SHKRIMI
e martë, 12 nëntor 2019

FATBRADHA DEMI: SHËNJTORI ARBËR QË U «KRYQËZUA» PËR TË VËRTETËN (Pjesa II)

Tiranë, 20 shtator 2019: «Pasuria e vetme e vërtetë është pasuria shpirtërore» Mihal Trivoli (1475 - 1556)

Veprimtaria e Mihal Trivolit në Rusi s´dotë njihej në shumëllojshmërinë dhe rëndësinë e saj, po të mos ishin zbuluar rastësisht në vitin 1968 nga N.Pokrovski (Н. Н. Покровски ) dosjet e tij gjyqësore në Altae të Siberisë. (1)


Ky zbulim ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse « krimet » e Mihalit, shpalosin jetën fetare dhe shoqërore të Rusisë së shk.15-16, si një kronikë e drejtpëdrejtë dhe e pandikuar nga ideollogjia e studiuesve modernë, siç vihet re zakonisht në librat historik. Në studimet e shumta ruse kushtuar Mihal Trivolit mungon kriteri i theksuar nga metodisti D.Lihaçev (Текстология. На материале русской литературы Х–ХVII веков) : mbi domosdoshmërinë “e njohjes së mjedisit ” tek dokumentet historike. Mosnjohja e botkuptimit të etnisë arbërore dhe filozofisë besimtare të saj ka venë në dyshim drejtësinë e disa qëndrimeve të tij (2) dhe justifikimin e “ferrit”që përjetoi (siç do ta shikojmë më poshtë).



Rusia e car Vasilit III-të

Ishte një vënd gjeografikisht afër Europës mesdhetare, por shumë larg frymës së Rilindjes që e kishte përfshirë atë. Vetëm në fund të shk.12, kur Sava II Nemanja në manastirin Pantelimon të Atosit morri përsipër t`i bashkonte “vathës” ortodokse të principatës së tij edhe vendet e Lindjes europiane, rusët u njohën me vëndet dhe popujt që në ndodheshin në jug të Gadishullit Ilirik dhe me Kostandinopolin. (3)

Historia e principatës së dinastisë së Ryrikoviçëve të Moskovisë , siç quhej në mesjetën e herëshme, ka qenë një panoramë lufte, varësije dhe i pushtimeve reciproke me mbretëritë fqinje (Lituaneze, Hungareze, Krimesë, etj.) dhe me fiset aziatike (tartaro-bullgaro-mongole) që sulmonin nga Lindja dhe Juglindja . Mbreti mongol - Batu (1208–1255 гг.), politika e të cilit udhëhiqej nga amaneti i gjyshit të tij Çingis-Han për të vendosur « sundimin botëror të mongolëve », vijonte me sukses pushtimet drejt Perëndimit.(4) Këto fise nomadësh nuk njihnin asnjë mjeshtëri tjetër, si mjet pasurimi dhe sigurimi të materialit njerëzor (për ushtar dhe skllever), përveç luftës dhe rritjes së bagëtisë. Egërsia e jashtzakonshme në mjeshtrinë e parë u bë tipar përcaktues i tyre, sa në gojën e Arbërve për turko-mongolët, ka mbijetuar shprehja : “ku shkel turku nuk mbin bar”.

Zgjedha e fiseve mongole, aleancat me ta dhe vasaliteti ndaj trashëgimtarëve të Çingis-Hanit, ka shënuar pjesën më të rëndësishme të historisë së Rusisë mesjetare. Fiset tartaro-mongole u vendosën në tokat e braktisura duke mbushur hapësirën e një popullsie që ishte vrarë, kishte marrë arratinë, apo u përzien pjesërisht me popullsinë autoktone që kishte mbetur. Vëndësit ishin fiset e pellazgëve të lashtë.

Ky fakt dëshmohet nga objektet arkeologjike, simbolet e besimit të tyre hënor etj. që i huazuan edhe pushtuesit tartaro-mongol.



a-Amuletë me simbolin e besimit hënor të pellazgëve (Sellenizmit), Gochevo, Rusia e jugut, shk.11; b. Hëna dhe simboli i 3 fazave të saj (trinita kristiane) të varura më poshtë. shk.8; c. Simboli i besimit hënor në vëthet nga Hellada (Eleusi) e shk.8 pK. (5)

Në gjuhën ruse moderne, kanë mbijetuar fjalë, rrenjët e të cilave tregojnë origjinën pellazgo-arbërore të tyre (dërguar nga Përparim Demi):

dom- e ka origjinën nga fjala дым (tymi) e cila vjen nga TIM (dial.çam). Deri vonë në gjuhën e popullit shtëpitë numëroheshin sipas oxhakëve nga dilte tymi.

страна (strana)- vënd. Rrenja e fjalës është AN (anë, krahinë psh nga ç´anë je?)

флаг (fllag) - flamuri, i cili e ka origjinën nga Flamë-zjarr.

гора (gor-a) - e cila rrjedh nga GUR-i. Malet jane prej guri.

reka (reka) – lumi dmth ka + rrjedh (uji).

лес (les) – pylli. Vjen nga LIS. Në gjuhën shqipe “lis” emërtohen edhe shumë drurë të tjerë si psh dushku duke marrë kuptimin e një pylli me pemë.

куда (kuda) – ku ? Në shqip dhe rusisht pyet drejtimin.

берег (bereg) - breg i detit

я пью пить(pitj), -folje : me pi .

остров (ostrov) - ishull, ka prejardhje nga ISTRIA (is/as/asht + t (e) r) , e cila vjen nga STERE / e zezë (tokë e zezë). Ne italaisht TERRA. etj.


Në botimin e Institutit të etnologjisë dhe antropologjisë (Н.Н. Миклухо-Маклая РАН , Научное пособие «Татары», Москва «Наука» 2001 г) shkruhet se : “ Lidhjet martesore të tartarëve me vëndësit dhe etnitë e ndryshme, modifikuan pamjen fizike të popujve që i rrethonin dhe në radhë të parë atij rus, që përbën një realitet historik i sotëm dhe i ditëve të ardhëshme”. (6)

Sa për origjinën e popujve që u emërtuan sllavë edhe sot studiuesit nuk mund të përcaktojnë shkencërisht origjinën e emrave apo të etnisë së tyre, siç e pohon edhe Kostandin Jiriçek duke folur për sllavët serb (Historia e Serbëve, pj.I) : « Nuk ekziston asnjë `Codex diplomaticus` dhe asnjë ekstrat dokumentesh për historinë sërbe, asnjë `Fontes rerum serbicarum`, madje asnjë shkencë e burimeve apo një bibliografi historike …» (7)

Shumica e studiuesve rus pohojnë se zgjedha shekullore mongole “ ishte shkaku kryesor i prapambetjes së Rusisë nga vëndet Perëndimore ”. (8) Kjo periudhë zgjati deri në fund të shk.16 , afro 250 vjet (9) duke ndikuar fuqimisht në gjuhën, (10) mënyrën e jetesës, administrimit dhe traditave të Rusisë. Mihali kritikonte përulsinë që tregonin rusët duke imituar tartarët duke u sjell si shëmbull qëndresën e hellenëve, pavarësisht sundimit të gjatë turk. (11) Vetë Vasili III i Moskës emërtohej sipas titullit të mongolëve Mbreti-Han (12)

Murgu Maksim vinte nga një vend që kishte njohur kulmin e lulzimit të qytetrimit mesjetar. Në Durrës ,siç na dëshmon Jahja Draçolli, ishte hapur Universiteti i parë në Gadishullin Ilirik (1380).(13), ndërkohë që Universiteti i Torinos, që mbahet si më i lashti në Itali, u themelua në vitin1404. (14) Ciceroni e emërtonte Durrësin qytet të shkencës dhe të artit, ku të rinjtë romakë të familjeve fisnike u paisën me dije. (15) Rektor i Universitetit ka qënë edhe Gjon Durrsaku i cili punoi si rektor i parë i Universitetit mesjetar të Zarës (1396). (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008, Wikipedia) .(16)

Në Mistra të Moresë (Peloponez) fëmijët e elitës ndiqnin shkollën filosofike të Thotit pellazg të Egjiptit, të drejtuar nga Gjergj Xhemisto Pletone i cili luftoi për reformimin e fesë katolike afro një shekull para “revolucionit” (1517) të gjermanit Martin Luteri. (17)

Qytetrimi arbëror i kohës së Mihal Trivolit përfshinte emra të shquar si Gjon Gazuli (1400 – 1465) (lat. Johannes Gasulus) me origjinë nga Shqipëria veriore (Mirdita, ose Zadrima e Shkodrës) prift dominikan dhe humanist. Veprimtaria e tij shtrihej në lëmin e astronomisë, matematikës, fizikës, filozofisë, diplomacisë, artit. Në tabelën kronologjike të Musantio-s, Gazulin e ndeshim ndër matematikanët më të mëdhej të shekullit XV. Teoria e tij e “yjësive qiellore” do të udhëhiqte Kopernikun ( 1473-1543) në studimet mbi astronominë . (18)

Pas pushtimit të Kostandinopolit, bashkë me popullsinë u larguan drejt Europës perëndimore gjuhëtarë, poetë, historianë, muzikantë, piktorë , arkitektë, shkencëtarë, politikanë dhe teologë arbër që ndikuan në pasurimin e jetës shoqërore në “atdheun e ri”. Sot mbisundon mendimi se, filizat e Rilindjes europiane të Gadishullit italik kishin çelur më herët në Gadishullin Ilirik. (F.Demi “ Arberit e shek 15 që ndriçuan Europën”)

Niveli i zhvillimit shprehet veçanërisht me fondin themelor të gjuhës së popullit (para krijimit të gjuhëve standarte të shteteve). Mehmet Elezi (Gjuha shqipe në bunker ?, 2005,f24) e thekson rëndësinë e veçant të këtij fakti në studimet gjuhësore dhe historike : “Pasuria dhe zhvillimi i një gjuhe duken , ndër të tjera, te fjalët që shprehin nocione abstrakte e te caqet (emërtimet) kozmogonike, që lidhen me hapësirën dhe kohën. Ato flasin për shkallën e të menduarit abstrakt të një populli. ( ...) Poashtu caqet (fjalë-shën im) nga jeta politike, administrative, juridike, ekonomike e kulturore dëshmojnë shkallën e qytetrimit gjatë qindravjeçarëve jo më pak se muret e kështjellave, shtatoret e amfiteatrot. Gjuha shqipe është pabesueshmërisht e pasur me këto fjalë. Jo pak herë hahet edhe me gjuhët e vjetra...”

Ky nivel i lartë kulturor i trevave arbërore shpreh kushtet e favorshme që gëzonte bota shqipetare para pushtimit të fiseve turko-mongole. “Fill mbas të gjetunit” të shtypjes së librave (1454 me botimin e Biblës) nga J.Gutenberg, pohon At Donat Kurti, që vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme e qytetrimit të shk.15, nisi punën shtypshkronja e Obotit në Shqipëri (1493), dmth vetëm 39 vite pas shpikjes së saj. (19)

U zgjata në këtë pikë për t´iu kundërvënë mendimit të disa studiusëve (fatkeqësisht edhe shqipetar) se popullsia e Kombit tonë “ka qenë e prapambetur, e ngujuar në male, e shkëputur nga vëndet e tjera europjane dhe e varfër”. Faktet historike dëshmojnë se popullsia arbërore e shk.15 kishte një qytetrim të zhvilluar dhe ishte e pasur : Historiani Lakonik (Laconico Calcondila 1423-1490) duke shkruar për pushtimin e qytetit të Koronës (Corone, Peloponez) pohon , se : “ Muhameti II mbeti i habitur nga fati i pabesueshëm, kur i ra në dorë pasuria e albanëve dhe helenëve të këtij vëndi të bekuar dhe i dërgoi lavde Zotit në qiell që kishte dashur papritmas ta gëzonte me mall të çmueshëm të çdo lloi dhe më i shumtë , krahasuar me qytetet e tjera të arbërve dhe të helenëve të Albanitisë pjellore... (Epirit dhe Gadishullit Ilirik-shën im) ”. (20)

Pavarsisht ndryshimit të madh të shoqërisë ruse nga ajo e vëndlindjes, murgu arbër ishte nisur drejt Rusisë plot energji i frymëzuar nga misioni hyjnor “ të përhapte besimin e vërtetë kristian tek rusët” , por koha tregoi se rrota e “ fatit” të tij, nuk do të kthehej më kurrë drejt atdheut të tij . Duket se Mihal e kishte parandjerë këtë rrezik …

Mbasi mbaroi përrkthimet e librave të shenjtë, në vitin 1522 Mihali i shkruan princit moskovit Vasilit III : “ Na lejo të largohemi në paqe dhe aty (kur të jenë në manastirin Vatoped të malit Atos-shen im), me gjith shpirt dhe zëmër të gëzuar do të tregoj dhe lartësoj lavdinë dhe pushtetin fisnik të mbretërimit tuaj. ” (21) Vasilit III-të e shpërblen murgun dhe dy shoqëruesit e tij me dhurata të çmueshme, por nuk e lejon të largohet. Edhe në ditët e fundit të jetës, Mihali i lutet Ivanit IV për të mbyllur sytë në vëndin e tij, por kërkesa mbetet pa përgjigjie. Sipas fjalëve që qarkullonin në oborrin mbretëror , shkaku ishte frika se : “Ai është i mënçur dhe ka parë të mirat dhe të ligat tek ne dhe kur të largohet, do t´i tregojë në vendin e tij” duke përhapur një nam të këq ndaj Rusisë. (22)

Disa studiues të tjerë mendojnë se pengimi i Mihalit ka qenë “për nevojat shtetërore”sepse “Të huajt e mënçur dhe me dhunti e kishin më të lehtë të hynin në Rusi se sa të dilnin prej saj”.(23) A ishte vallë zelli dhe dijet e Mihalit pengesa për t´u kthyer në atdhe ? Mendoj se ishte një arësye më madhore : Mihal Trivoli duke dashur ta drejtonte car Vasilin e III-të dhe djalin e tij në “udhën e Zotit” dhe të Rilindjes europiane, kishte guxuar t´iu vinte përpara “pasqyrën” e së VERTETËS së regjimit të tyre të dhunshëm dhe prapambetjen e qytetrimit në Rusi.

Vasili i III (1479 - 1533) ishte djali i Ivanit III-të nga martesa me princeshën Sofia Paleolog (1455-1503), mbesa e Perandorit Kostandin Paleologut XI-të, kurse Ivani i IV (1530-1584) nipi i saj. Kjo martesë “gjeo-politike” dhe për interesa të Vatikanit, në vend të varësisë së Rusisë ndaj Kishës katolike solli forcimin e lidhjes me Kishën ortodokse të arbërve. Shqiponja e huazuar nga ruset prej Paleologëve dhe Kishës ortodokse, do të shërbente si simbol i së drejtës së “trashëgimisë”të Rusisë mbi zotërimet e Perandorisë romake të Lindjes (Bizantit),të zhdukur tashmë nga faqet e historisë europiane.(24)



 


1.St. Basil of Caesarea and prince Vasili III of Russia. Icon 2. Ivani i IV mbasi vrau të birin. Pikturë e Ilia Repinit (1883) (25)

Kur Këshillit i malit të shenjtë Atos zgjodhi murgun epirot për misionin e tij apostolik në Rusi, nuk u shkoi ndërmend se po dërgonin një “Promete” i cili do të përhapte dritën e Dijes më të përparuar të kohës së tij. Në librin e tij (Maksim Greku dhe Perëndimi) I.Denisovi e përcakton si “mesian e qytetrimit perëndimor” drita e të cilit nuk mundi ta zhdukë menjëherë mjegullën e Rusisë barbare, por që me vetmohim i shërbeu zgjimit të saj gradual nga gjumi mesjetar. (26)

Me mbretin por kundra tij

Princat e dinastisë së Ryrikoviçëve, së cilës i përkiste edhe Vasili III-të, pretendonin se ridhnin nga Perandori romak August e për rrjedhojë u takonte titulli mbretëror i “cesarit”.(27) Për botkuptimin besimtar të Mihalit “Mbreti nuk është gjë tjetër veçse shëmbëlltyra e gjallë dhe e dukshme e vet Mbretit Qiellor (Krijuesit-shën im)”. (28)

Të frymëzuar nga këto “fuqi hyjnore” Ryrikoviçët, sidomos Vasili III, nuk tuteshin para përdorimit të çdo mjeti për të siguruar pushtetin absolut në vend dhe hapësira tokësore jashtë principatës së tyre me anën e martesave, mashtrimit, parasë, burgosjes në manastire e deri tek vrasjet e të pabindurve duke u rrëmbyer pasurinë. Për familjet fisnike të princave kundërshtarë zbatohej metoda e shkëmbimit të popullsisë duke i vendosur në rrethinat e Moskës, ndërsa moskovitët në pronat e tyre. (29)

Sikurse në Lindje edhe në Perëndim të Europës, përdoreshin mjetet e sipërpërmëndura ku lufta për pasurim dhe pushtet nuk kursente as krerët e Kishës. Mihali e pranonte plotfuqishmërinë politike dhe administrative të Mbretit në dobi të forcimit të shtetit. Ai e frymëzonte me kurajo atë, në rastet e humbjeve në luftime dhe e mbulonte me lëvdata për fitoret, sidomos ndaj mbretërve tartaro-mongol në jug apo rivalëve hungareze, austriakë, polakë e lituaneze në veri, por ishte kundra çdo veprimi skllavërues ekonomik apo të lirisë së njeriut.

Për Mihalin, Paqja ishte forma më e mirë e jetesës por e pranonte se Lufta ishte e domosdoshme në “rastet pa rrugëdalje” me ndihmën e një ushtrie të fortë, të organizuar dhe të stërvitur për t´iu bërë ballë sulmeve barbare.(30) Epiroti u përpoq ta paiste mbretin e ardhshëm rus - Ivanin IV- me dije duke i përkthyer shkrimet e Platonit , Aristotelit etj. si dhe mësimet e shënjtorëve kristian. Çdo njëri, sipas tij, e kërcënojnë tre mëkate, por për një mbret, më të dëmshme janë : «Pasioni i pangopësisë (që e çon njeriun në nivelin e një kafshe), për lavdi dhe pasurinë. (…) Mëkati më i rrezikshëm i cili është burim i të tjerave dhe prek të gjith shpirtin njerëzor ështe « etja për pasurim » : pangopsia për të grumbulluar për veten me çdo mënyrë flori, argjend dhe gur të çmuar nëpërmjet vjedhjes, padrejtësisë , zhvatjes dhe shpifjes … » (31) Mbreti - shprehet Mihali - duhet të ketë këshilltar të ditur dhe dashamirës ndërkohë që «këshillat e dëmshme , bisedat me njerëzit e liq e vrasin njeriun ».

Por Ivanin IV ndoqi traditën familiare. Nga jetëshkrimi i tij, na tërheq « mësimi » i një murgu të mbyllur në manastir për «mashtrim dhe zëmergurtësi» i cili gjatë një takimi me mbretin e ri e këshillon : « Në rast se do të duash të sundosh , mos mbaj pran vetes asnjë njeri më të mençur se vetja, në këtë mënyrë do të bëhesh mbret i fortë dhe do t´i kesh të gjithë në duart e tua. » (32) Cari rus e quajti « babanë e tij shpirtëror ».

Ivani IV u bë sundimtari më i egër që njohu mesjeta ruse e shekullit 15-16 duke fituar në popull një emër të ri - « Ivani i Tmershëm ». Fantazitë e tij në dënimin e njerëzve nuk njihnin kufij dhe synonin të ishin sa më të dhimshme. Kur dipllomati I.Viskovatin u shpreh se dënimi me vdekje i bojarëve ishte shumë i rëndë, mbreti urdhëroi t´ia ripnin së gjalli lekurën. (33) Zakonisht ky dënim përdorej nga sulltanët turko-mongol për të ulur zëmrimin e tyre, siç ndodhi me komandantin e shquar të Skëndërbeut - Mojsi Golemin dhe luftëtarët e tjerë arbër.

Mihali mundohej të zbuste shpirtin e mbretit dhe të vartësve të tij, duke u vënë në dukje shkrimet e shenjta, se « zëmrimi shtazarak » duhet zëvëndësuar me dashurinë njerëzore.(34) Por sjellja çnjerëzore, karakteristike e fiseve mongole gjatë sundimit të tyre 250 vjeçar të Europës Lindore, çuditrisht, nga disa akademikë (B.O. Ключевский, G. B. Bернадский, П. Н. Савицкий etj.) pranohet si e dobishme sepse shërbeu si “shkollë”, ku shteti rus formoi karakterin e tij dhe u skalit “metoda” e mbretërimit të carëve moskovit. (35)

Një nga këto “metoda” të mbretërimit të Ivanit IV ishte forcimi i regjimit të bujkrobërisë. Në Rusinë mesjetare kishte forma të ndryshme të skllavërimit të fshatarëve, që përbënin shumicën e popullsisë : Me anën e humbjes së pronësisë mbi tokën dhe humbjes së lirisë së njeriut. Gjatë kohës së qëndrimit të Mihalit, fitimi i lirisë mund të blihej nga bujkrobi, por kjo ishte një mundësi aq e paaritëshme sa fshatari praktikisht mbetej skllav i përjetshëm i padronit të tij. Vetëm reforma borgjeze (1861) i dha fund këtij robërimi të njeriut në Rusi. (36) Shëmbullin e drejtimit të mbretit e ndiqnin qeveritarët e tij, të cilët duke sajuar krime apo zbatuar çdo lloj padrejtësije ndaj popullsisë , nganjëherë edhe kundër bashkësive të tëra të qytetit apo fshatit, synonin grabitjen e pasurisë së tyre. (37)

Mund të merret me mënd trauma që përjetoi Mihal Trivoli kur e kuptoi se ku e kishte çuar « fati », por ishte i ndërgjegjshëm se kjo gjëndje rregullohej vetëm me zbatimin e ligjeve si ato të Justinianit me të cilat udhëhiqeshin vëndet e krishtera perëndimore. Të njejtën këshillë u jepte Gjergj Xhemisto Pletone perandorëve Paleologë, duke theksuar se mbreti i rrethuar nga keshilltarë të mire, merr vendime më të mira duke patur një Kushtetutë me ligje të drejta.(38) Përputhja e mendimeve të filozofëve të shquar të shk.15, Pletones dhe Mihal Trivolit, bazohej tek humanizmi, fryma demokratike dhe tradita historike : « Epirotet nuk pranonin despotizmin e mbretërve -pohon albanologu arbëresh Nikoll Ketta - për epirotët dhe albanët, mbi çdo autoritet njihej ay i të vjetërve të fisit ». (39)

Në ligjet e Kanunit të Lek Dukagjinit, të po këtij shekulli, të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit pavarsisht nëse është njeri i thjeshtë apo princi i plotfuqishëm i vendit dhe vendimet e sundimtarit ishin nën mbikqyrjen e Pleqësisë të zgjedhur nga populli :

- Kanuni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. ”Shpirt per shpirt , se duken e fale Zoti ”. (Libri i tetët, Ndera, Kry i shtatëmbdhetët, §593. )

- Edhe pse Plak a Krye , a i derës së Giomarkut, pengun do t´a lshojë në dorë të Pleqvet e të Vogjlis , po bani kush vaj mbë´të (Libri i njimbdhetët, Kanuni i pleqnis, Nye i njiqindekaterdheteparë, Tagri e detyra e pleqvet, §1014). (40)

Studiuesit vërejnë se mbi ligjet e lashta të arbërve (Kanunin) u mbështet Perandori Justinian kur ndërtoi ligjet e veta dhe Kisha ortodokse e Perandorisë romake të Lindjes (bizantine). Në shkrimet e tij Mihali përshkruan organizimin e jetesës së murgjeve të Helladës mbi bazën e Kodit ligjor (Nomokanon), një përshtatje e filozofisë dhe përvojës mijëravjeçare të Kombit të tij (Kanunit) me kristianizmin, që hera-herës në shkrimet studimore emërtohen si « kristianizimi i hellenizmit ». (41) Kjo periudhë e përshtatjes së filozofisë dhe ligjeve pellazge me parimet e Perandorive diktatoriale ishte e gjatë dhe e vështirë : U desh një lufte shekullore dhe forca mbinjerëzore duke e çliruar hellenizmin (besimin e pellazgo-arbërve. F.Demi “Sellenizmi...f.11) nga rrënjët e tij natyrore, etnike dhe kufizimet kulturore, para se hellenizmi të arrinte formën universale të “së vërtetës” kristiane.(42)

Me Kishën por kundra saj

M.Nikoleviç pohon se «Duke parë shkrimet e shumta të murgut Maksim, habitemi me shumanëshmërinë e talenteve të tij : ai është gjuhëtar, historian, poet, orator, filozof, teolog, por talenti më i fuqishëm ndër ato që zotëronte ishte ai i KRITIKËS », (43) të cilat sipas Pr.Ikonikovës (Иконникова – Максим Gрек ,Киев,1866 ), shquhen për thellësinë e trajtimit, guximin dhe drejtësinë e tyre.(44) Vetëm mbas katër shekujve të vdekjes së Mihal Trivolit, analiza e thellë dhe përgjithsuese që i kishte bërë shoqërisë në Rusi u vlerësua prej studiuesve rus si një shërbim i çmuar ndaj vendit të tyre.

Në periudhën e mesjetës Kisha ishte (mund të shprehemi) si « qeveri e njësuar » me pushtetin e Mbretit. Një shëmbull të këtij bashkëpunimi të Kishës ortodokse na e përcjell Edith Durham (Brenga e Ballkanasve, v.2000) : «Mbas pushtimit turk, Sulltani çështjen e fesë ja kaloi Patriarkanës greke në Stamboll, ndërsa detyrën e taksambledhësit e shiti për çmimin më të lartë që ju afrua. Shuma të mëdha qenë paguar dhe këto nxireshin prej tagrambledhësve kishtarë nga turmat e mjera, të cilët dridheshin nga këta tagrambledhës më shumë se sa nga Turqia ». (45)

Sikurse shteti dhe feudalët, Kishat dhe manastiret ruse zotëronin prona mbi tokën dhe fshatrat duke i shfrytëzuar pa mëshirë familjet bujkrobe. Në një botim të v.1903 (Bогословский вестник,1903, Т. 1.Nr 1. ) autori shprehet se « …manastiret tona të asaj kohe (shk15,16 shën. im) ishin feudalë në kuptimin e plotë të fjalës dhe pronarët më të pasur ». (46)

Shkrimet e Mihalit lidhur me të metat e shërbenjësve dhe të Institucioneve fetare në Rusi, krahasuar me mësimet biblike që zbatoheshin në Perëndim, nga bashekohësit akuzoheshin, se “ Ishin të udhëhequra nga zëmrimi dhe se Maksimi kishte patur vetëm një synim : Me çdo kusht të shante manastiret ruse, për rrjedhojë, gjykimet dhe baltosja e veprimtarisë së murgjëve rusë janë të qëllimshme dhe nuk duhen marrë parasysh”. (47)

Si trashëgimi e Lashtësisë, “kritika” ndaj Shtetit dhe veprimtarisë së institucioneve besimtare në Perandorinë e Paleologëve në Helladë, trajtohej si detyrë e elitës së manastireve. Ajo nuk shikohej si një veprimtari keqdashëse, por si një mjet i rëndësishëm që hap rrugën për të ecur drejt përparimit dhe suksesit. Një shëmbull të ngjashëm na sjell shkrimi i bashkohësit të famshëm - Gjergj Xhemisto Pletones (Memoriale a Manuele) - i cili i vinte në dukje perandorit, se Kisha ishte bërë një pushtet paralel me shtetin që rëmben heshtazi jo vetëm një pjesë të rëndësishme nga taksat, por edhe të dhurimeve, duke u bërë një kancer që duhet shkulur. (48) Ky fakt dëshmon nivelin e lartë të demokracisë në botkuptimin e Arbërve. Shqipetarët , vë në dukje Nikoll Ketta, i ruajnë me përkushtim traditat e atdheut të tyre të lashtë. (49)

Filozofi epirot e shikonte “të keqen” tek moskuptimi i misionit nga “barinjtë e Zotit ” (murgjit), të cilët duke mos zbatuar regullisht lutjet dhe me jetën që bënin në manastir, nuk afronin shëmbullin që duhej ndjekur. « Një murg i vërtetë - predikonte Mihali - është ai : që vepron, jo vetëm me fjalët e Biblës por edhe me vepra duke shprehur dashurine e tij ndaj atyre që ka pranë, ai që është human, bujar,i dhëmshur ndaj të varfërve dhe ftakeqëve. Të hysh në manastir vetëm për t´u arratisur prej fatkeqsive të jetës është pranimi i pafuqisë, frikës dhe dobësisë tënde ; Arratiset ai që trëmbet, që nuk gjen forca tek vetja ta luftojë dhe ta mund të keqen ; arratisja pa u përballur nuk e zhduk të keqen por e forcon. Detyra e çdo të krishteri të vërtetë e rjedhimisht edhe i murgut është të luftoj me të. (50)

A e dinte Mihal Trivoli se duke shkruar dhe folur në një mjedis që nuk e pranonte kritikën dhe ndryshimin « po luante me zjarrin » ?

(VIJON…)

(Fusnotat janë hequr nga autorja e studimit)

Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com)

Tiranë, 28.08.2019

____________________

FATBRADHA DEMI: SHËNJTORI ARBËR QË U «KRYQËZUA» PËR TË VËRTETËN (Pjesa I)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9057

***

FATBRADHA DEMI: SHËNJTORI ARBËR QË U «KRYQËZUA» PËR TË VËRTETËN (Pjesa II)

http://www.pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9067

***

FATBRADHA DEMI: SHËNJTORI ARBËR QË U «KRYQËZUA» PËR TË VËRTETËN (Pjesa III)

http://www.pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9076


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks