SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

PROF.XHEMALEDIN SALIHU: EDHE NË MESJETË, LIDHJA TREGTARE, KULTURORE E RAJONIT TË VRANJËS, LUGINËS SË PRESHEVËS ISHTE ME PRISHTINËN DHE KOSOVËN

Preshevë, 6 gusht 2020: Lugina e Preshevës, në Mesjetë ishte fushë e shumë ngjarjeve historike e luftarake për shumë arsye, por arsyeja më e rëndësishme ishte ajo sepse Karadaku i Preshevës u bë një vijë komunikacioni e qarkullimi tregtar e kulturor me shumë rëndësi.

Gjegjësisht, Lugina e Preshevës u bë udhë më shumë rëndësi Prishtinë-Qustendil. Pra, kjo udhë mesjetare nga Prishtina, nëpër Karadak të Preshevës, kalonte nëpër bazenin e Preshevës, në drejtim të Preshevë-Bilaç, pastaj nëpër malin Rujan, në anën lindore të Preshevës, zbritte në Pçinjë dhe tutje udha çonte në Qustendil. Nëpërmjet kësaj udhe erdhi edhe ushtria e Perandorisë osmane në fushën e Preshevës, pas Betejë së Maricës, më 1371. Këtu në Preshevë ndodhi beteja e parë e ushtrisë osmane me ushtrinë e krishterë, që e përmend edhe historiani serb St. Novakoviq dhe e cila ishte uvertyrë e Betejës së Kosovës dhe për të cilën thotë se ishte një Betejë edhe më e madhe se Beteja e Kosovës, më 1389. Kjo betejë ndodhi në Moravicë të Preshevës dhe autori Novakoviq porositi se në Arkivin e Stambollit dhe të Ankarasë ka shumë materiale arkivore, me të cilat dëshmohet madhësia e kësaj beteje.



Kjo udhë mesjetare tregtare, ndërmjet rajonit të Vranjës dhe Kosovës, nëpërmjet udhës së Karadakut të Preshevës, në Luginën e Preshevës pati ndikime të mëdha edhe kulturore. Sipas Jovan Haxhivasileviqit, Rajoni i Vranjës, në të cilin bënte pjesë edhe Moravica e Preshevës, në Mesjetë ishte e drejtuar në Prishtinë dhe Kosovë si në një “qendër të natyrshme”.

Këto ndikime kulturore nga perëndimi ndodhën në veshjen popullore, adetet, doket, në trashëgiminë shpirtërore dhe në veçori të tjera të popullatës.

Këto ndikime kulturore vazhduan edhe gjatë okupimit osman të Luginës së Preshevës. Vranjën dhe Preshevën ushtria e Perandorisë osmane e pushtoi më vitin 1445. Krahina e Vranjës dhe Lugina e Preshevës, administrativisht edhe në atë kohë i takonin Prishtinës apo Prizrenit. Lugina e Preshevës edhe pas çlirimit i takonte mutesarifitllëkut të Prishtinës.

Udha e Karadakut-Kosovës edhe nën Perandorinë osmane ishte shumë e rëndësishme dhe shumë qarkulluese, edhepse shumë humbi nga rëndësia e saj gjatë Mesjetës.

Poashtu, sipas Jovan Haxhivasileviqit, në rrethin e Vranjës u kryqëzuan dy udhë më rëndësi botërore.

Udha nga Gjenova dhe Venediku, e cila në Mesjetë prekte bregdetin dhe Kosovën, zbritte në rrethin e Vranjës dhe nga aty në lindje për Carigrad / Stamboll / dhe anasjelltas. Udha nga Prishtina shkonte në Preshevë, nga aty nëpër Bilaç dhe malin Rujan, në lindje të Preshevës, zbritte në Pçinjë dhe më tutje për në Qustendil dhe në lindje e jug.

Nëpër këtë udhë kaloi edhe Benedikt Kuripeshiqi, konzul hungarez, gjatë vitit 1531, në udhëtimin e tij për në Carigrad. Ai nga Livoçi kaloi nëpër Preshevë, të cilën e quajti Presa.

Këtu përmendet edhe udha nëpër Konçul dhe shumë udhë të tjera ndërkombëtare për të cilat do të bëjmë shkrim një herë tjetër.

Gjetjet arkeologjike në disa lokalitete të Rahovicës: Kacipup, Izvor, Dobrec e tjerë, sidomos të monedhave japin dëshmi se Presheva ka bë tregti, jo vetëm me Selanikun, por edhe me qytete të tjera, sidomos me Durrësin, ku në këto lokalitete janë gjetur monedha me vlerë të mëdha, ku shkruan Durrhachium.

Edhepse sipas Jovan Haxhivasileviqit, rrethi i Vranjës, Lugina e Preshevës shpesh ishte e drejtuar kah Shkupi, prapseprap këto rajone kërkonin qarkullim tregtar, kulturor nga Prishtina dhe Kosova.


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks