SHKRIMI
e diel, 29 mars 2020

SHERADIN BERISHA: SPD-LDK'ja DUHET TA TËRHEQ MOCIONIN PËR RRËZIMIN E QEVERISË KURTI! QUINTI: LUFTONI 'COVID-19', E JO NJËRI TJETRIN!

Pashtriku, 25 Mars 2020: Grupi parlamentar i SPD’së në Gjermani përmes një komunikate i bëri thirrje LDK-së që të tërheq mocionin e votëbesimit për Qeverinë në krye me Albin Kurtin.

'SDP bën thirrje që LDK të tërheq mocionin e votëbesimit. Populli i Kosovës ka nevojë për stabilitet politik më shumë se kurrë. Është inkurajuese që Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe disa deputetë të tjerë dhe ministra janë kundër mocionit të votëbesimit', thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti..

Sipas kësaj partie planet për të rrëzuar Albin Kurtin në një kohë kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19 tregojnë papërgjegjësi.



SPD gjithashtu ka kritikuar edhe çasjen e Hashim Thaçit në këtë situatë. “Në krizën aktuale, qeveria e kryeministrit Kurti po vepron me kujdes. Prandaj jemi shumë të shqetësuar për mënyrën sesi forca brenda vendit po përpiqen ta përdorin pandeminë për përfitime. Në vend që të flas me qeverinë njëzëri dhe të bëjë thirrje për respektim të masave mbrojtëse, presidenti Thaçi po bën thirrje për shpallje të gjendjes së jashtzakonshme, duke zgjeruar kompetencat e tij”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kudër SPD edhe vendimin e z.Kurti për shkarkimin e MPP, Agim Veliut e shohin si të arsyeshëm, sepse deklarimet e tij ishin kundërshtuese me vendimet e Qeverisë.

Kjo parti ka nënvizuar edhe lojën për shkëmbim të territoreve Kosovë'Serbi. 'Përpjekjet e forcave jo-evropiane, nën hijen e pandemisë globale të koronës, për të vazhduar më tej me planet për një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të tolerohen fare. Këto rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. Ne i refuzojmë lojërat e tilla', thuhet në fund të komunikatës.

Për këtë gjendje të krijuar ka reaguar edhe politikanja e “BÜNDNIS90/DIE GRÜNEN”, Jamila Schaefer! Ajo ka bërë thirrje që t’u jepen fund lojërave të rrezikshme politike në Kosovë, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

***

Gjuthashtu sot edhe shtetet e Quintit ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-ve, i kanë bë thirrje partive dhe institucioneve të Kosovës: Luftoni COVID-19, e jo njëri tjetrin!

'Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim' - thuhet në deklaratë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks