SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

SHERADIN BERISHA: LDK-ja DHE GLADIATORËT E SAJ!

Pashtriku, 12 gusht 2020: Nga arkivi i pashtrikut, korrik 2009!

PRODUKTET POLITIKE: LDK+LDD = GRUSHTAT E GANI GECIT!

Moderatori i www.pashtriku,org, 11. 07. 2009

Si ndodhi ndarja e kësaj „bagle“ në dy kampe, që tani kërkon ngjitje?!

Dihet mirëfili se Eqrem Kryeziu ishte njëri nr.2 i LDK’së pas Ibrahim Rugovës, ndërsa pas vdekjes së tij më 21. 01. 2006, Eqa i mori në dorë frenat e reformimit brenda LDK’së.


Puna e parë e tij në cilësinë e “reformatorit” ishte shkarkimi i Nexhat Dacit nga posti i Kryetarit të Kuvendit, dhe nga ky moment u bë i dukshëm jazi i përqarjes brenda LDK’së, ndonëse kjo përqarje ishte akumular prej vitesh, sa ishte gjallë „hazreti“ Rugova! Gjatë verës së vitit 2006 në LDK u ngritën tensionet dhe brenda kreut të saj u sforcuan dy kampe: kampi i Fatmir Sejdiut dhe ai i Nexhat Dacit. Dhe, këto dy gupime në Kuvendin e përgjithshëm të LDK’së që u mbajt në dhjetor 2006, përveç forcës së mendjes përdorën edhe forcën e muskujve, duke e shndërruar sallën e kuvendit në arenë të përleshjeve!

Si u përgjak Kuvendi i gladiatorëve të LDK’së

Më datën 9 dhjetor 2006 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë i zhvilloi punimet Kuvendi i LDK’së, dhe aty rreth orës 21:30 min. pasi kanë përfunduar debatet me tone të nxehta në mes të dy kampeve tashmë të identifikuara: Sejdiu - Daci, (lidhur me listën e propozuar për Këshill Drejtues nga kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu), për një moment në sallë ka shpërthyer si uragan një përleshje e përgjkashme sikurse në „arenën e gladiatorëve romak“.

***

Kësaj përleshje paraprakisht i ka prirë „debati“ në mes të ish-ministrit të arsimit Agim Veliu dhe delegatit Gani Geci. Gani Geci, derisa po ndiskutohej për listën e Fatmir Sejdiut prej 70 ermrave të propozuar, përbetohet në zot se askush nuk do të dalë të votojë për përfaqësuesit e kësaj partie në Këshillin Drejtues., që shumë pak emra ishin futur nga kampi i Nexhat Dacit.

Këtij zotimi të bërë prej delegatit Geci i është përgjigjur ministri Veliu me „hajt dil e nalna“. Geci është kthyer kah Veliu, i cili qëndronte i ulur në rreshtin e parë të sallës, dhe i ka thënë „mshile gojën bre shpiuni i Ramë Marës“. Në këtë situatë konflktuoze, Gani Geci (derisa po diskutohej për futjen në listë edhe të vëllaut të tij), ndër të tjera ka thënë, se “ …s’jam i etshëm për pushtet… Ata që e dojnë pushtetin ka me ja u marrë Hashimi!“

Ndërkohë derisa po zhvillohej ky duel verbal, në anën tjetër të sallës një vëlla tjetër i Gecit i ka bërtitur ministrit Veliu, duke e quajtur „hajn“. Në këtë moment ka eskaluar situata, ku për disa minuta rresht, dy grupimet e LDK’së (Sejdiu - Daci) janë përleshur me grushta e karrika, dhe në sallë janë dëgjuar vetëm britma e ofshama që rezultonin si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme që delegatët i dhuronin njëri - tjetrit.

***

Kësaj situate i kanë kontribuar edhe shumë truproja të armatosura që mbronin lidershipin e LDK’së në sallë. Pas këtij dueli të përgjakshëm, në ambientet e Sallës së Kuqe ka intervenuar njësia speciale e policisë, duke e përdorur edhe gazin lotësjellës

(***)


Nga arkivi i pashtrikut, korrik 2009!

PRODUKTET POLITIKE: LDK+LDD = GRUSHTAT E GANI GECIT!

https://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/korrik_09/12-17.09/moderatori_ldk_ldd_bashkim_11.7.09.htm



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks