SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

SHERADIN BERISHA:BOTA E ORWELLIT

Pashtriku, 12 gusht 2020: George Orwelli ishte shkrimtari dhe eseisti më i shquar i shekullit XX'të. Lindi në vitin 1903 në Motihari, në Bengal të Indisë (emri i tij i vërtetë ishte Eric Arthur Blair) ndërsa vdiq nga turbekulozi në Londër, më 21 janar 1950. Ka shkruar gjashtë romane.

Sipas Orwellit bota gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm dhe ky konflikt - sipas tij - justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Për Orwellin jeta private e individit nuk ekziston.



Mendimet thellësisht provokuese kanë bërë që vepra e Orwellit të citohet më së shumti në botë.

Në vijim ju sjellë disa mendime të shkëputur nga veprat e tij:


“Mendo për jetën ashtu si ajo është me të vërtetë, mendo për detajet e jetës dhe pastaj mendo nëse nuk ka kuptim tek ajo, nuk ka qëllim, nuk ka objektiv përveç varrit. Natyrisht vetëm budallenjtë apo ata që gënjejnë veten apo ata jeta e të cilëve ka qenë jashtëzakonisht me fat, mund ta përballin këtë mendim pa u drithëruar?” (Vajza e Priftit)

“Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon edhe të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën”. (1984)

“E shkuara është diçka e çuditshme. Ajo është me ty bashkë gjithmonë. Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie”. (Dalja jashtë për ajër)

“Në disa raste unë mendoj se ne të gjithë jemi kufoma. Vetëm se kalbemi në këmbë”. (Mbaje Aspidistrën duke fluturuar)

“Nëse dëshiron të mbash një sekret, duhet ta fshehësh atë edhe nga vetja jote”. (1984)

“Njeriu është krijesa e vetme që konsumon pa prodhuar”. (Ferma e Kafshëve)

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja”. (Dalja jashtë për ajër)

“Është një nga tragjeditë e gjysmë të arsimuarve që ata zhvillohen vonë, kur sakaq janë angazhuar në një rrugë të gabuar në jetë”. (Ditët burmeze)

“Librat më të mirë…, janë ato që u thonë atë çfarë ju sakaq dini”. (1984)

“Është një gjë misterioze, humbja e besimit, aq misterioze sa vetë besimi”. (Vajza e Priftit)

“Njeriu i shërben interesit të asnjë krijese tjetër veç vetes së tij”. (Ferma e Kafshëve)

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”. (1984)

“Një njeri duhet të ndryshojë sistemin ose nuk ndryshon asgjë”. (Mbaje Aspidistrën duke fluturuar)

“Zilia është një gjë e tmerrshme. Është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të vuajtjes për shkak se nuk ka maskim për të, nuk ka ngritje në tragjedi. Ajo është më shumë sesa thjesht e dhimbshme, është e neveritshme”. (Ditët burmeze)

"Gjuha e politikanëve është krijuar në mënyrë që gënjeshtrat të tingëllojnë ndershëm ndërsa vrasjet respektueshëm." (1984)

“Gjurma dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilën ai bën të gjitha të pabërat”. (Ferma e Kafshëve)

“Zgjedhja e njerëzimit qëndron mes lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë”. (1984)

“Një tërmet është kaq shumë qejf kur ka kaluar”. (Ditët burmeze)

“… mund të marrësh çdo gjë në këtë botë nëse në mënyrë të sinqertë nuk e do atë." (Mbaje Aspidistrën duke fluturuar)

“Ne nuk është se thjeshtë i shkatërrojmë armiqtë tanë; ne i ndryshojmë ata”. (1984)

“Bukuria është e pakuptimtë derisa ajo të ndahet me të tjerët”. (Ditët burmeze)

"Në kohën tonë, nuk ekziston diçka e tillë si ‘jam jashtë politikës’. Të gjitha gjërat e rëndësishme kanë të bëjnë me politikën, ndërkaq vetë politika bazohet në gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni." (1984)

“Varfëria është era e keqe shpirtërore”. (Mbaje Aspidistrën duke fluturuar)

"Qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë nga i cili të nisësh një luftë tjetër”. (1984)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks