SHKRIMI
e martë, 17 korrik 2018

AVDI GJATA: FJALË MORTORE ME RASTIN E VARRIMIT TË VEPRIMTARIT BAJRUSH BEHRAMI

Besianë, 9 korrik 2018:

E nderuara familje Behrami,

të nderuar familjar të të martirizuarve;

të nderuar qytetar të Llapit, Kosovës e mbarë Arbërisë etnike;

të nderuar bashkëveprimtar të Bajrush Behramit,

të nderuar veteran, invalidë, ushtar të UÇK-ës e familjar të dëshmorëve!

Të nderuar, përfaqësues të qeverisë e institucioneve të shtetit të Kosovës, mirë se keni ardhur në këtë përshëndetje lamtumirës të atdhetarit e luftëtarit tanë për lirinë e Kosovës, Bajrush Behramit.

Ne, këtu, jemi tubuar me një dhembje të thellë, po ama edhe me një ndjenjë krenarie të lartë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, atdhetarit të devotshëm e njeriut të madh, gjegjësisht udhëheqësit e njërit nga prijësit e Lëvizjes Ilegale Kombëtare në Llap, veteranit të Lëvizjes e themeluesit të grupit ilegal në trevën e Llapit “Liria” të grupit e shokut tanë trim e dijetar të paepur e të urtë, të prindit e edukatorit shembullor familjar si edhe mikut tanë e tuajin z. Bajrush Behramit alias z. Bali.

Në vazhdën e rrugës e luftës së shenjët, ky burrë, besnik i Kosovës, punën e aktivitetin e filloi me bindjen e plotë e të sigurt se populli shqiptar, do t’ia dalë në krye, kauzës të filluar qysh nga Rilindësit e deri më sot. B. Bajrami, këto bindje i mbështeste në idealin liridashës e në zgjimin kombëtar të popullit shqiptar nga i cili ishte frymëzuar e ushqyer nga liridashësit e mëhershëm të Llapit, Kosovës e mbarë Arbërisë, siç ishin: ENDSH-ja, LND-ja, Balli Kombëtar, Legaliteti, Shaban Shala, Adem Demaçi, Fazli Grajçevci, Metush Krasniqi, Demonstratat e vitit 1968, arrestimi i grupit dhe atdhetarëve të viteve 1974 me Adem Demaçin e shumë e shumë të tjerë.



Veprimtari e atdhetari politik Bajrush Fazli Behrami, dje, ndërroi jetë, po la pas një korpus të rëndësishëm veprash e sjelljesh siç është dënimi me dhjetë vite burg për veprimtari nacionaliste politike e organizimin e demonstratave të viteve 1981-1983 që ishte dënuar me 18 qershor 1984 nga Gjyqi në Prishtinë që i mbajti pa ndonjë luhatje shpirtërore e intelektuale.

Përveç veprimtarisë atdhetare e kombëtare, Bajrushi edhe përkundër rrethanave të rënduara për të punuar shqiptarët, ai, vazhdoi të punoj e veproi për çështjen e atdheut edhe me pikturë, me çështje juridike, me veprimtari ilegale e legale kombëtare . Për qëndrim kombëtar e ide të qarta politike të tij, anëtarësia e gjerë e UNIKOMBIT e kishin zgjedhur edhe kryetar partie, gjatë sundimit të satrapit të egër Millosheviqian kur ishte në kulmin e fuqisë së tij fashiste.

Gjithashtu me fillimin e luftës çlirimtare të Kosovës, Bajrushi ishte anëtar për të drejta e njeriut si edhe më vonë u bë anëtar i zyrës së zëdhënësit politik të Kosovës z. Adem Demaçit në Prishtinë.

Bajrushi lindi në fshatin Gegaj-Dobratin të Besianës, fshat që vazhdimisht lindi, atdhetar, veprimtar e luftëtar të lirisë siç ishte Xheladin Rekaliu me shok që kishin marrë pjesë në mbrojtjen e çlirimin e Kosovës në të gjitha kohërat e duhura. Bajrushi, lindi në kohën kur shqiptarëve iu mungonte përkëdhelja e urimi i shtetit të Kosovës që vuante edhe më tutje nga këmba e armiqve në vazhdimësi, derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja),bashkë me aleaten tonë NATON e gjunjëzoi me forcë ushtrinë serbe të largohet nga Kosova.

Bajrushi, dallon nga shokët e tij të shumët, pasi gjatë jetës së tij, bëri një jetë të veçantë prej artisti, përkundër shumë sfidave e çështjeve të papritura që kishte e ballafaqoheshim të gjithë ne. Bali, me talentin e tij, shquhej edhe si një piktorë i dalluar, me një stil të veçantë, jo, se ishim shokë të afërt të tij, po që veprat flasin e dhe e dëshmojnë vet. Ishte njëri nga njerëzit e rrallë se çka ia shihte syri ia punonte dora e që të pamundurën e bënte të mundshme. Kur, Lëvizjes Ilegale i duhej shaptilografi për shumëzimin e materialeve propagandistike ilegale e konstruktoi shaptilografin e tij, shumë të nevojshëm për shumëzimin e letrave shqipe, për shkrimin e komunikatave për botimin e gazetave ilegale, për fotografi të ndryshme për propagandimin e çështjes kombëtare që ishin të ndaluara me ligjin jugosllav.

Falë durimit, gjakftohtësisë e sjelljes prej intelektuali, arriti të mbijetoj deri më sot, kur dihet që ishte kundër padrejtësive, arrogancës e persekutimeve që iu bëhej shqiptarëve nga të tjerët. Rreth, problemit e çështjes së Kosovës, bali njihet edhe si analist e njohës i mirë i situatës që ka botuar një numër jo të vogël të komenteve e letrave shqipe. Kryesisht është marrë me pikturimin portreteve të atdhetarëve, ushtarëve, burgosurve politikë, rilindësve e peizazheve të natyrës tejet të pasur të trojeve arbërore, po gjithnjë duke ruajtur karakterin kombëtar. Nga veprimtaria letrare e tij, përqendrimin e ka orientuar kundër padrejtësive, ndjekjeve , fyerjeve e persekutimeve që iu bëheshin kudo qytetarëve, pavarësisht nacionalitetit apo popullit që ishte.

Bajrushi Behrami ndërroi jetë, dje me 30 qershor 2018 , në të njëjtën datë, apo një muaj më vonë, se shoku i i tij e grupit Ali Ajeti që u vra nga policia serbe me 30 maj të vitit 1989 në Shtedim të Besianës në ditën kur në Kosovë kishin ardhur delegacionet evropiane për shikimin e situatës drejtpërsëdrejti.

Të shkruhet për Bajrushin, nuk është rëndë, pasi ishte njeri i thjesht e modest, mirëpo, nuk është e lehtë me ia kuptuar njeriu idetë, mendimin ,qëllimin e vizionin që kishte, pasi që puna e gjerë e tij, si në rrafshin vertikal, ashtu edhe në at horizontal ishte e madhe. Është, vështirë të shkruhet e kuptohet, pasi njeriu duhet të ketë shpirt e ndjenja prej artisti e që për fat, neve na mungojnë. Mirëpo, nëse dëshirojmë që ta kuptojmë më mirë, duhet një studim në nivel institucional shtetëror.

Më në fund, mua më duhet që të ia përkujtoj e përcjell një porosi të Balit Bajrush (balit) që vazhdimisht na e thoshte, na e përkujtonte dhe na tregonte gati në çdo bisedë apo rast që e kishte.

“Duke i përkujtuar e nderuar veprimtarët e atdhetarët”, ne nderojmë veten e pasardhësit tanë. Apo, “pa martirizimin tanë”, siç bërën heronjtë e Kosovës, jo, nuk gjallon kombi jo.

Lavdi Bajrush Behramit e gjithë martirëve që punuan e vepruan për lirinë e trojeve shqiptare. Ne shokët tuaj, po ndahemi sot nga ju o balë; po vetëm një gjë, duhet që të besosh, që edhe në botën tjetër, do të kisha dëshirë të bëhem bashkë, pavarësisht ku je në parajsë apo në ferr: Lavdi e prehu i qetë.

Avdi Gjata, Besianë, më 1. 06. 2018

****

Bajrush Behrami u përket emrave që jetojnë edhe pas vdekjes



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks