SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

BEHXHET SHALA BAJGORA: KURC NUK MUND TA SHNDËRROJË KOSOVËN NË KURCISTAN E AS MACRON TË LEGALIZOJË MAKROTË E TË GJITHA PROFILEVE!

Prishtinë, 7 nëntor 2018:

Macron dhe Franca, Kurc dhe Austria

Për idetë e tij që dalin jashtë një qasjeje normale për zgjidhje të problemeve të pazgjidhura me shtetet fqinje, Hashim Thaçi i Parë, së pari kërkoi përkrahje nga Presidenti i Austrisë për të cilin kufijtë e Kosovës e kanë kuptimin dhe rëndësinë e brekusheve të palara që domosdoshmërisht duhet t’i ndërrojë nëse nuk donë të infektohet sikur edhe nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron që besnikërisht po e përfillë dhe zbaton traditën e mbrojtësit të Serbisë. Edhe për të kufijtë e Kosovës e kanë kuptimin e një kondomi të shqyer i cili, në rastin më të keq mund të prodhojë një shtatëzëni të padëshiruar. Hashim Thaçi si, udhëheqës i bandës së katërshit (edhe kinezët e kishin bandën e katërshit) në përbërje me vëllaun e tij kombëtar, politik, moral e sidomos të biznesit e që quhet Behgjet Pacolli, së bashku me dy paterica funksionale, Edita Tahiri dhe Enver Hoxhaj, janë përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje të krijuar dhe krijim të kushteve që Serbia, 20 vjet pas përfundimit të luftës ta kontestojë tërësinë territoriale të Kosovës, në kohën kur sovranitetin e Kosovës e ka dhunuar deri në shkërdhyerje , që nga përfundimi i luftës e deri më sot.



Hashim Thaçi i Parë , i shoqëruar me paterica si pune e Bekimit dhe disa këshilltarë , disa prej tyre bashkëpunëtorë të Serbisë dhe denoncues të atdhetarëve të cilët pastaj janë dënuar me dënime të rënda , pariparueshëm e ka dëmtuar Kosovën duke e vënë në licitacion Kosovën dhe duke u identifikuar si donator i territorit të Kosovës , pa asnjë kompensim , shtetit që për më shumë se një shekull ka ushtruar dhunë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve , Serbisë shoviniste të Nikolla Pashiqit dhe Serbisë fashiste të Aleksandar Vuçiqit. Hashim Thaç i Parë , nuk meriton vetëm përbuzje dhe injorim dhe nuk mjafton vetëm kërkesa për dorëheqje dhe as vet dorëheqjae që nuk e jep për së gjalli por duhet të përballet me pasoja ligjore për të gjitha këto që i ka bërë dhe po i bënë , pa qenë i autorizuar nga askush. Përralla janë premtimet për bashkimin e Luginës së Preshevës pa dhënë asgjë sikur që janë përralla se Kosova do të pranohet nga Serbia dhe se do të integrohet në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë , sikur të gjitha vendet normale të botës. E pse u dashka Kosova të vdesë nga dëshira të pranohet nga Serbia e cila nuk e lë gur pa lëvizur për ta dëmtuar Kosovën dhe për ta bërë jofunksionale e që , në një masë të madhe e ka arritur , jo pse është e zonja por se udhëheqësit tanë leshko dhe të paditur ia kanë mundësuar këtë dhe po ia vendosin topin në 11 metërshin e “ finales së madhe “, duke e lënë portën e Kosovës pa mbrojtje dhe të zbrazët , sikur që janë edhe kokat e tyre. Njëra ndër fatkeqësitë më të rënda që kanë mundur dhe e kanë goditur Kosovën është mundësia që i është dhënë Behgjet Pacollit të flasë në emër dhe për Kosovën sikur që edhe të jetë vendimmarrës për procese që përmbajtësisht dhe , në disa raste pariparueshëm e kanë dëmtuar Kosovën. Ky farë pehlivani qeveritar , në vend se të sigurojë njohje të reja për Kosovën , po shtyhet në rrena me Ivica Daçiqin se a e kanë terhequr njohjen shtetet që e kanë pranuar më parë pavarësinë e Kosovës a jo ?! Çfarë aktiviteti joproduktiv dhe rrënues që na vë në dyshim se ministër i cilit shtet në të vërtetë qenka ortaku i Thaçit nga diaspora. Edita Tahiri , si dëmtuese strategjike e buxhetit të Kosovës që edhe mund të riparohen por , në të njëjtën kohë si dëmtuese e madhe e intereseve të Kosovës e që nuk riparohen , në vend se ta mbyllë gojën dhe të kalojë në radhët e Motrave të Nderit të Shën Terezës , ku , deri në fund të jetës do të përballej me mëkatet dhe dhembjet që ua ka bërë qytetarëve të Kosovës , për çdo ditë lëshonë pordhë të ftohta patriotike madje duke e kritikuar edhe vet kryekeqbërësin të cilit i ka shërbyer me besnikëri , për tradhëti kombëtare duke e përjashtuar veten nga ky proces , pjesë aktive e të cilit ka qenë , deri në shqelmimin nga kryekeqbërësi , i shndërruar në monark absolut. Enver Hoxhaj apo grof Minhauzeni i diplomacisë kosovare , nuk ka lënë mjet pa përdorur për të mbetur në postin e kryediplomatit duke mashtruar për ditë e më shumë deri sa në skenë doli një mashtrues edhe më i madh se ai , Behgjet Pacolli. Në kazanin ku janë gatuar gjellët më helmuese për Kosovën dhe qytetarët e saj , Enver Hoxhaj ka qenë aditiv që e ka fryrë gjellën sikur që furrëtarët e ligë i fryejnë bukët duke ua hequr kafshatën atyre që bukën e kanë artikullin më të shpeshtë për ushqim.

Një propozim për Kurcin dhe Macron

Në vend se të merren me kufijtë e Kosovës duke ia mundësuar Serbisë të përfitojë territore në saje të atyre që e duan Kosovën sa edhe Lugininën e Peshavarit e që është Banda e Katërshit, Kurc duhet të merret me kufijtë e Austrisë. Pasi qenka aq dorëlirë, le t’ia kthejë Korushkën Sllovenisë sikur edhe Tirollin Italisë . Këto territore janë marrë kundër vullnetit të Italisë dhe Sllovenisë pasi paraprakisht janë pushkatuar me mijëra dhe dhjetra mijëra sllovenë dhe italianë. Apo , Franca që po gërryen në territorin e Kosovës për llogari të Serbisë, Vuçiqit dhe Thaçit, le ta njohë pavarësinë e Korsikës dhe të baskëve sikur edhe le t’ia kthejë Strasburgun Gjermanisë ku , mbi 70% përqind të mbishkrimeve dhe toponimeve janë në gjuhën gjermane.

Kurci dhe Macro nuk mund ta identifikojnë Thaçin me Kosovën , qoftë ky i shoqëruar nga kondomë – patericat dhe “ diplomatët e regjur bythëve nga Serbia “ , Behgjet Pacolli , Enver Hoxhaj dhe diplomatja për shërbime teknike , Edita Tahiri.

Për këto propozime që kufizohen me aventura të Tom Sojerit , përveç Bandës përcjellëse dhe patericave të kondomizuara , Hashim Thaçin nuk e përkrahë askush . Madje as Rada Trajkoviq dhe serbët e Graçanicës. Harrova që e përkrahë fuqishën edhe amazona numër 1 e PDK-së , Ganimete Musliu apo këp(s)ulkqja e kësaj partie . Ajo tha se Hashimin e kanë zili për faktin se qenka i pazëvendësueshëm . Pajtohem plotësisht Gane me ty për faktin se Hashimi është i pazëvendësueshëm në keqbërje që po i bënë Kosovës . A ke pasur edhe të këtë vlerësim apo ke menduar ndryshe , kur ke deklaruar ashtu?!

Në partinë ku e ka bazën deleguese Hashim Thaçi , PDK –ë, ka zëra , tash thuaja të izoluar që e kundërshtojnë idenë e Hashimit për kundërshtim të korigjimit të kufijve dhe , në vend se kundërshtimi i parë dhe më i fuqishëm të ishte pikërisht i PDK-së , ata po mundohen ta mbrojnë duke e goditur bythëve ( ku djegë por nuk dhembë ) dhe duke ia ruajtur kokën e cila , që në fillim është dashur të goditet derisa kjo ide të largohet nga kjo kokë e çarë ! Ndoshta , këta që po e përkrahin Hashim aq fuqishëm mendojnë se idetë e mëdha dalin nga bytha , të cilën po e godasin e jo nga koka të cilën po e kursejnë ! Të gjithë jemi bërë peng i Bandës së Katërshit sikur edhe që ishte bërë peng Kina gjatë kohës së Revolucionit Kulturor që tiranizohej nga Banda e Katërshit Kinez , fundi i së cilës ishte tragjik ! Ai që ka hyrë në lojë për lëvizje të gurëve të mexhave , asnjëherë nuk është ndarë mirë , në të shumtën e rasteve kanë përfunduar tragjikisht. Thaçi me Bandën e Treshit ( banditja Tahiri është defunksionalizuar ) mund edhe të nënshkruaj një marrëveshje me Vuçiqin e që mund edhe të noterizohet nga Kurci i Austrisë dhe Macro i Francës mirëpo , siç shkruan Kimete Berisha , me këtë marrëveshje mund ta fshijnë guzicën . Hashimi , ndonëse fort shpesh po takohet me burrat e Serbisë si Vuçiqi , Daçiqi dhe Bërnabiqi , nuk e besoj se njeh gjuhën serbe në atë masë sa që ta përkthejë drejt këtë fjali të Kimetes andaj , si përkthyes i shkëlqyer mund të shërbejë Begja i cili , më mirë e kupton gjuhën serbe se gjuhën shqipe. Edhe Edita e di mirë serbishten kurse Enver Hoxhaj nuk është fort i kualifikuar për përkthime sikur që i mungon guzica për vendime të mëdha dhe të drejta prandaj e përdor guzicën e të tjerëve , në rastin konkret të Hashës prapa së cilës fshihet.

Anatomikisht , Kurcin nuk mund ta luftojmë me Hashim Thaçin kurse edhe ne e kemi një armë të kalibrit më të vogël me të cilën mund t’i kundërvihemi Kurcit . E kemi Pecin , Lulin apo Xhevdën , nuk ka fort rëndësi.

Macro i Francës lehtësisht mund të përballet me makro kosovarë që janë shumë aktivë edhe në vet Francën. Prandaj na lëni të lirë ta luftojmë krimin e organizuar dhe të paorganizuar sikur që edhe ju jeni të lirë dhe e keni detyrim ta luftoni krimin e organizuar me narkotikë dhe qenie njerëzore në Bruksel. Cakun e keni edhe disa muaj në krye të mekanizmit që po e udhëheq politikën e BE-së , duke dhunuar qytetarët e Kosovës , së bashku me leshkot tanë politikë dhe jopolitikë !

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA, Prishtinë 6 nëntor 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks