SHKRIMI
e mërkurë, 12 gusht 2020

ELIFE PODVORICA JASHARI: KLITHMA 'BONI ME SEVAPË'!

Prishtinë, 25 nëntor 2019: ... Do të pyesja: a ka qytetar apo shofer veture, që nuk e ka dëgjuar këtë refren vajtues, mbështjellur me nota aq trishtuese ?

-Që nuk i kemi takuar ata sy lutës, mbështjellur edhe me mjegull lotësh nga të ftohtit e acart të stinës së dimrit? Që nuk e kemi parë dorën e shtrirë në të cilën zgjatet edhe një lutje, ashtu siç zgjatet dora e zhveshur dhe e palarë!

-Nuk e besoj që kjo dukuri na ka rrëshqitur nga sytë tanë!

Këto qenie njërëzore kanë një emër të përbashkët-Lypsarë-

Kështu i kemi pagëzuar ne, këtë dhuratë ua ka falë jeta dhe këtë identitet ua ka dhënë shoqëria dhe vendi ku ata gjejnë strehë për të mbijetuar! Ndërsa ne këtu në Kosovë, këta i kemi “dhuratë” nga vendi Amë - Shqipëria..!

Nejse... nuk jam pjestare e asnjërës nga Qeveritë udhëheqëse, as ate të Shqipërisë e as të Kosovës, kështu që nuk kam absolutisht kompetenca as që ta di se pse nuk arrihet që këto qenie njerëzore të kenë një status tjetër përveqëse Lypsarë! E mos të hy unë andej se kush është prapa tyre, ku flejnë ata gjatë natës, a abuzohen vajzat e reja 12-13 vjeçe, sa vjeçe janë ato që lindin nga shtat – tetë fëmijë, kush i lejon foshnjet dhe të kujt janë që mbahen në dorë tërë ditën vetëm ne gjendje gjumi,etj,etj..

Dhe, as neve si qytetar askush nuk na pyet se si ndjehemi kur shohim skena rrënqethëse nga më të ndryshmet nga këta bashkëjetues nëpër çdo cep rruge e sheshi nëpër Prishtinë!!



...Një ditë, po nxitoja me makinën time për në punë! Moti befasisht kishte ndryshuar në të ftohtë dhe tërë kohën teksa po vozitja, kisha hallin se si ta rregulloja temperaturën e përshtatshme aty brënda që të ndjehesha komod! Isha veshur jo shumë trashë, sepse në objektin ku punoj, tashmë ishte lëshuar ngrohja dhe nuk kishte nevojë të vishesha me triko dimri! Shpeshherë kur shoh koridoret e gjëra e të pastërta, të zbukuruara me lloj-lloj lulesh me vazo të bukura, kur shoh banjot e pastërta me shampo për ti larë duart, kur është ngrohët dhe ke ndjesi aq të mirë, u marr lakmi fëmijëve tanë në çfarë kushtesh mësojnë, çfarë mbështetje prindërore kanë! Rrallë ndonjëri vjen me bus-pothuaj që të gjithë vijnë me vetura që i sjellin prindërit apo edhe gjyshërit, të veshur e të mbathur për merak me rroba të bukura dhe firmato!

O zot! Tërë jetën time sa kam kryer shkollimin bashkë me vitet e studimeve, më janë shërnguar nofullat nga acari i klasave të ngrira nga të ftohtit! Përveç kësaj, nga presioni i arsimtarëve dhe profesorëve sërb, të cilët ushtronin çdo lloj dhune vetëm e vetëm për të penguar mbarëvajtjen e mësimit dhe ligjëratave! Nganjëherë kur kthej kokën mprapa ndër vite, më duket vetja që kam trefishin e viteve që mbaj mbi kurriz, sepse ngjarje nga më të komplikuarat kanë ndodhur në një periudhë të shkurtër, por me një dinamizëm marramendës!

“Boni me sevapë”... më erdhi zëri vajtues i një nëne aq të re në moshë, dhe njëkohësisht më ndërpreu nga kujtimet arkaike të mijat! Njërën dorë kishte zgjatur drejtë e në xhamin tim, ndërsa tjetrën dorë mbante mbi karrocën e një çuni të vockël i cili ishte strukur i tëri nën një batanie të hollë! Nuk i dhashë asgjë, sepse me vete kisha vetëm aq lek sa mund të paguaja kafen që kisha lënë të pija me kolegen time! Por, ata sytë e vegjël të çunit që i rrotullonte tërë habi herë nga mami i tij e herë nga fytyra ime, mi mbushi sytë me lot dhe më preku thellë në qenien time!

Të nesërmen u ndala në furrë dhe u bleva nga dy kifle dhe nga një lëng frutash... kështu bëra edhe një mëngjes kur para furrës së bukës ishte po e njëjta skenë, po e njejta lutje, vetëm dy qenie të tjera, të zhveshura e të zbathura ... Kështu bëj pothuaj çdo ditë, kur para se të dal nga shtëpia marr gjëra ushqimore, për secilin që atë ditë do të ketë mundësinë ti gëzoj... Kështu bëjnë dhe përplot qytetar të tjerë... Sepse ne shqiptarët dihet që jemi mëshironjës ndaj të vobektit, por a është kjo zgjidhja për një numër të konsiderueshëm të këtyre qenieve njerëzore, që janë pjesë e përditshmërisë së qyteteve të Kosovës, e më së shumti të Prishtinës... A kanë kohë dhe vëmendësi këta debatuesit tanë të zjarrtë që i zëjnë ekranet me orë të tëra duke u kacafytur njëri me tjetrin edhe për kësi temash, ku vjen në shprehje jo vetëm një letër e quajtur para, por edhe ndonjë copëz shpirti që dridhet në një skutë të errët diku nëpër qoshet e qytetit të tyre?

“Boni me sevap”...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks