SHKRIMI
e enjte, 23 nëntor 2017

SHERADIN BERISHA: KOSOVËS I DUHET URGJENTISHT NJË QEVERI E NDRYSHIMIT...!

Pashtriku.org, 28 korrik 2017: Për ta ndalur Serbinë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e ndryshimit me shumicë shqiptare: VV-LAA-AAK-NISMA..., ndërsa PDK të mbetet në opozitë!

Pas konstituimit të kësaj qeverie, Kosovës i duhet sa më parë:

1 - ndryshimi i kushtetutës,

2 - ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, dhe

3 - një reformë e thellë në drejtësi, polici, etj.

1. Ndryshimi i Kushtetutës

Në keshtetutë duhet të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:

a) vendet e rezervuara për pakicat, dhe

b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend! (Vendet e rezervuara për pakicat dhe shumica e pakicës nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve në botë, andaj pse duhen të jenë pafundësisht në Kosovë?!)

2. Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet:

a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa duhet të ketë pesë (5) zona zgjedhore (Shqipëria i ka dymbëdhjetë (12) zona zgjedhore!),

b) Kuvendi i Kosovës duhet t'i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani),

c) Ҫdo zonë zgjedhore mund t'i ketë 15-20 deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë dhe më cilësor në kuvend!

d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe vetëm 5% minoritete! Prandaj mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend! Shumica shqiptare duhet t'i ketë 93-96 deputetë, ndërsa minoritetet mund t'i kenë 4-7 deputetë!

3. Reforma në drejtësi, polici etj.

Të gjitha sektorët e drejtësisë dhe të policisë, duhet të jenë të pavarura dhe të depolitizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar...!

***

Të gjitha këto reforma për ndryshim bëhen vetëm me një qeveri të shumicës shqiptare, pa i përjashtuar këtu minoritetet, e jo me një qeveri të pakicave!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks