SHKRIMI
e mërkurë, 12 gusht 2020

ING.AHMET ҪOLLAKU: KONCESIONET E NAFTËS DHE IKJA E SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA!

Tiranë, 21 Nëntor 2019: “Bazuar tek auditi ndërkombëtar, ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka kompania me kontratën, me shtetin dhe me qytetarët shqiptarë. Për çdo problematikë që do të rezultojë si një problem mes kompanisë dhe shtetit, kompania do të vihet përpara përgjegjësisë, njësoj siç vihet përpara përgjegjësisë në SHBA, Kanada, Francë, Gjermani apo kudo qoftë. Nuk kemi luksin që të mbyllim sytë apo që të humbasim, qoftë edhe një litër naftë nga kjo pasuri që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe nuk mund të na e marrin të huajt e të na e zhvasin si t’u teket atyre… Nuk do të ketë më kompani fantazmë, as kompani që vijnë në Shqipëri dhe të gjejnë kushëririn e duhur për të hapur burime ku të munden dhe për të marrë sa të munden nga nafta e shqiptarëve, por nën qeverinë tonë, çdo kontratë e re, jo vetëm do të jetë e standardeve ndërkombëtare, por do të bëhet vetëm me emra të mëdhenj dhe të panjollosur botërisht” – Edi Rama, K/Ministri i Shqipërisë.



***

Nafta shqiptare që startoi në 1918 u bë metropol ekonomik kryesisht në kohën e monizmit me zbulimin e 12 vendburimeve të naftës dhe gazit.

Për 80 vite u shpuan 484 puse për nxjerrjen e naftës bruto dhe 332 puse prodhimi.

Tani nuk dihet më sa fuçi mbushen dhe zbrazen, sa puse janë aktiv sepse shifrat e naftës sonë censurohen, ndërkohë që qeveria shqiptare ndryshe thotë, ndryshe vepron.

Le të kapercejmë përtej Shqiperisë, të shohim ngjitjen e naftës botërore, që nisi startin nga pusi i parë i shpuar në thellësinë 69 këmbë (21m) nga koloneli amerikan Drake në vitin 1859 në Titusvile të Pennsilvanisë.

Atë vit prodhimi i naftës në botë ishte vetëm 907 ton, kurse në vitin 1964 ishte 1.412.257.750 ton.

Po sot? Shifra është marramendeshe. Zbulimi dhe prodhimi i kësaj lënde magjike bëri që ekonomia botërore të marrë një zhvillim shumë të shpejtë, të pa parë më parë. Nafta ndau kohët, epokat, vuri kufi dhe ndryshoi gjithçka.

Harta e koncesioneve të naftës para çlirimit

Për naftën tonë historianët përmendin së pari Selenicën. Ne, të kohës moderne shtojmë fenomenin Cakran, që nuk ishte në sipërfaqe por në thellësi dhe që ndodhet jo shumë larg Selenicës.

Cakrani ndriçoi Shqipërinë magjishëm për disa vite dhe dogji një energji kolosale dhjetëra miliardë dollarë me llogaritë e sotme. Cakrani tregoi se specialistët vendas, gjeologë, shpuesa dhe teknologë dinin të punonin dhe se Shqiperia është e pasur me naftë.



Sera e Selenicës me atë naftë të oksiduar që vetëtin magjishëm është muzeu i Shqipërisë, muzeu i arit të zi. Por po të shkoni sot në Selenicë, do të trembeni, do të shikoni një fushë lufte. Minierat e xeherorëve tani janë objekte arkeologjike. Pyesni Moikomin (Zeqon - shënimi im) i cili nuk le pa lexuar fosile me heroglife.

Për fat të mirë a të keq, Zoti i ka dhuruar shumë këtij vëndi. Të huaj nga të gjithë anët, disa prej tyre aventurierë të zakonshëm, të tjerët me frak dhe dorashka të buta, janë afruar në çdo kohë për pasuritë e saj mbi dhe nën tokë.

Por të gjithë e dimë mirë se, në çdo të keqe shqiptare ka dorë vetë shqiptari.

Në vitin 1925 mbreti (Zog - shënimi im) dha me konçesion gati gjithë Shqipërinë. Italianët pronësuan kërkimet e naftës. Nga viti 1926 deri në vitin 1944, metrazhi i shpimit ishte 697 000 m, kurse ai i prodhimit të naftës 946 484 ton.

Profesori polak Stanislav Zuber, i cili zë vend të ndritshëm në Enciklopedinë e naftës shqiptare, u aktivizua në shoqërinë italiane AIPA dhe zbuloi vendburimin e Kuçovës, ku fuçia e parë u mbush që në vitin 1927.

Në prag të çlirimit, në vitin 1943, nga ky vendburim u prodhuan 200 000 ton/naftë. Ky ishte vajguri shqiptar, dhurata e Zotit me të cilin u ndezën llampat e kulturës moderne. Këto ishin çisternat e para.

Nga vitet 1950 e këtej prodhimi i naftës u rrit së tepërmi. Deri në 1970-1975 u zbuluan nga vetë shqiptarët shumë vendburime nafte. Nafta ishte arsenali luftarak i sistemit monist. Nafta ishte një shtet brenda Shqipërisë.

Më pas përbindshat shqiptarë, me emra demokratë e socialistë, shkatërruan gjithçka që kishte të bënte me naftën, mbi të gjitha shkatërruan moralin e punës dhe ekonominë tone.

Pse?

Sepse vetëm kështu mund të vidhej pasuria e popullit.

Tani jemi një vend ku të pasurit vjedhin të varfërit, dhe të varfërit njëri-tjetrin.

Përsëris, asnjë katastrofë natyrore, luftë apo pushtim nuk e ka shkatërruar me shumë këtë vënd se aksionet tona, të vetë ne shqiptarëve, veçanërisht marrëveshjet e fshehta qeveritare për të instaluar koncesione mafioze brenda Shqiperisë.

Shqipëria është kryqëzuar tashmë dhjetëra herë. Po kush do t'ia shkulë ato gozhdë nga trup? Askush! Nuk ka më patriotë, këta që kanë ngelur janë ca banditë “elitarë” kurse pesë a gjashtë specialistë nafte, demokratë-socialistë, me moshë të përziera, thonë se konçesionet e naftës duheshin të bëheshin pa tjetër se kështu e do bota dhe se ne nuk mund të delnim kunder botës. Bota…

Askush nuk ngjitet dot mbi kurrizin tënd, nëse ti nuk përkulesh, thotë një fjalë e urtë.

Shqiptarët, do të çmendeshin sikur ta dinin sa ka humbur Shqipëria nga vjedhjet e pasurive natyrore.

Konçesionet 99 vjeçare të naftës janë të paimagjinueshme. Tani të huajit e kanë më të lehtë të na mashtojnë, sepse shqiptarët e kanë mëndjen për të ikur jashtë, duke ua lehtësuar punët e liga edhe të huajve edhe atyre që qeverisin.

Brezi i ri në Shqipëri i rritur në këtë periudhë kaosi dhe imoraliteti, nuk ka ndjenja patriotike. Shteti u ka hequr shpresat për të ardhmen, ata duan vetëm të ikin nga Shqipëria. Ky vend shumë i bukur u bë vit pas viti qëllimisht i pamundur për të jetuar. Shqipëria po zbrazet pa e vënë fare në diskutim si administrohen pasuritë natyrore tonat dhe pa u krahasuar kurrë me vende afër apo larg nesh.

Askush nuk pyet as sa u takon dhe pse u takon nga pasuria kombëtare. Për këtë inventar dhe këto statistika nuk shkruhet asgjë.

Por jo vetëm brezi i ri. Ish-kolegët e mi të naftës krekosen në Facebook për politikë, për gjuhësi, për art, por jo për naftën. Të gjithë kanë frikë të thonë të vërtetën, sepse janë me “cene dedektivësh komunistë”, druhen se “po të flasin”, dikush aty afër “do t’u nxjerrë ndonjë sekret”.

E vërteta është që kemi rezerva të konsiderushme nafte dhe gazi, konsiderohemi një nga shtetet me rezerva të mëdha nafte për frymë në Evropë. Pra, një pasuri e madhe për një shtet të vogël siç është Shqipëria.

Nafta është motorri i botës se fuqizon ekonomitë dhe kërkesat janë vazhdimisht në rritje. Vetëm gjatë 6 viteve të fundit, kërkesat globale të naftës në ditë janë rritur me 10,14% ndërkohë që prodhimi global i naftës vazhdon të mbetet prapa kërkesës. Tregjet e naftës dhe gazit janë fuqimisht në ngjitje.

Po ne, çfarë po bëjmë ne?

Ku janë njerëzit që mendojnë?

Në fakt, një budalla që ecën, është më efikas se dhjetë intelektualë që rrinë.

Mbas vitit 1990, me rënien e komunizmit, pothuajse pjesa më e madhe e territorit shqiptar, iu dha me konçesion kompanive të huaja.

Po Shqipëria?

Po shqiptarët?

U mbyll Instituti i Naftës dhe Gazit, u ndërpre aktiviteti prodhues, pranë dyerve të istitucioneve të naftës, u punësuan partiakë me armë në dorë. Nuk u dëgjua më mendimi shkencor. Shumë specialistë të talentuar u larguan jashtë vendit.

A keni dëgjuar ndonjë herë të diskutojë Parlamenti shqiptar për naftën?

Shikoni hartën e linçesimit, Shqipëria është bërë copa-copa.

Po në media?

Nëpër studio TV-ësh, llomotisin politikanë, analistë, deputetë, gazetarë, por çfarë cektësie! Asnjë debat mbi pasuritë kombëtare, mënyrën si po menaxhohen ato, kush i menaxhon, etj etj.

Është ekonomia, pastaj të tjerat. Është ekonomia dhe jo politika, që nuk prodhon asgjë, veçse kënaq militantët naivë në kafenetë, apo pijetoret e vendit. Frikëson më shumë një ushtri prej 100 delesh që u prin një luan, se sa një ushtri prej 100 luanësh që u prin një dele, thotë filozofia.

Kështu vazhdon robërimi modern i Shqipërisë, për mua, më shkatërrues se ai i Turqisë.

Qeveritarët turistë të një populli emigrantësh vijojnë të firmosin koncesione.

Ata krekosen ekraneve. Me siguri kanë shumë para në banka, kanë siguruar nipër dhe mbesa. Kurse populli që kanë robëruar ikën e ikën. Të ikurit dikur do mbeten pa atdhe. Emigranti që lind në një vend dhe mplaket në një vend tjetër, kur del në pension është i huaj për të dy vendet.

I neveris këto konflikte të shpifura të pafundme për pushtet, jam skeptik për këtë vetingun pa peshq, por më shumë më shqetëson nafta. Kanuni i naftës shqiptare tashmë është në sirtare të huaja. Shqipërinë on shore dhe off shore, nuk ka asnjë Strasbourg që ta mbrojë.



Do të kishte mjaftuar vetëm pseudo-privatizimi i Albpetrolit për të ndërmarrë një nismë të plotë hetimi dhe gjykimi dhe për të parë pas hekurave ata që morën pjesë në këtë mashtrim të madh të popullit shqiptar. Ata që e projektuan nga ana e qeverisë atë privatizim, ata që përmes atij privatizimi në emër të pushtetit si sekserë tentuan të përfitojnë, ata që mashtruan popullin dhe shtetin shqiptar me një ofertë fiktive, ata që e garantuan ekzistencën e asaj oferte….

“Ne mbrenda 300 ditësh do të realizojmë një ekspertizë të plotë në nivel qendror, të gjithanshme, ekonomike, financiare, ligjore, administrative, për të gjithë sektorin e naftës, nga një grup ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë. Do të kontrollojmë me rigorozitet se si janë zbatuar të gjitha kontratat e hidrokarbureve, si janë dhënë lejet për zhvillim-kërkim dhe si janë marrë licencat dhe do të zhbëjmë çdo praktikë që gjendet jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë” - premtoi Rama…

Kaluan 300 dhe shumë më tepër ditë. Vijoi i njëjti teatër i hipokrizisë, që përsëritet e përsëritet pa fund prej 30 vjetësh.

Po e hanë Shqipërinë. Këtë e dinë të gjithë, po asnjërit nuk ia mban ta shkrepë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks