SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

REXHEP KASUMAJ: TRONDITJE DHE METAMORFOZË... SI DHE INVESTURA E KRIMIT

Berlin, 21 korrik 2020: Thaçi turrndalur dhe vartës të tij të hallakatur ç'nuk bënë, kthyen mbrapshtë gjithçka për ta trafikuar veglën Hoti në ballë të qeverisë. Por pa vonuar, atllasi politik do të prishej. Do të trandej tërmetshëm.

Por, njëj dite të bukur, do marrin papritur distancë brutale ndaj tij. Natyrisht, jo në tregtizën interne ku ai akomodon me inercie argatë e interesa të tyre. Jo. Jo. Distanca vendoset tjetërkund. Në politikën e jashtme, më saktë në dialogun e rivazhduar me Serbinë.


Ofensiva përmblidhet në një grusht termash bajatë, të zbraztë e pa shpirtin e përkushtimit. Premieri Hoti, thonë zëlartë, s'pati në Bruksel një platformë, ekip, ekspertë e as vija të kuqe...

Ashtu? Ç'reflektim i vonë. Madje mashtrues. Thellësisht i tillë.

Po Thaçi vetë a nuk sfidonte të gjithë dhe negocionte fshehtësisht me Vuçiqin e Mogherinin ndër vite në Bruksel e, më pas, ndëmjetësuar nga Rama njëj takimi traktativ, në Nishin e bazës ushtarake të Rusisë?

Hoti do ishte, vërtetë, një epizod komik sikur Ora politike e Kosovës të mos kishte anën përmasore të dramës.

Por, megjithatë, eksponentë të Pdk-së kanë djegur të drejtën për të hedhur fjalë e gurë kundër qeverisë së tij. Përfundimisht. Ndaj, ky ripozicionim s'është veçse një shenjë e rënjes, thyerjes morale të një partie të harxhuar e tronditur.

Fillimisht, nuk mbështeste kabinetin. E pohonin me arrogancë: përkrahim vetëm qeverinë që udhëheqim vetë. Asnjë tjetër. Asnjëherë. Por ja, tani, të trëmbur, duan të katapultohen jashtë çdo fryme demokracie, n'mos në krye, aherë në radhët e saj. Për të siguruar imunitetin e kotë dhe për të shpëtuar erozionin, mbase rrokullimën e saj.

O tempora, o mores!

Dhe quhen shtetas e shtetarë të Republikës që, njëj hipokrizie tashmë të provuar mijëra herë, mëngjesesh mugëtore betohen për të, e në muzg, kur terri mbulon gjurmët, ngrysen varrmihës të saj!

_______

Berlin, verë 2020

INVESTURA E KRIMIT


Europa komunitare ka një katalog kushtesh për të aderuar në radhët e saj. Demokracia parlamentare, sundimi i ligjit, e drejta për shans e lumni...E të tjera.

Mirëpo, përveç tyre, është dhe një tjetër fundamentor: që aplikanti t'mos ketë asnjë kontest kufitar, territorial, politik a pronësor me fqinjtë e vet.

Dhe duket e arsyeshme e, poaq, e drejtë. E arsyeshme, sepse vetëm ai që kultivon paqen mund t'ë vë një dorë sigurie në këtë ngrehë, të dridhshme si qiri n'furtunë.

E drejtë, poashtu, sepse shumë, sa shumë fantazma padrejtësie, të gatshme për zgjim, prehen në arkivat dhe kujtesën plot hije të saj.

Tani s'dua t'a evokoj mallkimin përbuzës të poetit kombëtar Fishta, megjithatë vijon të kujdestarojë pyetja e vështirë: përse ajo nuk i vuri aherë kusht Greqisë që, madje akoma, është formalisht në gjendje lufte me Shqipërinë?

Përse, prandaj, lëmon shtetet me histori krimesh etnocidalë: grekun, dje e serbin, sot? Dhe, ç'të ardhme pretendon të ëndrrojë kështu mbi parimet dhe frymën e shpallur libertare?

Kam lexuar diku mendimin e vyer, se vënja e gurit të vjedhur në themelet e shtëpisë, është garanci e rrëzimit të saj. Urtia e vjetër, ardhur nga tymnaja e kohëve të ikura, sikur shpjegon Orën e Europës: krimi i pandëshkuar në themele është, ndaj, fitil i rezervuar shpërthimesh në kohët që vijnë.

Dhe shpjegon atë parathënshëm, mjerisht!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks