SHKRIMI
e martë, 31 mars 2020

SHERADIN BERISHA: IDEOLOGJIA HELENE, IDENTITETI DHE MITI GREK! KUSH E KRIJOI GREQINË?!

Pashtriku, 25 janar 2020: "Ilirët janë pasardhësit e pellazgëve në gadishullin tonë. Si lashtësi e si qytetërim vetëm tre popuj numërojnë mijëvjeçarë të thellë: ilirët, maqedonët dhe epirotët, të cilët e kanë folur të njejtën gjuhë" - thotë historiani i antikitetit, Herodoti 484 - 425 p.K.

***

Nuk ka pasur kurrë një komb grek, atë e krijuan fuqitë e mëdha, Franca, Anglia dhe Rusia në bashkëpunim me fanariotët dhe Kishën Ortodokse në shek.XIX. Në këtë kuadër edhe vetë shteti grek ishte një produkt i tyre.

Kush ishin fanariotët?

Fanariotët kanë qenë një shtresë intelektuale e përbërë nga etnitë e ndryshme të Ballkanit që përdornin gjuhën e Kishës Ortodokse për arsimimin e tyre. Ishte pikërisht kjo shtresë multietnike e cila u bë bërthama ideologjike e helenizmit. Territoret e asaj që sot quhet Greqi, në shek. XVIII - XIX, në pjesën më të madhe të tyre banoheshin nga shqiptarët. Në periudhën 1821 - 1829, shqiptarët e Peleponezit dhe ata të Atikës etj., luftuan për çlirimin e tokave të tyre nga Perandoria Osmane. Kjo luftë çlirimtare u shfrytëzua nga kleri ortodoks dhe fuqitë e mëdha për të krijuar një shtet të pavarur, që më pastaj u quajt Greqi.

Kur u krijua Greqia, popullsia nuk u pyet për etninë, ajo u quajt automatikisht popullsi greke. Ky emër iu dha popullit shqiptarë dhe minoriteteve të tjera, në mënyrë që me këtë emër ata të identifikoheshin më lehtë me grekët e lashtë, (që në të vërtet nuk kishin kurrfarë lidhje).



Iliricumi shtrihet edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha! Shiko foton:


Misha Glenny, në „The Balkans, Nacionalism, War and the great powers“, faqe 26 shkruan: ”Vite më përpara, koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha) nuk ka ekzistuar kurrë. Grekët nuk e dinin cilët ishin.“

Madje, sipas antropologut Roger Just, shumë nga “grekët“ e shekullit XIX që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helen (ata e mësuan këtë titull nga fanariotët - Sh.B), por as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave.“

Ideologjia helene, identiteti dhe miti grek!

Studiuesi Vamik Volkan, në (Blood Lines form Ethnikc Pride to Ethnic Terorism“ f.121 - 122) thotë, se: „britanikët, francezët dhe rusët kërkonin që identiteti i grekëve modernë të ishte helen, që t’i përgjigjej nostalgjisë evropiane për restaurimin e qytetërimit para krishterë helen“.

Ndërkaq William St.Clair në studimin „That Greece MIght Still Be Free“ shkruan se: “grekët modernë kishin një mundësi që të zbulonin se cilët ishin dhe të vendosnin se si do ta quanin veten dhe vendin e tyre. Bota e jashtme( fuqitë e mëdha - Sh.B) kishte vendosur për ta. Ata do të quheshin grekë dhe vendi i tyre - Greqi.“

Pra, helenizmi nuk është një entitet etnik dhe as identitet kombëtar, por është ideologji për t’i shkrirë të gjitha etnitë e tjera në grekë, dhe prandaj njerëzit e tillë u quajtën helenë, ndërsa filozofia heleniste.

Nuk ka asnjë hartë antike, por edhe as mesjetare, që mund të tregojë emrin Greqi, dhe në shek. XVII - XIX u përdorën termat Greqia antike dhe moderne.

Prandaj, thënë qartë, nën petkun e ideologjisë helene (për të bërë këtë lidhje antike - moderne) u ngrit një komb dhe shtet artificial (prej shqiptarëve të asimiluar etj.) me emrin e quajtur Greqi.

---------------

- GREKËT E SOTËM JANË ARVANITAS!

http://www.youtube.com/watch?v=hYUWsErJEUE


***

- DOKUMENTARIN, GREQIA SHTET I SHQIPTARËVE!

http://www.youtube.com/watch?v=fqMmFS14JjA

___________

Literatura e shfrytëzuar:

1. Elena Kocaqi - Levanti: Planet për zhdukjen e shqiptarëve.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks