SHKRIMI
e shtunë, 20 janar 2018

DILAVER GOXHAJ: NUK ËSHTË RASTËSI BURGOSJA E ALBINIT DHE DALJA NË SKENË E GRUPIT QË U 'DIGJET' ZEMRA PËR DEMOKRACI NË PARTI

Tiranë, 15 dhjetor 2017: Të përdorësh fyerje të tillë si ajo e Aida Dërgutit, si ndaj një kolegu të çfarëdoshëm e veçanërisht ndaj themeluesit kryesor të Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtit, sidomos pas krahëve dhe në momentin kur Aida u sigurua që Albini u mbyll prapa herurave të burgut, na lind e drejta të dyshojmë se:

• Kjo zonjë duhet ta ketë ditur më herët se Albini do të ri-arrestohej pas 24 orësh, për t’u mbajtur sa më gjatë në burg, duke u vënë në dijeni nga ata që e komandojnë Drejtësinë në Kosovë e që e kanë shpallur Vetëvendosjen para dy vjetësh armike të Kosovës;

• Duke shfrytëzuar qenien e Albinit në burg, ky klan u vu në lëvizje për të shfrytëzuar momentin që të bëjnë ri-zgjedhjen e tezkut të Kryetarit të Komunsë së Prishtinës Shpend Ahmetit, Visar Ymerin, në krye të Vetëvendosjes, (lejimi i këtij lloj nepotizmi, Albin Kurtit nuk i falet, duke lejuar që dy tezakë të jenë njeri në krye të udhëheqjes së Vetëvendosjes dhe tjetri në krye të Komunës së Kryeqytetit të Kosovës!, gjë që tregon se nuk ia ka pas me hile partisë por është treguar edhe naiv), e që do të thotë se:

• Kjo zonjë ushqen një urrejtje shumë të madhe kundër themeluesit të asaj Lëvizje, pasi vetëm urrejtja të çon në të tilla fyerje pas krahëve të atij personi që të ka “goditur” përherë me bukë, e ti e godet pas krahëve me plumba;

• Tregon se këta zotërinj të këtij klani, në përbërje të të cilit është edhe Aida, kanë zgjedhur një zonjë frikacake për të shpallur luftën kundër Albinit; një zonjë që nuk e ka kurajon civile për ta shprehur mendimin e saj kundër një ideje a kundër një qëndrimi a mendimi të çdo individi qoftë në rradhët e partisë së saj, gjë që e vërejtëm si në kërkim-faljen, të cilën e anullonte menjëherë me do justifikime, si dhe me mos pasjen kurajo t’i shprehte ato mendime në kryesi të partisë, ku dorëheqja nuk e justifikonte të mos merrte pjesë në analizën që bëri kryesia, ose,

• Nuk është e zonja të shprehi e të mbrojë mendime argumentuese kundër diçkaje që nuk i duket e drejtë, që do të thotë se është e pa aftë si politikane, ose,

• I ka hyrë vetja në qejf dhe pretendon të marrë udhëheqjen e partisë si rast unikat në Kosovë prej një femre. Jo më kotë shkodranët, kur duan të të mallkojnë, thonë: Ishalla të hyn vetja në qejf!

• Ose kemi të bëjmë me një klan të mirëstrukturuar që duan të marrin në dorë udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët mund të jenë të korruptuar nga subjekte të tjera politike shqiptare e joshqiptare, pasi nuk është rastësi që shumica e mediave të shkruara në Kosovë që i kanë shpallur luftë Vetëvendosjes me daljen e saj në skenë vetëm e vetëmpse kërkon referendum për bashkim me Shqipërinë, kanë një javë që janë shndërruar në magazinë fekalesh, ku në çdo dy-tre rreshta përmendin fjalën e ndyrë të përdorur nga Aida Dërguti; por pse mos të themi se janë të nxitur edhe nga ndonjë shërbim i fshehtë, (i brendshëm ose i jashtëm), që është në shërbim të pranimit nga Kosova të Demarkacionit, Zajednicës dhe Gjykakës Speciale kundr UÇK-së, por pa e nxjerrë kokën, duke shfrytëzuar etjen e këtij klani për pushtet?

Madje, ky dyshim lind edhe për faktin se tash sa vonë na u kujtua OVLUÇK të ndryshoi ligjin për Gjykatën Speciale!, atëherë kur Hashimi u bind përfundimisht se ka bërë tradhëti ndaj UÇK-së, e që do të totë: të mbulosh Diellin me shoshë.

Përfundimi: Cilado që të jetë një nga këto hamendësime, ky klan, bazuar në mënyrën dhe kohën kur po nxjerr kokë, po mundohet të çojë ujë në mullirin kundër interesave popullore në Kosovë, dhe pse të mos themi edhe kundër interesave kombëtare?

E theksojmë këtë të fundit, pasi burgimi dhe eleminimi i Albin Kurtit nga udhëheqja e Vetëvendosjes, në këto moment delikate për Kosovën, kur do të shtrohet diskutimi në Kuvend për Demarkacionin, që do të thotë të hiqet dorë nga kundërshtimi i Demarkacionit me Malin e Zi, me pretekstin se:

nuk marrim dot viza për të shkuar në Evropë (!!!).

Vetëm në këtë situatë nuk mund të ndodhte kurrë, kjo që ndodhi këto ditë në udhëheqjen e Vetëvendosjes. Që do të thotë se jemi gati të shesim jo vetëm Kosovën, por edhe nënë e babë, me justifikimin e marrjes viza nga disa gazetarë e disa politikanë për të shkuar në Perëndim.

Ne këtej nga Shqipëria e Brendshme kemi një shekull që nuk po na jepen viza (edhe tash na i kanë dhënë me kusht që të shkojmë e të qëndrojmë vetëm aq kohë sa të harxhojmë në Perëndim atë pak valutë që mezi e kemi mbledhur si plaga qelbin një vit rresht, e të kthehemi menjëherë në mëmëdhe), dhe nuk na ka gjetur gjë; madje na kërkojnë që edhe ne këtej të falim Demarkcionin e detit me Grqeqinë që të fillojnë negociatat për në BE!

Këmbëngulja e diplomatëve e politikanëve perëndimorë që ne shqiptarët t’u falim fqinjëve sa më shumë territore, (tash me dhunë diplomatike, e motit me dhunën e armëve), tregon se na e duan shumë të mirën si komb. Lum ata që ua plotësojnë këto porosi, pasi mbeten gjatë në pushtet.

Dhe në ndihmë të këtyre “dashamirëve” të trojeve shqiptare po mundohet me të gjitha mënyrat edhe klani “patriot” në krye të udhëheqes së Vetëvendosjes, të cilëve vetëm tash që mbahet Albini në burg u ka rënë ndër mend me e “demokratizu” Lëvizjen Vetëvendosje.

Tiranë,15 dhjetor 2017



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks