SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

SHERADIN BERISHA: HIPOKRIZIA E HASHIM THAÇIT NË RAPORT ME KOMANDANTIN ADEM JASHARI!

Pashtriku, 11 korrik 2020: Sonte, Hashim Thaçi ka vizituar Kompleksin Memorial 'Adem Jashari' në Prekaz, por jo dhe familjen e Madhe Jashari, ashtu siç i vizitoi këto ditë disa familje të dëshmorëve!

Në rrjetin social ‘Facebook’, Thaçi ka shkruar:

"Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH"

Sa e ka nderuar Hashim Thaçi, bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari?

I përgjigjet ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi!

JAKUP KRASNIQI: "HASHIM THAÇI DHE KADRI VESELI KANË QENË NË ARMIQËSI ME ADEM JASHARIN"!

"Ramiz Lladrovci, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i ka shantazhuar me një inçizim të Adem Jasharit! Këta (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli) kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Raportet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas luftës dhe gjatë luftës unë i kam balancuar. Përndryshe ata as atëherë nuk do t'i kishin pranuar, dhe me të drejt nuk do t'i kishin pranuar në familje. Ata as sot nuk mundin me shku", - kështu ka thënë në një intervistë televizive në "Tribuna Channel" më 22.12.2016, ish zëdhënësi i UÇK'së, Jakup Krasniqi.

***

Kur kemi parasysh pozitat udhëheqëse të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit gjatë luftës, përdorimi i fjalës 'armiqësi' pa dyshim është shumë i rëndë dhe akuzues.

Prandaj z.Krasniqi duhet ta zbardhë deri në fund të vërtetën e kësaj historie, sepse me pas qenë në armiqësi me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjallët e familjes Jashari (gjatë dhe pas luftës), kjo do të thotë se e ke sabotuar e komplotuar Adem Jasharin vazhdimisht, deri në rënien e tij me familje, më 5 - 7 mars 1998 !!!

_____________

Jakup Krasniqi: “Lladrovci ka incizim të Adem Jasharit. Ka shantazhuar Hashimim dhe Kadriun!”

https://www.youtube.com/watch?feature=share&v=jr1RrseTtug&fbclid=IwAR1t5rbulDhU



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks