SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

PROF.AGIM ZOGAJ: AKADEMIKËT SERBË DHE PËRGATITJA E LUFTËS NË KOSOVË (II)

Prishtinë, 2 gusht 2020:

Peticioni kundër Kosovës

Dobrica Qosiqi dhe rrethi i bashkëpunëtorëve të tij, në fillim të vitit 1980 dolën me projektin e botimit të revistës, “Javnost”,mirëpo,megjithate, revista nuk doli fare. Ndërkohë, grupit të tyre të “ disidentëve” serbë iu bashkëngjit i sapo ardhur nga Sarajeva, intelektuali nacionalist serb, Vojisllav Shesheli. Shesheli, në atë kohë e kishte shkruar tekstin me titull, Ese për socializmin dhe intelektualët, ku ndër të tjera, kishte vlerësuar se, serbët dhe Serbia në Jugosllavinë komuniste kishin qenë të diskriminuar. Ndër të tjera, Shsheli me shkrimet e tij sugjeronte që, federata jugosllave të përbëhej vetëm nga katër republika: Sllovenia, Kroacia e zvogëluar, Serbia dhe Maqedonia. Pikërisht në këtë periudhë, kur edhe u themelua Këshilli i Qosiqit ( 23 intelektualë dhe 12 akademikë) intelektualët serbë filluan propagandën për gjoja gjenocidin ndaj serbëve të Kosovës, dhunimet e serbeve etj. Ishte më se qartë se po ndodhte instrumentalizimi i problemi dhe i mitit serb për Kosovën, për mobilizimin politik të serbëve dhe malazezëve në Kosovë. Në planin politik, Beogradi zyrtar po koordinonte aktivitetet nacionaliste të serbëve dhe malazezëve. Rolin kryesor në dhënien e koordinatave për veprime nacionaliste të serbëve dhe të malazezëve të Kosovës e kishte Dobrica Qosiqi. Ai kishte organizuar Peticionin, të cilin e kishin nënshkruar 215 intelektualë serbë, Antonije Isakoviq, Tanasije Mladenoviq, Zhivorad Stojkoviq, Mihajlo Gjuriq, Miqa Popoviq, Vojislav Koshtunica, Kosta Çavoski, Nebojsha Popov, Zagorka Goluboviq, si dhe, disa përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe.


Peticioni i përmendur,për herë të parë e përmendi cilësimin, fjalën, “gjenocid” ndaj serbëve. Në këtë periudhë, fillon bashkëpunimi i drejtpërdrejt i Dobrica Qosiqit me Slobodan Millosheviqin, për çka, Qosiqi pranonte se :”...unë e kam inicuar atë Peticion të serbëve në Kosovë, ishte ajo iniciativë e imja. Ata vazhdimisht vinin tek unë për tu ankuar, meqë, për ata, askush nga udhëheqësit serbë nuk kujdesej. Praktikisht, ata , në mënyrë të fshehur kishin bashkëpunuar me mua, ndërsa policia i përcillte dhe i ndiqte...”. ( “Duga”, 9 – 22 korrik 1994 ). Në ato rrethana, pas formimit të, Këshillit për përcaktimin, vërtetimin e gjoja, gjenocidit, kishte filluar fushata, përmes të cilës nacionalistët serbë, kishin identifikuar fatin e serbëve me fatin e hebrenjve. Me formimin, themelimin e shoqërisë, serbo-hebraike, 1987, nën patronatin e Qeverisë serbe, gjithnjë e më hapur po trumbetohej mashtrimi, gënjeshtra, se gjoja serbët , ashtu sikur hebrenjtë janë të rrezikuar nga kroatët, shqiptaret dhe myslimanët. Hartimi dhe bërja publike e Memorandumit të Akademisë serbe të shkencave dhe arteve, ndërsa, hapi rrugë për përcaktimin e kërkesave serbe, për program nacional dhe për formulimin e politikës së re kombëtare serbe. Ishte me se e qartse se, harimi i programit nacional serb dhe i politikes se re kombetare te Serbise, nenkuptonte edhe zgjidhjen, sipas standardeve te ideologjise nacionalite , shovinste serbe te problemit te Kosoves. Udhëheqja shtetërore serbe, elitat intelektuale të Serbisë, e kishin pritur me shumë frymëzim, ballafaqimin me çështjen e Kosovës, duke kuptuar qartë dhe drejtë se, kishte ardhur çasti i qërimit te hesapeve me shqiptarët, jo vetëm në Kosove, por edhe me shqiptaret në ish Jugosllavi.



“Memorandumi” i ASSHA dhe rrënjët e krimit

Në qershor të vitit 1985, Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve kishte formuar Këshillin për përgatitjen e Memorandumit për çështjet shoqërore, i cili tekst asnjë herë nuk ishte bërë zyrtar. Më pas, më 1986, dokumenti i “ Pa kryer” , në rrethana asnjë herë të sqaruara, ishte bërë publik, ishte përhapur në Serbi dhe në republikat tjera të ish Jugosllavisë. Në ish republikat jugosllave, dokumenti, i cili, më pas do të njihet me emrin ,”Memorandum”, u pa, u kuptua si, Program nacional serb, kurse në Serbi, megjithatë, kishte shkaktuar ndarje politike. Madje, kryetari i atëhershëm i Serbisë, Ivan Stamboliqi, duke e kualifikuar “Memorandumin”, kishte thënë se ai paraqet”...pikën e ndarjes sonë definitive në Serbi dhe paraqet hyrje në ballafaqimin, konfrontimin politik”. Më vonë, ai kishte deklaruar se, personalisht kishte zhvilluar luftë politike kundër “Memorandumit” dhe kundër nacionalizmit serb, ndërkohë që Millosheviqi ishte tërhequr nga ajo luftë. Memorandumi, në fokus e kishte çështjen serbe, për më tepër edhe shkatërrimin e ish Jugosllavisë, të cilën krijesë e shihte si pengesë për afirmimin dhe realizimin e aspiratave historike të popullit serb. Në “Memorandum”, ndër të tjera, pasi thuhej qartë se, çështja shtetërore e Serbisë nuk është zgjidhur, më tej, konstatohej se:”...Populli serb nuk mund ta pres i qetë të ardhmen në një paqartësi të tillë. Prandaj, duhet t’ju hapet mundësia të gjitha kombeve në Jugosllavi të përcaktohen për synimet dhe qëllimet e tyre. Serbia, në rastin e tillë, edhe vetë mund të përcaktohet dhe ta definojë interesin e saj nacional” / Memorandumi, ASSHA, Odgovori i kritike, Kosta Mihajloviç & Vasilije Krstiç, ASSHA, Beograd, 1995). Edhe pse, në fillim nuk bëhej publike se kush e kishte hartuar Memorandumin, më pas, u kuptua se, ndër hartuesit, ideologet e Memorandumit ishin Dobrica Qosiqi, Kosta Mihajloviqi, Vasilije Krestiqi, Antonije Isakoviqi, Mihajlo Markoviqi etj. Në fund të vitit 1986, teksti i “Memorandumi” u bë publik në të përditshmen, “Veçernje Novosti”, ndërsa, në opinionin publik të ish Jugosllavisë zgjoi polemika dhe reagime të ashpra. Sidoqoftë, të gjithë studiuesit e zhvillimeve politike të atyre viteve, që kulmuan me luftërat në ish Jugosllavi,vlerësojnë se, “Memorandumi” ishte platforma politike, ideologjike e shtetit serb për fillimin e luftërave të cilat i zhvilloi Serbia! Baza teorike, filozofike dhe jo vetëm politike, nacionale e “Memorandumit” ishte projekti nacional serb, ” Serbia e Madhe.” Luftën e nxitën kërkesat serbe që, pjesët e territoreve të Kroacisë dhe të Bosnjës ku shumicë janë serbët, të ngelnin në Jugosllavi”.( Dekalaratë e Aleksander Vasiljeviqit në dëshminë për Sllobodan Millosheviqin, në Hagë, Ditari i Televizionit Francez, 18.02. 2003, edicioni i orës 19:30) Nacionalizmi serb dhe racizmi antishqiptar , i propaganduar nga shkrimtarë, klerikë, shkencëtarë dhe nga media serbe, kishte gjetur hapësirë të madhe në “Memorandumin” serb. Ishte e qartë, se, “Memorandumi” paraqiste, mendimin politik, nacional të akademikëve , shkencëtarëve, intelektualëve serbë pa përjashtim.

Duke u përqendruar në çështjet thelbësore me interes për popullin serb,” Memorandumi” ishte fokusuar në çështjen e kufijve, si variant , nëse popujt e ish Jugosllavisë nuk do të merreshin vesh për të ardhmen e tyre të përbashkët. Kufijtë, ishin bërë temë qendrore në debatet politike të kohës. Pikëpamja serbe ishte, ideja e “Serbisë së Madhe”. Nacionalistët serbë, elita intelektuale, akademike serbe, e kishin përhapur pikëpamjen sipas të cilës, kufijtë administrativ të kohës së AVNOJ-it, janë kufij të komunizmit, ndaj janë jo legjitim! Çështje tjetër, e shtruar në” Memorandum” ishte suprimimi i Kushtetutës së vitit 1974 për Kosovën dhe për Vojvodinën si dhe, çështja e ngritur për fundamentalizimin islamik , me çka, në sulm ishin shqiptarët dhe myslimanët e Bosnjës. Dobrica Qosiqi, deklaronte ndër të tjera se: ”...Fushata kundër rankoviqizmit e ka trimëruar shovinizmin shqiptar dhe vjen deri te terrori masiv ndaj serbëve si dhe shpërngulja, ikja e tyre nga Kosova”. (Dobrica Qosiqi,” Glas javnosti”, 30 – 31 maj,1998.)

Ndërkohë, dhjetë ditë pasi , Ivan Stamboliqi, në shtator të vitit 1987 në Kuvendin e Serbisë e kishte mbajtur ekspozenë për ndryshimet në pozitën kushtetuese të krahinave / Kosovës dhe të Vojvodinës/ ishte mbajtur Mbledhja e Tetë e KQ të LKS-së. Mbledhja e Tetë e KQ të LKS-së, e rrëzoi nga pushteti Ivan Stamboliqin, kryetar i Serbisë dhe, e fuqizoi liderin e ri serb, Sllobodan Millosheviqin. Mbledhja e tetë e KQ të LK të Serbisë, përfundimisht e hapi kapitullin e ri të politikës shtetërore të Serbisë, për realizimin e Projektit të “Serbisë së Madhe”. Millosheviqi kishte pasur përkrahjen e, thuajse të gjitha elitave intelektuale, akademike, politike, ekonomike të Serbisë, dhe sidomos edhe të Armatës Jugosllave me në krye gjeneralin serb, Nikola Lubiqiqin. Në historinë moderne serbe, si kurrë një herë më parë, për të njëjtin qëllim nacional, ishin bërë bashkë, kreu shtetëror i Serbisë, Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, Armata Jugosllave, i tërë populli serb! Udhëheqja e Serbisë, akademikët serbë po e vlerësonin se kishte ardhur çasti i tyre historik. Me çdo kusht, qoftë edhe me kushtin e luftës, udhëheqja shtetërore e Serbisë me në krye, Slobodan Millosheviqin ishin nisur drejt synimit të tyre historik, nacional, “Serbisë së Madhe”. Lufta e Serbisë me popujt që jetonin në ish Jugosllavi, pra, edhe me popullin shqiptar, ishte e pa evitueshme. Serbët, e dinin këtë gjë, por, disa popuj, ndër ta edhe ne shqiptarët, ishim në dilema, nëse, lufta mund të shmangej( Shih: Ivan Stamboliqi, Koreni zla, Këshilli i Helsingut për të drejtat e njeriut në Serbi, Beograd, 2002.

VIJON ...

_________________

PROF.AGIM ZOGAJ: AKADEMIKËT SERBË DHE PËRGATITJA E LUFTËS NË KOSOVË (I)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=10333


***


PROF.AGIM ZOGAJ: AKADEMIKËT SERBË DHE PËRGATITJA E LUFTËS NË KOSOVË (III)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=10342


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks