SHKRIMI
e diel, 29 mars 2020

GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (2)

Durrës, 24 shkurt 2020: Bashkë me entuziazmin, me euforinë dhe me një dozë të nënkuptueshme ligësie, në krejt librin, por sidomos në të 139 toponimet e “shpjeguar” (f.59-85), bie në sy PADITURIA, mosnjohja e asaj pjese të shkencës gjuhësore që quhet etimologji. Autorët e këtij libri, titujt shkencorë i kanë, por nuk janë etimologë. Atëherë shtrohet pyetja: Ku e gjejnë kurajon këta dy zotërinj t’i hyjnë një fushe të diturisë, në të cilën edhe vetë njohësit e mirë të kësaj dege shkencore e ndiejnë veten shpeshherë të pasigurtë dhe të rrëzikuar?!

U
në po përmend këtu vetëm disa raste, sa për ta ilustruar pohimin tim të mësipërm.

Etimologjia e makrotoponimit BAR, (në shqip TIVAR), siç e kanë „shpjeguar“ këta dy autorë, nuk i afrohet askund së vërtetës. Formën BAR sllavët e kanë marrë nga italihtja veneciane ANTIBARI, duke mos përdorur parashtesën ANTI-. Forma shqip TIVAR, të cilën dy autorët nuk kanë dashur as ta shënojnë, është qartësisht e shpjegueshme me shprehjen *NË TË VAR, me domethënien e një vendi, në të cilin arrihet duke u VARUR tatëpjetë. Sinonimi i kësaj shprehjeje toponimike do të ishte: NË TË ZBRITUR. Këndej e kanë marrë të huajt me formën ANTIVARI (nga një formë e mëhershme arbërishte *ËNË TË VAR), pastaj, nisur nga ideja që diku përballë ndodhej një qytet me emrin BARI, formën ANTIVARI e kanë kthyer, sigurisht marinarët, në formën ANTIBARI. S’u prishte punë marinarëvet që BARI ndodhej, jo përballë Tivarit, por përballë Himarës. Atyre u mjaftonte ngjashmëria tingullore.

Sllavët nuk kanë marrë prej administratës veneciane vetëm emrin e Tivarit, por edhe emrin e Shkodrës, SKADAR, nga SCUTARI (Skutari), emrin e Durrësit, DRAČ (Draç), nga DURAZZIO (Duracio) etj. E gjithë kjo dëshmon që sllavët kanë zbritur në këto anë shumë vonë dhe se ata nuk kanë ardhur këtu masivisht. E gjithë historia e mëvonshme dëshmon që sllavët, në territorin e Malit të Zi të sotmit, nuk kanë ardhur masivisht. Ka në Akademinë Dokleate të Shkencavet dhe Artevet, profesorë që e pohojnë këtë të vërtetë me plot gojën.

Topnime të „shpjeguar“ krejt gabim në këtë libër ka plot. Pothuajse të gjithë. Edhe emri CRMNICA (Cërmnica), edhe emri ŚESTANI (Shestani), edhe LIVARI (Ljarja), edhe KRAJINA (Kranja), që të gjithë këta toponime janë „shpjeguar” aq gabim, sa unë jam i deyruar ta vë nën thonjëza fjalën „shpjeguar“.

Në krejt territorin e kësaj komune, me përjashtim të Shestanit e Kranjës, ku i kanë shënuar disa emra vendesh shqip, sa për të thënë se „ne i shohim gjërat objektivisht“, dy autorët e këtij libri ASKUND nuk kanë shënuar toponime në gjuhën shqipe.



Kalaja e qytetit të Barit


Unë këtu po i rendit vetëm disa nga ata toponime (jo të Shestanit e Kranjës, por të Gropës së Tivarit), që autorët e nderuar „kanë harruar“ t’i shënojnë edhe shqip: Tivari, Tivari Nalt, Han’i Tivarit ose Tivari Poshtë, Rrasa e Tivarit, Kalaja e Tivarit, Mezjahu, Oborri i Baktivet (vendi ku nxirreshin bagëtitë për shitje), Mhalla e Magjypvet, Nëngjyteti, Ura e Madhe, Ullishta e Tivarit, Fusha e Tivarit, Maranjt, Te Ullija e Egër (pikë ndarëse midis Ujëmirit, sllavisht Dobra Voda, dhe Peçuricës), Kroni i Zalefit, Bregu i Detit, Bishti i Vollujc‘s, Shpella e Kuqe, Kroni i Bushtrës, Mej‘ e Baltnavet, Kroni i Shkall‘s, Rruga e Shkall‘s, Mej‘ e Shkall‘s, Te Rrenimi, Rruga e Kunor‘s, Thngilli i Madh, Thngilli i Vogël, Gryk’e Muzhic‘s, Qaf’e Sutormanit, Mej’e Sutormanit. Të gjithë këta toponime e hidronime gjenden, siç e thashë, jo në Shestan e Kranjë, por brenda qytetit të Tivarit dhe në afërsi të Tivarit. Kryesisht në atë pjesë të kësaj komune që shqip i thonë Grop’e Tivarit, në qendër e në periferi.

A i kanë injoruar autorët qëllimisht toponimet shqip të Gropës së Tivarit, apo për mungesë informacioni?! Por kur një studiuesi i mungon informacioni, ai duhet ta thotë se i mungon informacioni!

Dukuria më flagrante, falsifikim mirëfilli i qëllimshëm, është paraqitja jo reale e patronimisë, e llagapevet të familjevet, pa thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë dukuri tepër antifqinjësore. Sigurisht, krejt ky FALSIFIKIM I QËLLIMSHËM, është mbështetur në të quajturin “FAKT I KRYER”, me të cilin çdo pushtues synon ta përjetësojë pushtimin e vet. Por shkencëtarëvet malazias nuk u ka hije ta paraqesin një pushtim, i cili ka ndodhur 134 vjet më parë, si një punë të mirë, si një fitore të gjyshërvet të tyre. Aq më tepër, kur dihet (dhe autorët në fjalë duhet ta dinë më mirë se kushdo tjetër), se kombi malazias është ekzistencialisht i lidhur me kombin shqiptar.

Që nga pushtimi i Tivarit nga ana e principatës malaziase në janar të vitit 1878, mbi popullsinë shqiptare autoktone të këtyre trevave, është ushtruar presion permanent, i pandërprerë, shkombëtarizues. Si rezultat i presionit shkombëtarizues, i cili vazhdon edhe sot, patronimet e familjevet shqiptare regjistrohen me formën malazezo-sllave. Formë, e cila, në të vërtetë, prapashtesën –VIĆ (-IĆ) nuk e ka sllave, por e ka të huazuar nga latinishtja. Unë, megjithkëtë, nuk po shtyhem në shpjegime më të detajuar. Sllavishtet e kanë të huazuar mbi 80% të fjalorit të vet.

Mua nuk më besohet që këta dy autorë nuk e dinë që një pjesë e madhe e banorëvet të komunës së Tivarit nuk janë sllavë, por janë shqiptarë. Megjithkëtë, aty nuk ka asnjë fjali që do ta sqaronte lexuesin mbi përkatësinë etnike të atyre banorëve. Pse?! Është krejt e qartë: Ata po gëzohen që Kombi Shqiptar po rrudhet dita-ditës!

Vëllazëria e shkruar Ðokić (f.89), është Gjokaj nga Rjepsi, fshat fqinj me Gurrzën. Vëllazëria e shkruar Ðonović (f.89) është Gjonaj nga Lukiqi i Shestanit të Sipërm. E kështu me radhë... Kur i lexon, njeriu nuk di nga kush të indinjohet më shumë: nga autorët e këtij libri, që nuk janë aspak të përgjegjshëm për çfarë shkruajnë, apo nga vetë BARTËSIT e këtyre patronimeve, që nuk e kanë as krenarinë më elementare për ta ruajtur identitetin e vet. (Kërkoj ndjesë, nëse në ndonjë rast do të jem i pasaktë.)

Është shkruar Čejović (f.89), duhej shkruar Çejaj;

Është shkruar Ðurović (f.89), duhej shkruar Gjuraj;

Është shkruar Martinović (f.89), duhej shkruar Martinaj;

Është shkruar Karanikić (f.89), duhej shkruar (?) Ndrekaj;

Është shkruar Delibaśić (f.89), duhej shkruar Delibashi;

Është shkruar Maljević (f.90), duhej shkruar Malaj;

Është shkruar Marović (f.90), duhej shkruar Maraj;

Është shkruar Mujić (f.90), duhej shkruar Mujaj;

Është shkruar Mustafić (f.90), duhej shkruar Mustafaj;

Është shkruar Pavlović (f.90), duhej shkruar Palaj;

Është shkruar Pep'onović (f.90), duhej shkruar Pepgjonaj;

Është shkruar Perazić (f.90), duhej shkruar Pereziqi;

Është shkruar Peročević (f.90), duhej shkruar Peroçi;

Është shkruar Ramić (f.90), duhej shkruar Rama;

Është shkruar Unkaśević (f.90), duhej shkruar Ujkashaj;

Është shkruar Alović (f.91), duhej shkruar Alaj;

Është shkruar Bajramović (f.91), duhej shkruar Bajramaj;

Është shkruar Čelić (f.91), duhej shkruar Çelaj;

Është shkruar Dedić (f.91), duhej shkruar Dedaj;

Është shkruar Dźaferović (f.91), duhej shkruar Xhaferaj;

Është shkruar Kara'uzović (f.91), duhej shkruar Karagjozi;

Është shkruar Kolović (f.91), duhej shkruar Kolaj;

Është shkruar Ljukić (f.91), duhej shkruar Lukiqi;

Është shkruar Mar'okić (f.91), duhej shkruar Margjokaj;

Është shkruar Markoč (f.91), duhej shkruar Markoçi;

Është shkruar Marković (f.91), duhej shkruar Markaj;

Është shkruar Martinović (f.91), duhej shkruar Martinaj;

Është shkruar Metović (f.91), duhej shkruar Metaj;

Është shkruar Mustafagić (f.92), duhej shkruar Mustafagaj;

Është shkruar Nikočević (f.92), duhej shkruar Nikoçaj;

Është shkruar Nilić (f.92), duhej shkruar Nilaj;

Është shkruar Peročević (f.92), duhej shkruar Peroçi;

Është shkruar Polović (f.92), duhej shkruar Pollaj;

Është shkruar Popović (f.92), duhej shkruar Popaj;

Është shkruar Tafulić (f.92), duhej shkruar Tafuli;

Është shkruar Alibaśić (f.93), duhej shkruar Alibashi;

Është shkruar Asanović (f.93), duhej shkruar Hasanaj;

Është shkruar Bardić (f.93), duhej shkruar Bardhaj;

Është shkruar Čelić (f.94), duhej shkruar Çelaj;

Është shkruar Čelebić (f.94), duhej shkruar Çelebia;

Është shkruar Čobrenović (f.94), duhej shkruar Çobndreaj;

Është shkruar Dabović (f.94), duhej shkruar Dabaj;

Është shkruar Dibra (f.94), është në rregull;

Është shkruar Dragović (f.94), duhej shkruar Dragaj;

Është shkruar Ðokić (f.94), duhej shkruar Gjokaj;

Është shkruar Ðokmarković (f.94), duhej shkruar Gjokmarkaj;

Është shkruar Ðokvučić (f.94), duhej shkruar Gjokvuçaj;

Është shkruar Ðonović (f.94), duhej shkruar Gjonaj;

Është shkruar Ðurović (f.94), duhej shkruar Gjuraj;

Është shkruar Ðurperović (f.94), duhej shkruar Gjurperaj;

Është shkruar Dźaferović (f.94), duhej shkruar Xhaferaj;

Është shkruar Hodźić (f.94), duhej shkruar Hoxha;

Është shkruar Janković (f.94), duhej shkruar Jankaj;

Është shkruar Junković (f.94), duhej shkruar Junkaj;

Është shkruar Karanikić (f.94), duhej shkruar (?) Ndrekaj;

Është shkruar Lukolić (f.94), duhej shkruar Lukkolaj;

Është shkruar Maljević (f.94), duhej shkruar Malaj;

Është shkruar Mar'okić (f.94), duhej shkruar Margjokaj;

Është shkruar Mar'onović (f.94), duhej shkruar Margjonaj;

Është shkruar Marinović (f.94), duhej shkruar Marini;

Është shkruar Markoč (f.94), duhej shkruar Markoçi;

Është shkruar Marković (f.94), duhej shkruar Markaj;

Është shkruar Marović (f.94), duhej shkruar Maraj;

Është shkruar Marstijepović (f.94), duhej shkruar Marstjepaj;

Është shkruar Muratović (f.94), duhej shkruar Murataj;

Është shkruar Mustafagić (f.94), duhej shkruar Mustafagaj;

Është shkruar Mustafić (f.94), duhej shkruar Mustafaj;

Është shkruar Nikpaljević (f.94), duhej shkruar Nikpalaj;

Është shkruar Paljokić (f.94), duhej shkruar Palokaj;

Është shkruar Perčobić (f.94), duhej shkruar Perçobaj;

Është shkruar Pecović (f.95), duhej shkruar Peci;

Është shkruar Pekić (f.95), duhej shkruar Pekaj;

Është shkruar Pep'onović (f.95), duhej shkruar Pepgjonaj;

Është shkruar Peroč (f.95), duhej shkruar Peroçi;

Është shkruar Popović (f.95), duhej shkruar Popaj;

Është shkruar Staniśić (f.95), duhej shkruar Stanishaj;

Është shkruar Stanković (f.95), duhej shkruar Stankaj;

Është shkruar Śabović (f.95), duhej shkruar Shabaj;

Është shkruar Śainović (f.95), duhej shkruar Shahini;

Është shkruar Unkaśević (f.95),duhej shkruar Ujkashaj;

Është shkruar Vučetić (f.95), duhej shkruar Vuçaj;

Është shkruar Vukmarković (f.95), duhej shkruar Vukmarkaj;

Është shkruar Zagora (f.95), është në rregull.

Është shkruar Metović (f.96), duhej shkruar Metaj;

Është shkruar Musličić (f.96), duhej shkruar Muslia;

Është shkruar Sulejmanović (f.96), duhej shkruar Sulejmani;

Është shkruar Durović (f.97), duhej shkruar Duraj;

Është shkruar Nikočević (f.97), duhej shkruar Nikoçaj;

Është shkruar Marljukić (f.100), duhej shkruar Marlukaj;

Është shkruar Mavučić (f.100), duhej shkruar Maruçiqi;

Është shkruar Nilić (f.100), duhej shkruar Nilaj;

Është shkruar Śabović (f.101), duhej shkruar Shabaj;

Është shkruar Vučetić (f.103), duhej shkruar Vuçaj;

Është shkruar Demirović (f.104), duhej shkruar Demiri;

Është shkruar Divanović (f.104), duhej shkruar Divani;

Është shkruar Ðulamerović (f.104), duhej shkruar Gjylameraj;

Është shkruar Fazličić (f.104), duhej shkruar Fazlia;

Është shkruar Habibović (f.104), duhej shkruar Habibi;

Është shkruar Hamzić (f.104), duhej shkruar Hamzaj;

Është shkruar Ibrahimović (f.104), duhej shkruar Ibrahimi;

Është shkruar Isić (f.104), duhej shkruar Isaj;

Është shkruar Kalamperović (f.104), duhej shkruar Kallamperaj;

Është shkruar Krčiković (f.104), duhej shkruar Kërçiku;

Është shkruar Lukolić (f.105), duhej shkruar Lukkolaj;

Është shkruar Ljuljić (f.105), duhej shkruar Lulaj;

Është shkruar Maljević (f.105), duhej shkruar Malaj;

Është shkruar Markolović (f.105), duhej shkruar Markolaj;

Është shkruar Martinović (f.105), duhej shkruar Martinaj;

Është shkruar Metović (f.105), duhej shkruar Metaj;

Është shkruar Mujić (f.105), duhej shkruar Mujaj;

Është shkruar Omerbaśić (f.105), duhej shkruar Omerbasha;

Është shkruar Pecović (f.105), duhej shkruar Peci;

Është shkruar Peroč (f.105), duhej shkruar Peroçi;

Është shkruar Peročević (f.105), duhej shkruar Peroçi;

Është shkruar Sinanović (f.105), duhej shkruar Sinanaj;

Është shkruar Śabić (f.105), duhej shkruar Shabaj;

Është shkruar Śehović (f.105), duhej shkruar Shehu;

Është shkruar Toskić (f.105), duhej shkruar Toska;

Është shkruar Vrakić (f.105), duhej shkruar Vraka;

Është shkruar Zaganjor (f.105), duhej shkruar Zoganjori;

Është shkruar Maljević (f.107), duhej shkruar Malaj;

Është shkruar Marinović (f.1107), duhej shkruar Marini;

Është shkruar Hajdarević (f.107), duhej shkruar Hajdaraj;

Është shkruar Laković (f.107), duhej shkruar Laku;

Është shkruar Mujić (f.107), duhej shkruar Mujaj;

Është shkruar Mustafić (f.107), duhej shkruar Mustafaj;

Është shkruar Paljević (f.107), duhej shkruar Palaj;

Është shkruar Pep'onović (f.107), duhej shkruar Pepgjonaj;

Është shkruar Veljović (f.107), duhej shkruar Velaj;

Është shkruar Karanikić (f.108), duhej shkruar (?) Ndrekaj;

Është shkruar Ljuljić (f.108), duhej shkruar Lulaj;

Është shkruar Marović (f.108), duhej shkruar Maraj;

Është shkruar Marvučić (f.108), duhej shkruar Maruçiqi;

Është shkruar Stanković (f.108), duhej shkruar Stankaj;

Është shkruar Truś (f.108), duhej shkruar Trushi;

Është shkruar Alibaśić (f.109), duhej shkruar Alibashi;

Është shkruar Mustafić (f.109), duhej shkruar Mustafaj;

Është shkruar Dźaferović (f.110), duhej shkruar Xhaferaj;

Është shkruar Ljaković (f.111), duhej shkruar Laku;

Është shkruar Lukić (f.111), duhej shkruar Lukiqi;

Është shkruar Maljević (f.111), duhej shkruar Malaj;

Është shkruar Mujić (f.112), duhej shkruar Mujaj;

Është shkruar Mustafić (f.112), duhej shkruar Mustafaj;

Është shkruar Peročević (f.112), duhej shkruar Peroçi;

Është shkruar Ramić (f.112), duhej shkruar Rama;

Është shkruar Suličić (f.1123), duhej shkruar Sylçja;

Është shkruar Tafica (f.113), është në rregull;

Është shkruar Ardolić (f.114), duhej shkruar Ardolli;

Është shkruar Metović (f.116), duhej shkruar Meta;

Është shkruar Mujić (f.116), duhej shkruar Mujaj;

Është shkruar Mustafić (f.116), duhej shkruar Mustafaj;

Është shkruar Śabović (f.117), duhej shkruar Shabaj;

Është shkruar Duraković (f.118), duhej shkruar Duraku;

Është shkruar Śabović (f.119), duhej shkruar Shabaj;

Është shkruar Vučetić (f.119), duhej shkruar Vuçaj;

Është shkruar Ljaković (f.1120), duhej shkruar Laku;

Është shkruar Marinović (f.120), duhej shkruar Marini;

Është shkruar Markoči (f.120), duhej shkruar Markoçi;

Është shkruar Mustafagić (f.120), duhej shkruar Mustafagaj;

Është shkruar Vučetić (f.120), duhej shkruar Vuçaj;

Është shkruar Dabović (f.121), duhej shkruar Dabaj;

Është shkruar Cuca (f.124), është në rregull;

Është shkruar Maljević (f.138), duhej shkruar Malaj;

Është shkruar Marvučić (f.138), duhej shkruar Maruçiqi;

Është shkruar Perčobić (f.138), duhej shkruar Perçobaj;

Është shkruar Stanković (f.140), duhej shkruar Stankaj;

Është shkruar Vukmarković (f.141), duhej shkruar Vukmarkaj;

Është shkruar Kurtić (f.144), duhej shkruar Kurti;

Është shkruar Kurtović (f.144), duhej shkruar Kurtaj;

Është shkruar Peroč (f.144), duhej shkruar Peroçi;

Është shkruar Marinović (f.145), duhej shkruaj Marini;

Është shkruar Śainović (f.152), duhej shkruar Shahinaj;

Është shkruar Śainović (f.174), duhej shkruar Shahinaj;

Është shkruar Premović (f.218), duhej shkruar Premaj;

Është shkruar Vučedabić (f.219), duhej shkruar Uzhdabiqi.


Para 75 vjetësh u vranë në Tivar, nga forcat shovinite malaziase, disa mijëra shqiptarë nga Kosova, të prurë aty me pretekstin se po i çonin në frontet e luftës kundër nazizmit. Kjo plagë vështirë se mund të shërohet ndonjëherë. Por kjo që e gërvishta këtu, është edhe më e rëndë. Ata që na u vranë aatëherë, nuk e mohuan vetëveten. Vdiqën si shqiptarë. Por këta banorë tradicionalë të Tivarit, vendës prej se ka zënë fill historia e ilirëvet, nuk po vriten si ata që u vranë tradhtisht më 1945-n. Këta, duke e mohuar naivisht etnitetin e vet, po e vrasin vullnetarisht vetëveten, po vrasin gjyshërit dhe para gjyshërit e vet dhe po vrasin naivisht e verbërisht edhe pasardhësit e vet.

A ka kush t'ua shpjegojë bashkëkrahinasvet të mi këtë vetëvrasje kaq poshtëruese?!

Ç’po bëjnë gazetat tona, të Tiranës e të Prishtinës?! Ç’po bëjnë revistat (me përjashtim të një “Buzuku”, lënë vetëm diku në një fshat të Ulqinit)?! Ç’po bëjnë televizionet tanë, që s’po lënë pa pasqyruar qindra vrasje individuale e s’po u kujtohet as ta përmendin një vrasje kaq tragjike kolektive?!

Ka nëpër gazetat tona me dhjeta faqe me emra pensionistësh, të cilëvet u rritet pensioni 3%, ka me dhjeta faqe me emra ish të burgosurish që dëmshpërblehen, ka me dhjeta faqe fituesish të llotarivet, por nuk ka nëpër gazetat tona lista emërore shqiptarësh që e humbin, që e shesin a që e falin identitetin e vet. A nuk është kjo një gjendje mjerane, jo veç e mediavet, por e krejt vetëdijes sonë kombëtare?!

Të gjitha këto familje që i rendita aty më sipër, e dinë që janë familje shqiptare. Sado që propagandues të ndryshëm, me forma nga më të ndryshmet, janë munduar t’ua kultivojnë mendimin se “nuk janë shqiptarë”, secili prej pjesëtarëvet të këtyre familjeve e di të vërtetën, e di çfarë është. Ka midis këtyre shqiptarëve, madje edhe nga ata që nuk dinë të flasin shqip. Por prapë, edhe ata e dinë çfarë janë. Asnjëherë nuk është keq të kthehesh në origjinën tënde. Është keq të ikësh nga origjina jote, duke gjetur gjithfarë justifikimesh. Është keq ta “zbukurosh” veten me pupla pëllumash të huaj. Madje edhe sorrash të huaja, duke i hedhur në pleh puplat e tua natyrale.

Sigurisht, patronimi i dikujt, mbiemri i dikujt, mund të ndryshohet me presion, me frikësim apo thjeshtë me mashtrim, por rikthimi te mbiemri yt i dikurshëm nuk mund të bëhet kurrsesi me kurrfarë frikësimi. Rikthimi te mbiemri yt, në të vërtetë, te identiteti yt, mund të bëhet vetëm duke e kuptuar që të parët e tu ose ti, keni bërë gabim. Vetëm kur njeriu e kupton që është bërë gabim, bëhet e mundur që ai ta korrigjojë gabimin. Natyrisht, njerëzit duhet të bisedojnë njëri me tjetrin. Duhet të debatojnë. Kush ka të drejtë? A kanë të drejtë ata që po na thonë se është bërë gabim kur na janë ndërruar mbiemrat, madje kur edhe nacionaliteti na është ndërruar nëpër dokumente, apo po bëjmë gabim ne që po vazhdojmë ta quajmë veten malazezë, kroatë, boshnjakë, sërbë, myslimanë? Vetëm shqiptarë nuk po i themi vetes! Pse nuk po i themi vetes shqiptarë, kur në të vëretë jemi shqiptarë?!

Duke bërë debate të këtillë, mund të arrihet madje edhe te një VENDIM KOLEKTIV, fisnor apo grupor: “HAJT, TË KTHEHEMI ATJE KU NA TAKON!” A do të ndodhë një mrekulli e tillë ndër shqiptarët e Tivarit?! Unë besoj që mund të ndodhë. Në historinë e popujvet ka pasur edhe kthesa të këtilla.

Gjokë Dabaj, Durrës Janar - shkurt 2020

(FUND)


_______________________


GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (1)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9690

***

GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (2)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9691


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks