SHKRIMI
e mërkurë, 12 gusht 2020

BEHXHET SHALA BAJGORA: A DO TË NDËRTOHET KAMP NOU NË KORROTICË APO SANTIAGO BERNABEU NË BËRRNICË?

Prishtinë, 22 nëntor 2019: Duelet e “viganëve“ të sportit që nuk i njeh, as Korrotica e as Bërrnica: Kosova është vend i mrrekullive dhe mundësive që nuk i ofron asnjë shtet tjetër në botë. E ka një mbitokë të pasur me intelektualë, analistë të politikës dhe të anatomisë (që vegjetojnë, zhvillohen, mbijetojnë dhe ngriten profesionalisht në anusin e politikanëve e që studiohet nga anatomia), ekspertë për banka , për ekonomi dhe financa, shoqëri civile super të pa – përlyer , profesorë që kanë grada shkencore të fituara sipas standardeve të Bangladeshit të cilët nuk kanë njohuri elementare gjuhësore se si shkruhet pa gabime as formula e leshit. Mbi të gjitha, Kosova e ka një nëntokë të jashtëzakonshme siç e kishte edhe Kolumbia e Pablo Eskobarit , Sicilia e Toto, jo Kutunjos por e Rinas , Klani i Zemunit me paramilitarët e Millosheviqit , dikur Bronksi i Amerikës apo sot Sinaloa ose ZETA-s e Meksikos. Kosova , përveçse është dëshmuar si burim i talenteve njihet edhe si vend ku” ekspertët “ e kësaj lëmie , sportin e kanë futur nën kthetra të politikës sikur që politikën e kanë shndërruar në sport të zhvatjes dhe faturë me të cilën mbulohen njëqindmijë të zeza ! Tash , nuk duhet të jeshë fort i informuar e ta kuptosh se , në planin ekonomik dhe social Kosova nuk e ka asnjë problem të vetëm sikur që në të gjitha fushat ku ofrohen shërbimet jemi bindshëm në vendin e parë ! Me gjitha këto të mira , duke mos ditur ç’të bëjmë tjetër e filluam një projekt ; ndërtimin e një stadiumi të futbollit e që të ngjashëm nuk do ta ketë askush në botë. Lëreni ju stadiumin e ndërtuar në Tiranë që në ndeshjen kundër Francës i ndahej shtresa e barit si të ishte petë lakërori , çdoherë kur ndonjë lojtar apo referi shkelte me tërë shputën e këmbës . E patë një situatë kur gjatë një dueli pak më të fortë , nën këmbët e lojëtarit u hapë një gropë sikur në rrugët e Shpend Ahmetit në Prishtinë të cilën pastaj Hysaj mundohej ta mbyllte , si të ishte kopshtar e jo lojëtar ! Kosova , nga pësimet e të tjerëve ka nxjerrë mësime , nuk ka patur nevojë të përsërisë gabimet e të tjerëve. Pastaj , në këtë fushë ka angazhuar ekspertë ndër më të ndershmit në botë sikur që janë udhëheqësit e Federatës , politikanë të të dy krahëve ; atij paqësorë dhe të luftës dhe vetëm ka mbetur të përcaktohet për lokacionin. Krahu i luftës , sa ishte në pushtet u përcaktua për Drenicë përkatësisht për Korroticë. Duket të jetë bërë projekti dhe se janë bërë investime fillestare . Tash , pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 , krahu “ paqësorë “ , LDK-ë duket se do të jetë pjesë e pushtetit , bashkë me LVV apo me dikend tjetër , nuk ka aspak rëndësi me kend , me rëndësi të jeni në grazhdin e pushtetit , ka deklaruar se Stadiumi nuk do të ndërtohet në Korroticë , por në Bërrnicë. Kemi përballje të dy “ viganëve “ të sportit ; Bekim Haxhiu apo Kamishi i Drenicës dhe Lumir Abdixhiku apo Miri i Xhikës. Përveçse kanë qenë jashtëzakonisht të talentuar , si shpresa të futbollit kosovarë dhe botërorë , që të dy janë inteletualë të spikatur , Kamishi si profesor në fakultetin ku lind dhe vdesë humanizmi , Fakulteti i Mjekësisë ndërsa Miri i Xhikës është ekspert në fushën ku numërohen dhe , pa asnjë gjurmë humbin paratë , në Fakultetin e Ekonomisë . Që të dy , përveç përkushtimit në fushën e sportit njihen edhe si aktivistë politikë që janë në majat e kupolës - Ndragetës së politikës kosovare , për një kohë të gjatë . Kamishi i Drenicës e ka bërë luftën e fundit kurse Miri i Xhikës jeton me kujtimet e luftës së parafundit. Gjaku ujë nuk bëhet ! Që të dy këta burra të shquar të kombit kosovar , janë edhe biznesmenë të sukseshëm por se , për shkak të modestisë së tyre nuk identifikohen në publik si të tillë duke e respektuar statusin e tyre njerëzorë , kombëtar , politikë , intelektualë dhe afaristë !

Çka i bashkon dhe çka i ndanë Korroticën dhe Bërrnicen

Këto të dy lokacione janë pjesë përbërëse e territorit të Kosovës sikur që të dyja këto duan që stadiumi të ndërtohet në lokacionin e përfolur. Mendoj se vetëm këto dy pika i bashkojnë këto lokacione.

Në anën tjetër, Korrotica, si pjesë e Drenicës heroike është burim i të gjitha përpjekjeve për çlirim , liri , drejtësi, barazi dhe pavarësi, si rrugëtim kalimtar drejt gjakimit të gjithë shqiptarëve përjashtuar këtu kosovarët , bashkimit kombëtar që llogaritet si e drejtë e njeriut , e dhënë nga Zoti dhe nga Natyra. Drenica e dha formën , kuptimin dhe përmbajtjen e lirisë . Po të mos ishte Drenica , liria nuk do të banonte në Kosovë dhe as shqiptarë nuk do të kishte në Kosovë. Drenica e sakicës së Ahmet Delisë, e urisë së Shotë Galicës , e opingave të shqyera të Azem Bejtës, e gjymtyrëve të mërdhira të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës por të shpirtit liridashës dhe sakrifikues , Drenica e Tahir dhe Nebih Mehës , kurbanëve të qëndresës , Drenica e dy gjigantëve të trimërisë, sakrificës dhe shqiptarisë ; Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe Drenica e simfonisë së këngës për liri edhe në çaste kur shkonin drejt amshimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe tërë familjes legjendare Jashari , bashkë me mysafirë që ishin edhe luftëtarë sikur edhe me të tjerë që kurrë nuk iu ndanë Komandantit Legjendar , Adem Jashari , meriton më shumë respekt . Meriton më shumë investime , si në ruajtjen e kujtesës historike ashtu edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Drenicës të cilët , sipas një paragjykimi të shëmtuar politesk , janë të paracaktuar vetëm për sakrifica . Është koha e ndryshimit të këtij stereotipi që e përdorin hoxhallarët kur u drejtohen besimtarëve; në këtë botë duhet të vuani në mënyrë që në botën tjetër t’i gëzoni gjitha të mirat , tokë , krimba dhe të tjera që janë shoqërues të të vdekurve. Për këtë arsye , ndonëse në asnjë mënyrë nuk e konsideroj se është prioritet ndërtimi i stadiumit , megjithatë jam që në Drenicë të ndërtohet stadiumi e jo në Bërrnicë. Bërrnica është krejtësisht e kundërta e Korroticës sepse aty ka qenë burimi i robërisë ku Serbia kishte njësi paramilitare ushtarake dhe politike. Duhet, njëherë e mirë të pamundësojmë maniplimin e politikës në instrumentalizimin e sportit në përgjithësi kurse, në rastin konkret të futbollit në veçanti. Nuk duhet të lejohet që lojën e ndyrë politike ta bartin në fushën e sportit. Asgjë nuk paraqesin në sport , As Kamishi e as Miri i Xhikës, po përpiqen të bëhen faktorë vetëm përmes politikës . Që të dy , kontributin më të madh që mund të japin për sportin kosovarë është që të qëndrojnë sa më larg dhe , në rast se shkojnë në stadium , atëherë duhet t’i paguajnë biletat e jo të shvercovaten si VIP –a!

Të bëhemi të sinqertë e të mos riciklojmë pamjet që zgjatnin 1-2 orë duke brohoritur : Jemi me ty , Drenicë kurse tërë kohën tjetër e kalonim duke u shoqëruar me Draganin , Stojanin dhe Millanin duke pirë shlivovicë , në Bërrnicë !

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA, Prishtinë 21 nëntor 2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks