SHKRIMI
e mërkurë, 20 gusht 2014

PROF. DR. SELMAN SHEME: TROJET SHQIPTARE NË HARTAT ETNO-GJEOGRAFIKE TË SHEK. XIX-të

Pashtriku.org, 23. 04. 2013 - Botohen për herë të parë: Statistikat që tregojnë se Shqipëria, qoftë nga numri i popullsisë, apo madhësia e territorit, është më e madhe se popullsia dhe territori i Serbisë dhe Greqisë) - Në shekujt e mesjetës dhe në vijim në kohët moderne Gadishulli i Ballkanit ka qenë nën sundimin e perandorive shumëkombëshe, siç ishin perandoria bizantine, bullgare, serbe dhe sidomos ajo osmane. Secili prej tyre nxiti ekspansionin e etnisë së vet në dëm të etnive të tjera, nëpërmjet lëvizjeve migruese të brendshme dhe të jashtme. Për pasojë Gadishulli i Ballkanit nuk pati mundësi të kishte kufij të përcaktuar etnik: Çdo komb pati trungun e vet etnik, por në periferi të secilit trung pati përqasje etnike, pati përzierje etnike, bashkëjetesë të një apo më tepër etnive. Për pasojë disa studiues, publicistë dhe udhëpërshkues të huaj, të cilët në gjysmën e dytë të shek XIX vizituan Shqipërinë, në veprat e tyre trojet me popullsi shqiptare i përkufizojnë në hapësirën gjeografike prej Tivarit e deri në Prevezë, në vijën bregdetare, dhe prej Novi Pazarit e deri në Ohër në lindje. Studiues të tjerë shtrirjen gjeografike të popullsisë shqiptare e njësojnë me Mbretërinë e Arbërit, që kishin krijuar Anzhuinët në Shek. XIII, e që sipas tyre shtrihej brenda katërkëndëshit Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë.

Trojet e tjera shqiptare ata nuk i quanin Shqipëri, por i emërtojnë me emrat e provincave romake që u kishte vënë perandori Dioklecian në shek. II. Kështu trojet shqiptare prej lumit Vjosa e deri te gjiri i Prevezës ata i quajnë Epir, krahinat lindore shqiptare prej Korçës e deri në malet Rodope i quajnë Maqedoni, kurse trojet verilindore prej gropës së Kuksit e deri në afërsi të Nishit i quajnë Dardani. Kështu Shqipëria ndahej nga Greqia në lumin Vjosa deri ku shtrihej krahina shqiptare e Labërisë, me Bullgarinë me krahinen e Maqedonisë Perëndimore, e cila edhe atëherë edhe sot është trevë etnike shqiptare, kurse krahina shqiptare që quhej Dardani e ndante Shqipërinë prej serbëve.



Në këtë mënyrë trojet shqiptare që përbëjnë një tërësi etnike ndaheshin në katër pjesë të ndryshme. Nga katër emërtimet e mësipërme vetëm emri Shqipëri kishte karakter etnik, kurse tre emrat e krahinave të tjera kishin karakter gjeografik. Megjithatë interpretimi pseudoshkencor i këtyre toponimeve gjeografike do të shërbenin si argument i copëtimit të trojeve shqiptare në forumet ndërkombëtare të kohës (Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), Konferenca e Paqes në Paris (1919) etj).

Studiuesit, publicistët e udhëpërshkruesit e huaj e përcaktonin përbërjen etnike të këtyre krahinave në vartësi të përkatësisë së tyre fetare e bindjeve politike, apo edhe e intersave të ndryshme me të cilat mund të ishin lidhur. Për pasojë krahinën e Epirit, në të cilën shqiptarët ishin shumicë, herë e quajnë shqiptare, kur janë studiues objektivë, dhe herë greke. Maqedoninë Perëndimore, herë e quajnë Bullgari e herë Shqipëri, ndërsa Kosovën e quajnë “Staraja Serbia”. Sipas pikëpamjeve të tre studiuesve të njohur të Ballkanit, Ami Bue, E. Spenser dhe J. Hahn në të kaluarën historike e deri në shek. XIX (kohën e tyre) shqiptarët shtriheshin:

- Në Veri deri në Nish, Leskovc dhe Vranjë.

- Në Lindje deri në Kumanovë, Përlep e Manastir

- Në jug deri në Konicë-Janinë dhe Prevezë.

Këto treva, sipas studiuesit francez Ami Bue, ndahen: Në trungun etnik, ku shqiptarët ishin popullatë e vetme etnike, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët jetojnë bashkë me pjesëtarë të kombësive të tjera – me malazezë, boshnjakë, serbë, maqedonas, turq, vllehë dhe grekë. Trungu etnik shqiptar kishte rreth 58.000 km2. Në trevën që përfshinte 70.000 deri 80.000 km2 të brezit etnik dhe të brezit anësor në kohën e Krizës Lindore jetonin 1.6 deri 1.7 milionë shqiptarë.

Sipërfaqja dhe popullsia e disa vendeve të Ballkanit pas Kongresit të Berlinit:

Nr. Vendi Sipërfaqja Popullsia

1 Trevat shqiptare 75.000 km2 1.700.000 banorë

2 Serbia 54.800 km2 1.600.000 banorë

3 Greqia 51.300 km2 1.400.000 banorë

4 Mali i Zi 8400 km2 190.000 banorë

5 Rumania 113.400 km2 5.600.0 norë


Statistikat e mësipërme tregojnë se Shqipëria, qoftë nga numri i popullsisë apo madhësia e territorit, është më e madhe se popullsia dhe territori i Serbisë dhe Greqisë. Por historia do të jetë e pamëshirshme ndaj shqiptarëve. Hapësira e tyre gjeografike do të vijë duke u zvogëluar, ndërsa hapësira e fqinjëve të tyre duke u zmadhuar.

Hartat etno-gjeografike të botuara në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të.

Nga viti 1847, deri në vitin 1913, janë hartuar dhe botuar 17 harta etno-gjeografike për Ballkanin dhe shtrirjen etnike të shqiptarëve.

Ngjarjet historike që u zhvilluan në gjysmën e dytë të shekullit XIX u shoqëruan me shpalljen e pavarësisë të disa shteteve të Ballkanit dhe me përpjekjet e tyre shoviniste për të vënë në jetë programet politike, si “Naçertania” dhe “Megali-Idheja”. Në këtë periudhë personalitete të shquara shkencore në Europë përgatitën dhe publikuan një seri hartash etnogjeografike, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm si dokumente shkencore për njohjen e kancelarive perëndimore me shtrirjen etnike të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.




Hartat etnogjeografike, të hartuara nga studiues pak a shumë objektivë, e paraqesin Gadishullin e Ballkanit, për nga larmia e ngjyrave, të ngjashme me lëkurën e leopardit.

1.Harta etno-gjeografike e Turqisë Europiane, e studiuesit francez G. Lejean (Lezhan), botuar në vitin 1861. Në këtë hartë në përgjithësi paraqiten drejtë hapësirat etnike të shtrirjes gjeografike të shqiptarëve në Ballkan.

Gjithë Dardania (Kosova), apo e ashtuquajtur “Serbia e vjetër”, deri në afërsi të Pazarit të Ri, të Leskovcit dhe Vranjës paraqitet tokë shqiptare.

• Troje shqiptare shënohen edhe rajonet e Ulqinit dhe Tivarit.

• Lugina e lumit Moraça në Verilindje të Liqenit të Shkodrës paraqiten troje shqiptare.

• E gjithë krahina e Epirit (Çamëria) deri në Prevezë paraqitet shqiptare.

Në hartën e francezit G. Lëzhan vërehen edhe disa pasaktësi apo gabime.

• Autori nuk ka paraqitur prezencën e Shqipërisë në Luginën e Pollogut, gropën e Shkupit dhe Pellagoni (Përlep, Manastir, Resnjë).

• Prezenca e serbëve ndërmjet Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Prishtinës është shumë e ekzagjeruar.

2. Harta etno-gjeografike e Turqisë Europiane, e studiuesit serb F. Mirkoviç – botuar në vitin 1867.

Në këtë hartë paraqitet shtrirja etnike e shqiptarëve në pjesën qëndrore dhe jugore, deri tek gjiri i Korinthit. Por autori gabon rëndë në paraqitjen reale të etnive përkatëse, sidomos të shqiptarëve në Veri të Shqipërisë. Autori serb, një pansllavist i deklaruar, në hartën e tij bën të njohur botën sllave duke e ekzagjeruar atë.

• Ai nuk ka paraqitur shtrirjen e shqiptarëve nga Ohri në Manastir.

• Në hartën e këtij studiuesi ekzagjerohet shumë shtrirja e serbëve ndërmjet Pejës dhe Prizrenit.

3.Harta etno-gjeogrefike, e kroatit P. Bradaska – botohet në vitin 1869 dhe është pak më e saktë në krahasim me hartën e Mirkoviçit.

• Në këtë hartë shqiptarët shtrihen deri në Tivar dhe në luginën e lumit Morça.

• Në zonën ndërmjet Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës banojnë shqiptarët dhe serbët.

• Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë.

• Zonat e Kumanovës, Shkupit, Veleshës, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Konicës dhe Grebenesë janë të banuar me shumicë nga shqiptarët.

Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë

3. Harta etno-gjeografike e kroatit P. Bradaska - botohet në vitin 1869 dhe është pak më e saktë në krahasim me hartën e Mirkoviçit.

• Në këtë hartë shqiptarët shtrihen deri në Tivar dhe në luginën e lumit Morça.

• Në zonën ndërmjet Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës banojnëshqiptarët dhe serbët.

• Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë.

• Zonat e Kumanovës, Shkupit, Veleshës, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Konicës dhe Grebenesë janë të banuar me shumicë ngashqiptarët.

4. Harta e rumunit Kostandin Noe - botuar në Bukuresht në vitin 1913. Kjo hartë shoqëron librin “Kucovllahët rumunë”, i cili i shërbente propagandës rumune dhe përshkruan përhapjen e arumunëve në gadishullin e Ballkanit. Autori vendos areale (njolla) të gjera vllahe në fushën e Myzeqesë, në rajonin Juglindor të Shqipërisë e tjerë.

• Arealet e vendndodhjes së vllahëve janë shumë të ekzagjeruara.

• Autori nuk konsideron hapësira me popullin shqiptar rrethet e Ulqinit, Tivarit, luginën e lumit Moraca si dhe viset ndërmjet Leskovcit dhe Vranjës.

5. Harta e Komitetit shqiptar të Londrës - 1912-1913 - Komiteti Shqiptar i Londrës kryesohej nga Aubrey Herbert, anëtar i parlamenti. Ky Komitet në vitin 1913 botoi një fletëpalosje të titulluar “The Plea of Albania”, e cila shoqërohet me një hartë qe është një sintezë e botimeve të deriathershme të autorëve të huaj. Harta paraqet shtrirjen e plotë të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

6. Harta etno-gjeografike e studiuesit serb Jovan Cvijiç.

Kjo hartë shoqëron veprën “Skicë politike etnografike e Maqedonisë dhe “Serbisë së Vjetër”. Në veprat e tij J. Cvijiç vë bazat gjeografike të pretendimeve serbe për Kosovën dhe Maqedoninë, vë bazat politike shtetërore serbomadhe pushtuese në Lufrat Ballkanike. Ai mohon autoktoninë shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore. Në hartën etnogjeografike të Gadishullit të Ballkanit të përgatitur nga J. Cvijiç për elementinshqiptar është përdorur ngjyra e verdhë, krahinat serbe dhe bullgare janë lënë në ngjyrë të bardhë, ndërsa kufijtë e popujve të veçantë janë shënuar me vija krejt të holla. Në këtë hartë krahinat që gjenden në Veri të Drinit janë bërë me ngjyrën e bardhë. Elementi serb e i Malit të Zi arrijnë deri në brrylin e Drinit, e shtrihet në vijim në Maqedoninë Perëndimore (Luginën e Pollogut, gropën e Shkupit, të Kumanovës dhe të Pellagonisë.)



Në analizat që bën për këtë hartë studiuesi hungarez F. Nopça, në librin e tij “Nga Shala dhe Kelmendi”, mban qëndrim kritik ndaj veprës së J. Cvijiçit. Në të vërtetë, shkruan Nopça, kufiri sllavo-shqiptar kalon 40 km të plota më larg, në veri të Drinit. Në ndonjë vend tjetër 40 km, mund të mos kenë ndonjë rëndësi të madhe, por për një vend të vogël dhe me male të shkreta, kur është fjala për një fushë të madhe dhe të lëvruar mirë (Kosova-S.Sh), ato kanë një rëndësi krejt të madhe politike dhe ekonomike dhe kështu një gabim, në vetvete i vogël, luan një rol të pakrahasueshëm. Nga të gjitha hartat që paraqesin elementin shqiptar më duket mua, vijon F. Nopça, “Ethnographische karte dos Europsi schem Turkeo” (Harta etnografike e Turqisë Europiane) e C Sax (Karl Saks) është harta e cila i përgjigjet më mirë çështjes.

(…)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Të nderuar lexues, gjatë muajit gusht jemi në pushim veror, prandaj portali nuk do të aktualizohet. Ju urojmë pushime të këndshme! Pashtriku.org, sh.b.

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks