SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

PROF. DR. AGIM ZOGAJ: PËRSE PO ARMATOSET SERBIA?

Prishtinë, 12 gusht 2020: Ka vite që Serbia, blen armë nga Rusia dhe nga Kina, mirëpo, nuk e kemi trajtuar çështjen, edhe nga fakti se, mund të krijohej përshtypja se, gjoja, vazhdimisht po merremi me Serbinë duke krijuar një opinion anti serb. Realisht, blerja e armatimit, pra, forcimi i Serbisë në planin ushtarak është politikë e saja e njohur, tradicionale. Serbia, gjithnjë, që kur është themeluar si shtet, ka investuar në forcimin e saj ushtarak. Kjo, për arsye se, Serbia, realizimin e politikës së saj, si asaj të brendshme ashtu edhe të jashtme e ka ndërlidhur me fuqinë e saj ushtarake. Prandaj, vazhdimisht ka blerë armatim, është forcuar në planin e armatimit, që do të thotë të forcës, në radhë të parë ushtarake. Edhe gjatë periudhës së ish Jugosllavisë socialiste, Serbia, ka pasur numrin më të madh të kuadrit ushtarak, në strukturën udhëheqëse, ka pasur numrin më të madh të ushtarëve si dhe, ka pasur fuqinë më të madhe në armatim. Madje, sa herë që janë përgatitur planet për grushtet ushtarak në ish Jugosllavi, fjala është për periudhën e viteve 1988 -1990, personat kryesor, kyç në përgatitjen e atyre planeve, kuptohet me politikanët serbë, ishin ushtarakët serbë, siç ishin , fjala vjen, gjenerali Bllagoje Axhiç, Nikolla Lubiçiç etj.

Reagimi amerikan dhe heshtja e BE-së

Sidoqoftë, ky vështrim është motivuar nga blerja më e re e armatimit serb nga Kina. Edhe për faktin se, Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me këtë blerje të armatimit të cilën e ka kryer Serbia. Ndër blerjet më të reja të armatimit, Serbia ka blerë raketa me rreze të mesme tokë - ajër, pastaj ka blerë sistemin raketor për mbrojtje FK -3. Po ashtu, nga Kina ka blerë edhe gjashtë dronë ushtarakë. Më 4 korrik, kryetari serb Vuçiç, ishte për vizitë pune në aeroportin ushtarak në Batajnicë,me ç’rast përgëzoi forcat ushtarake serbe për përparimin që janë duke e bërë në planin e forcimit ushtarak dhe blerjen e armatimit modern ushtarak. Ai, ua mundësoi medieve, që të kenë qasje, në fotografimin e pajisjeve të reja ushtarak, konkretisht të dronëve ushtarakë të blerë nga Kina.



Është për tu theksuar se, derë tani, askush nga shtetet anëtare të BE-së, nuk ka reaguar ndaj blerjes së armatimit ushtarak nga ana e Serbisë, në kohën kur Serbia me të madhe po armatoset. Pra, pikërisht në kohën kur, edhe vetë BE-ja dhe NATO-ja bëjnë thirrje që, shtete t’i kthehen paqes dhe jo blerjes së armatimit, jo përgatitjeve për luftëra, BE-ja hesht para gjithë këtij kërcënimi serb. Heshtja e shteteve anëtare të BE-së, është lajm jo i mirë, sepse, publikisht, po e tolerojnë Serbinë që të armatoset. Është pyetje tepër e thjeshtë, në rastin konkret të shtrohet se, përse po armatoset Serbia? Kush nga shtete që janë në fqinjësi me te, duke përfshirë edhe Kosovën po e kërcënon, po e rrezikon sigurinë dhe sovranitetin e Serbisë? Në rast se, vërtetë, asnjë shtet, në fqinjësi me Serbinë nuk e rrezikon sigurinë e shtetit dhe popullit serb, atëherë për cilat arsye Serbia aq shumë po investon në armatim?

Serbia përgatitet për luftërat e reja

Ndërkohë, Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me blerjen e armatimit më të ri të Serbisë nga Kina. Reagimi amerikan përqendrohet në çështjen, përse Serbia ka blerë armatim nga Kina dhe jo nga ndonjë shtet tjetër, i cili armatim do të ishte më cilësor, më i sigurt. SHBA dhe BE, disa herë ia kanë tërhequr butë, tepër butë vërejtjen Serbisë për lidhjet, bashkëpunimin, ekonomik, financiar me Kinën. SHBA-së dhe BE-së, duket se po u pengon thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Kinën, bashkëpunim ky i cili prek në gjeopolitikën e sotme botërore. Por, ky reagim, duket se fare nuk i bën përshtypje Serbisë. Ata, e dinë, fare mirë se, deri ku mund të shkoj ai kërcënim i BE-së, po edhe ai amerikan, prandaj, vazhdojnë me bashkëpunimin shumëdimensional me Rusinë dhe me Kinën. Edhe ky fakt, flet për tolerancën dhe “ përkëdheljen “ që, BE-ja ia bën Serbisë. Prandaj, Serbia po imponohet si shteti më i fuqishëm në rajon, veçmas në Ballkanin Perëndimor. Serbia ka aleat edhe përbrenda BE-së, dhe kjo, shihet qartë edhe në lidhje me çështjen e Kosovës. Nuk është temë e këtij vështrimi por, Kosovës ia vie rreziku edhe nga një organizim, eventualisht i një Dejtoni të Dytë, në të cilin, me siguri, Veriu i Kosovës do ta fitojë statusin e një Krahine serbe në Kosovë!

Por, mbi të gjitha, ajo që ka të bëj me temën tonë, qëndron fakti se, Serbia, me siguri dhe para syve të BE-së po përgatitet për luftërat e ardhshme, kurdo qofshin ato, e që, luftërat në këtë rajon, asnjë herë nuk përjashtohen. Shtrohet pyetja, në rast se Shqipëria ose Kosova do të blerin armatim nga Kina ose nga Rusia, çfarë reagime do të vinin nga Brukseli zyrtar? Përgjigja është e qartë dhe, me kuptim edhe më të qartë! Kështu është, kur je inferior ndaj Serbisë, kur vetë Tirana zyrtare vrapon pas Vuçiçit, e shëtit nëpër lagjet e Durrësit, si shpëtimtar dhe paqësor, mu në ditë e kobit!? Një përçmim të tillë, as Zoti nuk e fal!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks