SHKRIMI
e enjte, 20 shkurt 2020

SHERADIN BERISHA: PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!

Pashtriku, 18 janar 2020: (Mos)marrëveshjet LVV - LDK për formimin e qeverisë duket që kanë arritur kulmin! Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Albin Kurti (LVV) dhe Vjosa Osmani (LDK) i kanë fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje LVV me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër ka dalë parti e parë - fituese, ndërsa LDK me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministër ka dalë parti e dytë.

Rrjedhimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë barrën kryesore për formimin e qeverisë.

Prandaj për të dalur nga ky ngërç, mendoj që Albin Kurti si kandidat fitues për kryeministër, duhet të reflektoj!

Propozoj që pozita e kryeministrit të bëhet me rotacion. Dy vitet e para të mandatit (tetor 2019 - tetor 2021) të jetë Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë, ndërsa dy vitet pasuese (tetor 2021 - tetor 2023) Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë!

Pozitën e kryeparlamentarit ta ketë LVV (Glauk Konjufca), ndërsa posti i presidentit të propzohet nga LVV! Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari!

Kandidati Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive, dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm!

LVV me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet 'mollë sherri' në procesin e formimit të qeverisë!

Me këtë veprim Albin Kurti do ta zhvilloje një partneritet afatgjatë me Vjosa Osmanin, e cila duke qenë për dy vite si kryeminstre do ta forcoi pozicionin e saj brenda LDK-së, për t'u bërë pastaj kryetare e partisë.

***

Pra, propzimi im është si vijon:

1. Në periudhën: tetor 2019 - tetor 2021, Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë;

3. Në periudhën: prill 2021 - prill 2026, Murat Jashari president i Republikës;

2. Në periudhën: tetor 2021 - tetor 2023, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë;

4. Kabineti qeveritarë me 12 ministri,

- 5 ministri LVV,

- 5 ministri LDK, dhe

- 2 ministri minoritetet!

Albini duhet ta bëjë këtë hap, sepse në këtë mënyrë i hap rrugë ndryshimit substancial.

Nëse dështon formimi i qeverisë faji kryesor (ndonëse ka shumë fajtorë të brendshëm e të jashtëm) do t'i adresohet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

-------------------

PS: më 27.12.2019 në FB kam shkruar:

"Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane shpresa e fundit per ta nxjerre vendin nga balta qe e kane futur bosat e vjeter te krimit nga: LDK ' PDK ' AAK ' NISMA ' AKR!"

***

(Për herë të parë u publikua në murin tim të facebookut, më 16 janar
2020)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks