SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

MEHMETALI REXHEPI: LAMTUMIRË OSMAN ZHITIA! TË TJERA ZEMRA DO TË RRAHIN PËR JU

Gjilan, 3 korrik 2020: (Homazh për Osman Zhitinë)

Osman Zhitia jetoi e shkoi në amshim, prore me mendjen e mbushur me brenga, me zemrën që gjithnjë rrihte për popullin, në kuptimin më të mirë të fjalës popull, si koncept me ngërthesa çiltërsie, atdhedashurie, dhimbje e vuajtje, flijimi e ngazëllimi... Baca Osman e mbrujti familjen, bijtë, shokët e bijve të vet me atdhedashuri të pastër, jo për përfitime personale a familjare... Ai i dha atdheut heronjtë... Ideologun e ri të idesë kombëtare Afrim Osman Zhitia me shokë; të cilët rrugën e çlirimit kombëtar e panë vetëm përmes luftës së pastër çlirimtare... Pararendës shpirtëror Afrimi me shokë kishin pikë së pari, mësuesit e tyre, prindërit biologjik sikurse Osman Zhitinë, mandej modelin frymëzues Bacën Adem, sikurse Rexhep Mala që kishte babë Mehmetin, Adem Demaçi vëlla Maliqin e kështu me radhë...


Me gjithë pengesat në frymëmarrje, me gjithë moshën që i rëndohej, me gjithë dhimbjen e bijve e të shokëve të tyre; baca Osman nuk mungonte në përvjetorët e dëshmorëve, rreshtohej pas të rinjve, iu bënte nderime familjarëve, atyre që kishin dhënë më të dashurit e zemrës; asnjëherë pa u ankuar, asnjëherë pa u ligështuar... Kurdoherë fjalë-pak, fjalë-ëmbël, për çështjen mbi çështjet tjera: kulmin për shtëpinë e atdheut... Një kulm mbi themele gjaku të trimave e trimëreshave më të mira, që u rreshtuan në radhët e UÇK-s. Brumi njerëzor e kombëtar që përfaqësonte baca Osman ishte i shëndosh, sikurse buka e duarve e qumështi i nënave tona, që edukuan brezat drejt, bindshëm, me urti e kulturë, me ndjenja dhembshurie, por assesi të nënshtrimit, as të kapitullimit përballë katrahurave...

Kështu, ata prindër si Osman Zhitia, me vuajtjet e tyre të pa treguara, me sprovat tehut të vdekjes dhe të jetës, zëvendësuan akademinë tonë të munguar, tëholluan intuitën kombëtare për të qëndruar, për të mos u dorëzuar, për të mos u kapluar nga euforia, nga vetëkënaqësia, nga mburrja false dhe kënaqësitë e rastit e dritë-shkurta...

Rexhepi, Nuhiu, Fahriu, Bahriu, Afrimi dhe dëshmorët e UÇK-s nga baballarë të tillë, sikur Osmani, ua lanë barrë ekzistencën familjare për të vijuar rritjen e trashëgimisë atdhetare...

Lamtumirë mësuesi i durueshëm i alfabetit të atdhedashurisë, baca Osman!

Më në fund së bashku me Afrimin e pasardhësit e tij çlirimtarë do të pushoni shpirtin... Të tjera zemra do të rrahin për ju...

Gjilan, më 2 korrik 2020




Baci Osman Zhitia, foto gjatë luftës - nga Valon Murati 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks