SHKRIMI
e hënë, 06 prill 2020

GALABA PALIKRUSHEVA: AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE ORTODOKSË NË REKË TË EPËRME

Pashtriku, 15 dhjetor 2019: Krahina e Rekës së Epërme në Maqedoni ruan të fundit mbijetojca të fesë ortodokse ndër shqiptarë në këtë zonë. Me përjashtim të lagjes së dijetarëve sllavë, pjesa tjetër e studiuesve mendon se popullata rrënjëse e kësaj treve ka qenë shqiptare e ritit ortodoks, por që e folmja e saj u ndikua jo pak edhe nga dialektet sllave.

Studiuesi bullgar Vasil Kançov, me gjithë prirjen e tij për të përzmadhuar elementin bullgar në Maqedoni, e pranonte se Reka e Madhe ishte e tëra e banuar nga shqiptarë ortodoksë. Ai nuk përjashtonte që në këtë trevë të ketë pasur edhe bullgarë, por që, sipas tij, u shqiptarizuan me kalimin e viteve.

***

Një studim interesant mbi këto tërthore vjen nga studiuesja maqedonase Galaba Palikrusheva, që ka kryer hulumtime të shumta mbi elementin etnik në Pollogun e Epërm, Mavrovë dhe Rekën e Epërme. Duke zhbiriluar defterët osmanë nga gjysma e shekullit 15-të, ajo vëren praninë e ndjeshme të elementit josllav në krahinën e Rekës. Palikrusheva rendit patronimika me prapashtesën sllave -iq, por që dëshmojnë një prejardhje josllave të banorëve vendës të Rekës, si Gin Cicoviq, Ninçe Lazaroviq apo Miho Tanusheviq (nga Tanush).



Emrat dhe mbiemrat e njerëzve në këtë zonë, sikundër lihet të kuptohet nga defterët osmanë, flasin bindshëm për përkatësinë josllave të bartësve të tyre.

Palikrusheva sjell edhe shembuj të shumtë:

Niçpur: Gjon Dum, Pop Nikolla, Mesio Sholed, Gjon Shirqe, Gjoro Qirqe, Kole Dum, Çiko i biri i Qirkos, Petko i biri i Miko-s;

Brodec: Like Mihail, Plise Nikosllav, Stanishe Xaxi, Llazar Mihail;

Strazimir: Kole Shirki, Kole Riç, Gjon Shirki, Kole Mihail, Pal Mihail;

Vërben: Girgj Lluç, Markin Popoviq, Vasill…, Menko… Vasko Lluç, Llazar Kolje, Petar Skore, Shuk Rusi, Kole Dornaj, Petar Riç, etj.

***

Studiuesja maqedonase mohon pretendimet e kolegëve të saj që besonin se popullata sllave e Rekës u shqiptarizua. “Elementi mbizotërues etnik josllav në Rekën e Epërme në këtë periudhë (në gjysmën e shek. 15) na jep një pasqyrë krejt tjetër rreth çështjes së gjuhës amtare shqipe te popullsia e krishterë e kësaj zone, e cila sot ndjehet dhe si maqedonase. Shpjegimi i shfaqjes së këtij fenomeni nga disa punonjës shkencorë si rezultat i pranimit të gjuhës shqipe nga ana e sllavëve maqedonas me qëllim që ta ruajnë besimin e krishterë, vështirë se mund të pranohet”, shkruan Palikrusheva.

Në kohën e Skënderbeut, sipas defterit të Vilajetit të Rekës (Vilayet Reka, Defteri Nr. 508, 1467), në fshatrat e kësaj krahine dëgjoheshin aq shpesh emra arbërorë, të tillë si:

në Vollkovi: Progon Tome;

Tërnicë (regjistruar Tirniça): Gerg, i biri i Andreas;

Vërben (Virbin): Petar Tanusheviq, Gin Shimjat, Gin Gegoviq;

Krakornicë: Gon Duçe, Gon Kirkit, Miho Meksha;

Nistrovë: Kole Bard, Gon Pashajet; Ribnicë: Miho Tanusheviq, Bojko Tanusheviq, etj. / INA

***

COSMO - LUTJA PER SHQIPTARËT E REKËS 21.07.2016

https://www.youtube.com/watch?v=ewav84Zu1Ks&feature=emb_title 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks