SHKRIMI
e shtunë, 18 janar 2020

SHERADIN BERISHA: MOLLA PIKË NËN MOLLË!

Pashtriku, 24 nëntor 2019: Durimi s'mundet me qenë me i mirë se Fatmiri! Mijëra familje shqiptare jetojnë në skamje e varfëri, ndërsa "Djali i Fatmir Limajt i harxhon 30 mijë euro në udhëtime zyrtare" - shkruan Besnik Krasniqi

***

Lexoni shkrimin:

Djali i Fatmir Limajt i harxhon 30 mijë euro në udhëtime zyrtare

"Durim Limaj është kampion për nga shpenzimet e bëra në udhëtime jashtë vendit, krahasuar me anëtarët e tjerë të stafit politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Me harxhime ia ka kaluar edhe secilit prej dy ministrave që gjatë gjysmëmandatit e kanë drejtuar këtë dikaster qeveritar.

Bazuar në një pasqyrë shpenzimesh që Ministria ia ka siguruar “Kohës Ditore” pas një kërkese për qasje në dokumente publike, për më pak se dy vjet, vizitat e Limajt jashtë vendit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 30 mijë euro – 15.001.32 euro në vitin 2018, ndërsa sivjet edhe 14.057.25 euro të tjera. Pjesë e madhe e kësaj shume është shpenzuar për t’u ushqyer gjatë këtyre vizitave – fiks 8.798.83 euro.

Durim Limaj është këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë të MTI-së, Endrit Shala. Ai është djali i zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj, i cili e drejton Nismën Socialdemokrate. Ky subjekt politik ishte pjesë e koalicionit që ka ndërtuar Qeverinë në ikje, ndërsa rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit tregojnë se e ka në rrezik ta mbërrijë pragun prej 5 për qind të votave, ndonëse kishte garuar në zgjedhje në koalicion me Aleancën Kosova e Re.

Në këtë gjysmëmandat, njerëz të Nismës kanë drejtuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku prej gati dy vjetësh është këshilltar i lartë politik Durim Limaj. Gazeta ka adresuar pyetje tek ai në lidhje me shpenzimet e bëra, por gjatë ditës ka munguar përgjigjja.

Nga Besnik Krasniqi, 29 tetor 2019


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks