SHKRIMI
e premte, 17 janar 2020

FAHRI DAHRI: ITHTARËT E 'GJYSMË GOTAVE'

Tiranë, 23 nëntor 2019: “Një këmishë që e vesh për vete, dhuroja kujtdo qoftë pa hezitim, por, atë që nuk të pëlqen ty, mos ja dhuro askujt”.(Fjalë e urtë)

Jetojmë një periudhë që duam nuk duam, pavarësisht nga shkalla, niveli apo “jehona” që mund të zërë peshë fjala jonë në biseda mes shokësh në vende të ndryshme apo pozicion pune, flasim me pasion, themi dhe ç’farë nuk debatojmë kryesisht dhe konkretisht për politikën që na trazon thellë në jetën e përditshme. Kjo dihet nga të gjithë.

Në këtë shkrim do ndalem tek problemet demografike, të cilat, për fat të keq, si nga mediat, krahët e politikës (që i përdorin për të “sulmuar” njëra-tjerën), qoftë edhe nëpër tavolinat ku rrëkëllehen kafetë, shikohen me optikë zmadhuese vetëm në anën më të keqe. Na trajtohen si të jetë një fenomen që tregon “fundin e botës. Të jemi të qartë, anësitë e të pamurit të çdo fenomeni vetëm në krahun e të keqes janë rrjedhojë e ngjyrosjeve politike. Synimi i qartë: Turbullimi i mendjeve të turmave popullore.

Për shtjellimin e njëanshmërisë së trajtimit të qëllimshëm të fenomeneve, po i drejtohemi shtypit të përditshëm, konkretisht të problemeve demografike.

Herë pas here në shtypin e përditshëm informohemi për fenomenin, tashmë të bërë rutinë, të paksimit të numurit të shqiptarëve si efekt i rënies së lindjeve dhe të emigrimit të tyre. Fenomeni trajtohet me kendvështrim shqetësues, duke konkluduar në përfundime tronditëse që shkaqet spjegohen deri me strategji të asimilit.

Këto ditë nëpërmjet shtypit u njohëm me artikullin: “Shqipëria po ‘tkurret’, shtesa natyrore e popullsisë ra 17%. (Publikuar mapo.al më 15/11/2019).

Nga shtypi informohemi se numuri i lindjeve po bie me ritme të larta, shtesa natyrore e popullsisë vazhdon me tkurrje të ndjeshme, bile nga një periudhë në tjetrën shënohen rënie me ritme dyshifrore. Rënia rrjedh edhe si efekt i emigracionit, i cili është rigjallëruar vitet e fundit. Shqetësimi, sipas shtypit, është reflektuar edhe nga OKB-ja, e cila tregon se nga Shqipëria ikin neto 39 persona në ditë, etj.

Me të drejtë, sipas kësaj panorame, situata nuk është pozitive. I drejtë është edhe konkluzioni ku thuhet se: “nuk do të jetë e largët disa kur në vend do të mbeten shumë pak njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë të moshuar”. Krahas sa sipër shqetësimin e pasqyron edhe INSTAT, i cili bën të ditur treguesit demografikë ku numri i lindjeve, nga një tremujor në tjetrin shënon rënie afër dy shifror, po ashtu tregues jo të mirë rezultojnë dhe tek numri i vdekjeve.

Një tjetër shkrim u lexua para disa ditësh tek Gazeta Bulevardët (02.11.2019) me titull: “Shqiptarët kanë të drejtë legjitime për t’u zhdukur përfundimisht, askush nuk i pengon”. Titulli më ngacmoi, prandaj e lexova me vëmëndje dhe nga përmbajtja kuptova një revoltë të ligjshme të autorit, i cili është ndikuar nga situata tërësore jo e mirë që gjendet Shqipëria. Sigurisht autori e di më saktë, por në gjykimin tim, nëpërmjet shkrimit nuk i drejtohet shqiptarëve për të pranuar zhdukjen, përkundrazi ai këshillon: “Nëse keni një qelizë kanceri, para se kanceri fillon të përhapet, ju duhet të përdorni kimioterapinë ose vdisni”.

Shifrat le ti marrim të mirëqëna. Dihet shifrat flasin. Treguesit e mësipërm flasin që kjo situatë duhet kuptuar se është thjeshtë nga emigracioni. Shifrat duan që të dëgjohen, por që të dëgjohen duhet që “truri” institucioneve përkatëse të funksionojë, por që truri të funksionojë duhet të veprojë. Krahas të tjerave të ndjekë edhe zhvillimin denokratik të emigrantëve që mbajnë shtetësi shqiptare kudo ku janë. Ministria përkatse dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes civile duhet të reagojnë për alarmet e rreme për “tkurrje” të popullsisë. INSTAT-i të mos mbetet duke raportuar vetëm shifrat që nxirren nga “hiri” brenda “vatrës”, sepse vatrat janë zmadhuar. Si rrjedhojë raportimet të bëhen sqaruese, duke cilësuar se krahas numrit të banorëve brenda “vatrës”, popullsia e Shqipërisë gjallon edhe jashtë saj, duke renditur dhe raportuar numurin e tyre, ritmet e lindjeve, vdekjeve, moshat, pse jo dhe grupprofesionet e tyre, pa mëdyshje të flitet edhe për nivelin e pagave të krahasuara me ato brenda “vatrës”. Nëse numri popullsisë, siç raportohet ka zbritur në rreth 2,4 milionë banorë (kur realisht është mbi 4,4 milionë shtetas shqiptarë), jo vetëm është i pavërtetë dhe krijon dëshpërim të shoqëruar me pesimizëm, por mohon me pa të drejtë numrin e emigrantëve. Shumica e tyre janë bërë familjarë. Në parantesë, në bisedime me ‘ta vren iritim dhe keqardhje që shteti i tyre i ka mohuar. Shteti, tregojnë ata, kujtohet për “remittancat dhe votat tona”.

●●●

Por nisur nga e vërteta e përvojave të shoqërisë, në çdo ngjarje, në çdo fenomen, lipset që ato të trajtohen duke mbajtur parasysh edhe kendvështrimet, brenda të cilave të zbulojmë si anët ngative dhe ato pozitive. Siç dihet: “Çdo e keqe sjell edhe të mira”. Pikërisht duke e parë fenomenin me këtë gjykim, po shtjelloj disa mendime:

U ndala tek dy rastet e mësipërm, si shembull për të shërbyer apo ndikuar sadopak në zgjedhjen e drejtimit, kahut që duhet ecur në rastet kur “qielli është errësuar, nxirë, i ashpër me bubullima, vetëtima, ku çdo kush mendon nëse do të qetësohet moti apo jo. Të gjithë e dime se do të qetësohet! Për raste të tilla, në jetën dhe veprimtaritë soacile, shoqërore, përvoja tregon se duhet ruajtur qetësia, krahas saj të nisë veprimi për të ndryshuar, të përfshihemi nga optimizmi pozitiv.

Realisht situata që lexohet tek informime mbi demografinë dihet, është konkrete, dhe nuk është se po trajtohet sot, është në një trajtim të vazhdueshëm, ashtu siç vazhdohet edhe për situatat e tjera të pakëndshme që “teorikisht”, ose “qëllimisht” na serviren kryesisht nga politikanët dhe mbështetësit e tyre, ”Mediat e përditshme”.

Përpara këtyre “të këqiave”, të cilat na shërbehen, ngadonjëherë edhe me “zell”, në këmbim të tërheqjes së opinioneve dhe qendrimeve ndaj krahëve politikë, më duhet të ndalem tek teoria, apo filozofia e përdorimit të “Gjysmë gotës bosh” dhe “Gjysmë gotës plot”, kjo në vartësi të interesave partiake. Para se të vazhdohet me shtjellimin, kjo “Gjysmë gotë bosh apo plot”, më duket shumë bajate, krejtësisht e pa vend dhe e pa pranueshme. Arësyeja, në gjykimin tim, është se “gjysmë gota” kur përdoret për interesa madhore, siç janë mbrotja e Atdheut, apo mirëqënia shoqërore në tërësi, është i neveritshëm, krejtësisht i pa përshtatshëm.

Më drejtëpërdrejtë. Si mundet që politika të ngazëllehet kur shikon se gjysma e shoqërisë mund të jetë nën minimumin jetik dhe gjysma tjetër e kësaj shoqërie të jetë në një nivel normal ose edhe mbi nivelin mesatar? Kujt i duhet kjo apo jo parti politike që kënaqet kur gjysma e popullsisë është në varfëri?. Në këndvështrimin e përgjegjshmërisë të çdo shteti që synon dhe punon për mirëqenien e shoqërisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e vendit, kjo “gjysmë gotë”, është e pa pranuar. Por aktualisht ndodhemi përpara faktit se teoria e “Gjysmë gotës” përmendet shpesh nga ithtarët, ose vijuesit e saj duke e mitizuar atë si shpëtimtare dhe si një “gjetje e re”, kur në fakt risjellja e ”gjysmë gotës” së vjetër, në gjykimin tim, është paaftësi profesionale e drejtusave qoftë të shtetit, të politikës, ekonomisë, kulturës, drejtësisë, shëndetësisë, kudo, e çdo fushe jete. Është mashtrim, lojra fjalësh që nuk na vlejnë dhe as i përshtaten stadit të zhvillimit të sotëm të shoqërisë.

Le ta shikojmë edhe në disa drejtime të tjera “Gotën gjysmë”, konkretish tek “Optimizmi” dhe “Dëshpërimi”.

● Optimizmi, ose paragjykimi i optimizmit, sipas psikologëve, karakterizohet tek bindjat e secilit, dhe e gjithë shoqërisë njerëzore se e ardhmja do të jetë e mirë, ose shumë më e mirë se e djeshmja apo dhe e sotmja. Kështu, optimizmi është i gjendur në të gjitha shoqëritë njerëzore, në çdo hap ekonomik dhe social. Nga “zbulimi” i optimizmit, ku siç u tha përfshihen gjithë shoqëritë njerëzore dhe fazat e zhvillimit të saj, nëse ndokush individ apo institucion do të perqëndrohet tek të preferuarit për të ecur me “gjysmë gotën plot apo bosh”, mbetet jashtë loje, bëhet i padobishëm dhe qesharak.

Nuk mund ti shmangemi realitetit tonë ku optimizmi kolektiv (shoqëror) është vënë në diskutim, për fat të keq shumica ka anësi pesimiste, kjo ndaj drejtimit që po na diktohet nga paaftësia, ose qëllimshmëria e politikanëve. Pavarësisht pesimizmit të shfaqur në tërësinë shoqërore, në analizë të kujdesshme rezulton se optimizmi është më i qendrueshëm se sa pesimizmi kolektiv, kjo konstatohet tek optimizmi individual, ku çdo njeri mendon dhe punon për të ardhmen e tij personale, po kështu optimizmi gjendet tek kryefamiljarët, të cilët mendojnë, kërkojnë dhe punojnë me optimizëm për një të ardhme më të mirë të famljes, e kështu me radhë. Duhet kuptuar drejt se flitet për optimizëm normal, që do të thotë optimizëm i frenuar nga entuziazmi, apo ai euforik, i pa kontrolluar.

● Dëshpërimi si e kundërta e optimizmit, karakterizohet nga pritshmëritë pesimiste, i cili ka ndërhyrë dhe ndërhyn për të na penguar në ecjen përpara në të gjitha fazat e zhvillimit. Në krahasim me optimizmin, dëshpërimi, sigurisht fjala bëhet për njerëzit e dëshpërtuar, paravendosin rezultate negative.

Çdo pritshmëri për individin, grupimin apo në tërësi të një shoqërie ndikon në ndryshimin e situatës si pozitivisht ashtu dhe negativisht. Për ta vërtetuar këtë le të nisemi nga pritshmëria që kishim për çeljen e negociatave. Nëse negociatat do të ishin çelur, pamëdyshje të gjithë sëbashku do të ishim përfshirë në një optimizëm legjitim dhe pritshmëritë do të ishin tërësisht për pozitivitet. Ndërsa fakti që nuk u arrit negocimi na krijoi një frenim ose diçka drejt një pesimizmi që për arësye të kësaj ndalese pritshmëritë trokasin drejt negativitetit. Por, siç u trajtua më lart, duhet mbajtur në konsideratë edhe optimizmi individual që shtyn drejt pritshmërive pozitive dhe tërheq me vete edhe pritshmëritë pozitive kolektive (të shoqërisë në tërësi). Për tu realizuar kjo, kërkohet përgjegjshmëri, ndërgjegjshmëri dhe vendosmëri tek grupimet drejtuese të shoqërisë.

Në shtjellim të mëtejshëm të çështjes së “Gjysmë gotës plot apo bosh”, në lidhje me negociatat, arrijmë të kuptojmë se optimizmi na rezulton edhe si një iluzion. Duke qenë se jemi qenie me vetëdije, arrijmë që të paraprijmë ndaj pasojave negative të pritshmërive. Në rastin konkret kjo arrihet me përpunimin personal dhe të opinionit shoqëror duke mos u tërhequr nga mendimi se do të arrihet tek negociatat. Të ecurit me këmbëngulje në këtë drejtim sjell optimizmin pozitiv dhe inkurajon në tërësi që shoqëria të vazhdojë me përmbushjen e kritereve të drejta dhe të pranuara.

Shembuj për të kuptuar se duhet të mos merremi me “gjysma” rrymash apo teorish ka plot, e rëndësishme është që të priremi nga mendimet dhe veprimet ku sigurohen pritshmëri pozitive në favor të të gjithë shoqërisë dhe jo të favorizohen grupe të caktuara duke rënduar në varfërinë e grupimeve të tjera. Kjo arrihet kur të kuptohet se pavarësisht grupimeve shoqërore, shteti dhe e drejta vepron për mbarëvajtjen e të gjithë shoqërisë. Konkurenca mes grupeve të ndikohet në atë që cili grupim është më i aftë dhe më i besuar për të siguruar mirëqënien në tërësi të shoqërisë.

Në fillim të shkrimit u citua problemi i “tkurrjes” së popullsisë, dhe se treguesit demografikë janë në rënie. Nuk është shkrim i parë, vazhdimisht flitet se Shqipëria po shkon drejt çpopullimit, disa e lidhin edhe me paragjykimin se po veprojnë politika të brëndshme dhe të jashtme për asimilimin e shqiptarëve deri në pritshmërinë e një “shuarje” të kombit! Zoti na ruajtë!

Ishte ky shkaku që u përpoqa për ta shtjelluar. Duke i trajtuar problemet, qofshin të mëdha apo të vogla, të rëndësishme ose jo, me këndvështrimin e “gjysmë gotës plot ose bosh” me apo dashje arrihen ose krijohen mendime për pritshmëri drejt dëshpërimit, të cilat përfundojnë në pesimizëm dhe ngjallin frikën e “ferrit”.

Edhe një herë! Mendoj se trajtimi i problemeve duke e parë “gjysmën e gotës” plot nga ana e së keqes për të “kënaqur” interesat partiako-politike, e sigurtë që pritshmëria nuk na shpie në optimizëm pozitiv, por na prehëron pritshmëri të dëshpërimit dhe pesimizmit. Emigrimi nuk është me patjetër fenomen negativ, përkundrazi e vërteta i takon anës pozitive në shumë drejtime. Rritet niveli i mirëqënies (përafërsisht mbi 3 herë ndaj nivelit të këtushëm), zgjerohet njohja me civilizimin ndërkomunitar, shtohet dituria, rritet niveli kulturor, përfitohen anët më progresive të arritura nga popujt e tjerë, hapen horizonte drejt zhvillimeve të reja, të cilat me kujdesin individual, shoqëror dhe shtetëror do të “thithen” për tu aplikuar në vendin tonë. Kështu mendoj se duhet të gjykohet nga të gjithë, nga më i vogli deri tek më i madhi, nga individi, mediat e deri tek shteti.

Përfundimisht uroj që “Gjysmë gota plot apo gjysmë gota bosh”, kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe njerëzit e saj, të shikohet si GOTË e plotë dhe jo gjysmake.

Jemi të vetëdijshëm se këto që po ndodhin, jo vetëm në sa u cekën në këtë shkrim, por dhe problematika të tjera, në të vërtetë shumica e tyre kanë ardhur dhe vijnë nga “orekset” e politikanëve që gjallojnë në politikat e tyre.

Tre dekada duke synuar drejt arritjeve më të mirave të shoqërive të civilizuara. Tre dekada të mashtruar. Tre dekada që populli është në anën që sheh ylberin dhe dëshiron ta kapërcejë, por nuk e kapërcen dot. Tre dekada që politikanët janë në anën që nuk e shohin, as dëshirojnë ta shohin dhe as ta kapërcejnë ylberin.

Në përfundim mu kujtua një urtësi nga “Universiteti popullor i Dibrës, të cilën e lexova në shtyp këto ditë: "Kur i zoti ishtëpisë del për të shpërndarë vetë ftesa për dasmë e ka një hall". Dhe vërtet aktualisht politikanët tanë që po bredhin sa andej dhe këndej këto ditë, e kanë një hall. Zoti qoftë me popullin!


Fahri Dahri - Tiranë, më 17.11.2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks