SHKRIMI
e enjte, 20 shkurt 2020

REXHEP KASUMAJ: TË VËRTETAT E PËRGJAKURA ...

Berlin, 2 janar 2020: (Mbi një makth deti, një rezistencë vetmitare dhe një ironi historie.)

1.

Tek iknim (me Zonjën time) në këtë shtatorin e vonë nga Pogradeci i vjeshtës, fletëve dhe poezisë, një refleksion, një peng mbante zemrat tona në parzmin e mallit dhe trishtimit.


Kur taksia i afrohej kufirit njëj shpejtësie që s'ia kërkonte askush, për një çast jetonim idenë e rëndomtë se kalonim m'një tjetër territor, kulturë, zonë shpirtërore...Por ndryshimi i vetëm, ashtu si e dinim natyrisht, ishte se Struga gjendej në anën tjetër të liqerit...Po ai popull, po ajo gjuhë, po ajo këngë dhe po ajo dhimbje...

2.

Territori shqiptar i hapsirshëm në Maqedoni. I vjetër. I bukur. Pjellor. Me banorësi të dendur e qendra të mëdha urbane. Lavdi qëndrestarie. Kujtesë kulturore e kombëtare.

Dhe, ndaj, ishte gjeopolitika fatale që do të inskenonte përplasje tragjike për zotërimin e tij. M'një anë shqiptarë, ngulur aty qysh nga antika. Luftë të vdekshme për mbrojtjen jetike. Gjak. Kurthe. Vetmi. Humbje: por madhëdhtore në fisnikërinë e saj.

Ndërkaq, nga anë e kundërt e drejtës, serbë. Larg nga prania fizike në ekzistencën e truallit shqiptar të lindjes. Grabitçarë. Korrtarë të lashtash të të tjerëve. Sprovë ngulmëtare e lidhjes strategjike mes luginës së Moravës dhe të Vardarit. Ëndërr Selaniku. Profeci dhe testament i Cvijiqit për dalje nga burgu i gjeografisë. Makth deti. Prapaskena diplomatike. Hekur e zjarr mbi Dhèun e huaj. Panoramë bote e heshtjes për krimet. Gabim gjymtues i Komisionit të kufijëve ose, më saktë, lojë e Fuqisë së kancelerive të tyre!

3.

Po ku e ç'ishin aherë "Maqedonësit" e munguar? Një degëzim bullgar që përçundnohej. Dhe ngjizej akoma në epruvetë. Gjallonte orën e vështirë të mëkatit fillestar. Që nuk do shëlbohej, por do rëndohej njëj doktrine të fabrikuesëve të tij të zinj. Një Entitet: as etnik, as politik, a as shtetëror.

Të tjerë anësh tyre do luftonin vdekshëm: serbët për t'i pushtuar me yshtjen e kryehershme barbare të ekspandimit, kurse shqiptarët për t'i mbrojtur ato, Tokat e veta, me ndjenjën dhe dashurinë sublime të flijimit.

4.

Dhe arrijmë kështu tek ironia therëse. E Jetës dhe Kohës. Tek tehu i saj sy-lëbyrës! Lebensraumi vital shqiptar gjendet tani aty, nën administrimin e një nacioni krejt të tretë e të shpifur "veri-maqedonës", si dhuratë e pakuptueshme e Qiellit dhe lojë e ftohtë e Historisë: pa nëvojë që të shkrepë kush një pushkë të vetme, pa derdhur një të vetmin lot dhe pa humbur një tizgë t'vetme gjaku të dëshmisë ndër shekuj.

Dhe tani, pra, e riquajtura "Maqedoni e Veriut", i gëzon trojet ilirike në Motin e ri. Madje, nuk kursen ngasjen e ligë për t'i sunduar zotërit e vet të dikurshëm. Veçse të shndërruar tashmë në robër: fillimisht nga përbetues sallonesh të Pentarkisë, e tani nga statusi vullnetar i vendit të dytë në tabelën poshtëruese: i vendit të humbësit në Votrën e Arbnísë.

Teksa shkruaj për tema të tilla nuk mund t'mos kujtoj Niçen, korifein e Mendimit njerëzor. Që këtej, besoj pa e tepruar bezdisshëm, i referohem ndonjëherë, si tani sërish: të mëdha janë vetëm të vërtetat e përgjakura!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks