI I VARFËR DHE POLITIKANËT MILIONERË!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10214257518528289&id=1125324528

***

Nga arkivi i FB., 17.06.2017

Tri vjet më parë këtë analizë e paskam shkruar, dhe cili prej politikanëve për milionat e tyre janë hetuar, gjykuar e denuar?! Asnjëri!

***

TË HETOHEN MILIONAT E POLITIKANËVE!

Nga Sheradin Berisha


Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) tashmë ka publikuar formularët e politikanëve për deklarimin e pasurisë!

Sipas formularëve, politikanët të cilët jane ricikluar me vite brenda ekzekutivit dhe legjislativit të Kosovës, kanë krijuar pasuri milionëshe, duke përfshirë këtu patundshmërinë e deklaruar, si dhe shumën e parave që i kanë depozituar nëpër banka!

Është e pamundur që ata/o ta kenë krijuar këtë pasuri me pagat dhe meditjet tyre! Ky soj politikanësh vetëm me këto deklarime vullnetare janë milionerë!

Shtrohet pyetja: sa pasuri të tundshme e të patundshme të padeklaruar kanë se...?!

Askush nuk e di perveç atyre! Sigurisht është shumëfishi i këtij deklarimi!

Prandaj, qeveria e ndryshimit, duhet ta hetoj gjenezën e kësaj pasurie përrallore!

====================

Nga arkivi i FB., 17.06.2017

TË HETOHEN MILIONAT E POLITIKANËVE!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10209580698050700&id=1125324528



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks