SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

SHERADIN BERISHA: SI FUNKSIONON SERBIA NË REPUBLIKËN E PAKOS SË AHTISARIT?!

Pashtriku, 27 korrik 2020: Në 9 vjetorin e aksionit ROSU, më 25.07.2011!

Më 25 korrik u bënë nëntë vjet nga ndërhyrja e njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në veri të vendit, si përpjekje e parë serioze për shtrirjen e sovranitetit në këtë pjesë të republikës, të cilën unë vazhdimisht e kam quajtur si 'republikë e pakos së Ahtisarit'!


Në këtë aksion pati humbur jetën Enver Zymberi, njëri nga policët e njësitit ROSU, pasi në të dhe pjesëtarët e tjerë kanë shtënë me armë zjarri grupe serbe kriminale, dhe deri më sot askush nuk është dënuar për vrasjen e tij!

Ndonëse krerët e shtetit vazhdimisht e vlerësojnë si aksion që ka penguar ndërhyrjen e Serbisë në veri, atje shumëçka funksionon si para aksionit të 25 korrikut 2011!

Realisht në këtë republikë, Serbia funksionon pa u penguar:

- me arsim (nga qerdhet e fëmijëve deri në univerzitet);

- me shëndetësi (nga ambulantat deri në spitale);

- me banka;

- me telekom;

- me telefoni mobile;

- me elektrokosmet;

- me shërbime sekrete;

- me polici, e cila formalisht është në zingjirin komandues të Policisë së Kosovës, por realisht punon për Serbinë!

- me 44 kisha e manastire 'serbe' si zona eksteritoriale, të cilat pa miratimin e tyre s'mund të ndërtohet asgjë, madje as një rrugë nacionale përreth këtyre zonave!

- me 10 vende të rezervuara për deputetët serb në Kuvendin e Kosovës,

- me 2/3 e shumicës së pakicës serbe në këtë Kuvend,

- me listën sërbska e cila nuk e njeh 'pavarësinë' e Kosovës, dhe si e tillë brenda institucioneve të kësaj republike, funksionon si qeveri e presidentit serb, Aleksandër Vučič!

Pas intervenimit të ROSU-s (më 25.07.2011), në fillim të gushtit 2011 kam botuar (në pashtriku.org) një studim përmbajtësor, të cilin mund ta lexoni në vijim:

***

Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES! (1999 - 2011)

Shkruan: Sheradin Berisha - Gusht 2011

PËRMBAJTJA E LËNDËS


- NË VEND TË HYRJES

- A u vu në Veri të Kosovës „rregulli nga kriza”?!

- KOSOVA NËN ADMINISTRIMIN E OKB’së

- STRUKTURAT SERBE TË PASLUFTËS NË KOSOVË!

- DOSJET E KRIMINELËVE NË SIRTARËT E KFOR’it

-VEPRIMTARIA E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË RAPORTET E MISIONEVE TJERA NË KOSOVË

- FUNKSIONIMI I MUP’it DHE I STRUKTURAVE

TJERA SERBE NË KOSOVË

- FUNKSIONIMI I GJYKATAVE SERBE NË VERI

- FUQIZIMI I STRUKTURAVE PARALELE SERBE NGA UNMIK’u DHE QEVERIA E KOSOVËS

- MBAJTJA E ZGJEDHJEVE SERBE TË MAJIT 2008

NË SHTETIN E PAVARUR TË KOSOVËS

I.Strukturat paralele të Leposaviqit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

II.Strukturat paralele të Zveçanit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

III.Strukturat paralele të Zubin Potokut që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

IV.Strukturat paralele në Mitrovicën Veriore që dolën nga zgjedhjet e 30 Majit 2010

- FUNKSIONIMI I QEVERISË SERBE NË KOSOVË PËRMES MINISTRISË PËR KOSOVË DHE METOHI

- STRUKTURA E PUSHTETIT SERB NË KOSOVË

- FUNKSIONIMI I INFRASTRUKTURËS PUBLIKE SERBE NË KOSOVË

I. Funksionimi i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë

II. Funksionimi i Elektro&Kosmet’it, Postës dhe Telekomit të Serbisë!

III. Funksionimi i të gjitha niveleve të arsimit serbë në Kosovë

IV. Funksionimi i sistemit shëndetësor serbë në Kosovë!

V. Funksionimi i institucioneve serbe të kulturës dhe sportit

VI.Funksionimi i radiove serbe në Kosovë!

- SHTOJCË

KOMUNAT E REJA SERBE, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE SERBE SIPAS PAKOS SË AHTISAARIT

***


Lexoni këtu të plotë studimin:

Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE

DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES!

(1999 - 2011)

Shkruan: Sheradin Berisha - Gusht 2011

https://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks