SHKRIMI
e premte, 03 korrik 2020

MËHILL ELEZI: KALAJA ALBANE E PETRALBES (PETRO ALABAM)

Tiranë, 25 Mars 2020: « Petro Alabam – Petralba, ngrihet rreth 30 mijë hapa larg Petrelës, 25 mijë hapa larg Krujës e Stelushit.… Ky është një vënd në Mat, i ndërtuar në një majë mali, i vogël, por që s’i trembet asnjë furie armike, përveç urisë. Veç kësaj, lumi i Matit duket si ia shton këtij vendi jo me bukurinë, se sa fuqinë mbrojtëse dhe dobinë ». - Marin Barleti, « Historia e jetës dhe bëmave të Skanderbegut ».



Albanët, kjo popullsi pas pellazge, banonin që në thellësi të prehistorisë në të dyja anët e vargemaleve të Tumenishtit, duke përfshirë, fushat e Milotit, Mamurrasit, Ishmit, Fushë Krujës e Tiranës, si dhe zonën nga Kanjoni i Shkopetit deri në Lugun e Xibrrit. Kjo popullsi përfshinte dy krahina. Në anën perëndimore, Tumenishtin me qendër Qytezën Alban (Albanapolin – Zgerdheshi), ku dallohen dhe kalatë e qytezat Nuaja, Sebastja, Kruja, Preza, Tirana, Dajti, Pershqopi e Petrula. Në anën lindore dallohet Klisura me qytezat Kethroni, Symberi, Petralba, Komsia dhe Klisoli, me minjerat dhe punishtet e Lunresë.



Popullsia e Komunitetit Alban gjatë periudhës antike bashkëjetoi me komunitetin e Pirustëve që banonin në lindje të Lumit të Ardoksanit (Matit), me Bardhinët dhe Epirotët e veriut që banonin në jug të trojeve të tyre, në lindje kishte pirustet. Në mesjetën e hershme Albanet e Symberit, Kethronit, bashkëjetuan me dyert e mëdha të Kastriotëve, Gjonëmeve, Skurajve, Spanve Balsheve, Kurtikeve dhe Topijajve, e Matrasejve.



Kalaja Arbërore e Petralbës hodhi shtat, në territorin e lashtë të Albanëve, në Krahinën e Klisurës, në kohën kur është krijuar etnosi arbër. Megjithëse themelet e saj nuk janë studjuar, hamendësohet, të jetë ndërtuar nga feudalë vendas, të bashkësisë së albanëve të Klisurës, në udhënajë e shek. të VI-të, kohë në të cilën, kalaja e lashtë e fqinje e Xibrit (Cimberit), kishte filluar ta humbiste rëndësinë e saj.

Petralba, qyteza kala, u ndërtua në pikën më të lartë, të fshatit Fshat të zonës së Klosit, në një kreshtë të kodrave malore në lartësinë 878 m. Muret e kalasë janë të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç gëlqereje. Ne vitet 70 të shekullit të kaluar, dalloheshin dhe më një shikim sipërfaqësor, themelet e dy kullave të fortesës, në anën perëndimore të saj, kishte fragmentë të murit rrethues të fortesës. Brenda mureve rrethuese nuk dukeshin gjurmë ndërtesash banimi, ndërsa në anën jug-perëndimore të qytezës arbërorë, aty ku ndan kufiri më Fshatin Bill Kamen, me këtë emër njihet fshati Gur i Bardhë në këtë periudhë, kishte gjurmë ndërtesash banimi, por janë të gjitha gjasat se Qyteza e Petralbës ka qenë ndërtuar e duhet kërkuar poshtë në fushë.



Kalaja e Petralbës duke u ndërtuar në këtë pikë strategjike të Malit të Darsit, kundronte e kontrollonte pjesën më të madhe të Luginës së Matit, si dhe aksin e disa rrugëve kryesore si :



Rrugës së Arbrit, që niste nga Durrësi, Albanapoli, Pershqopi e Petrula (Petrela), Qafë Murrizë zbriste në këmbë të fortesës së Petralbës, e vijon në Klos, ku ndahet në dy degë: njëra kalon në kalanë arbërore të Cerujës, kalanë pirusto- ilire të Stelushit, më pas zbret e kalon nëpër luginën e Drinit drejt Prizrenit, Maqedonisë e Bullgarisë për të vijuar drejt Azisë. Dega tjetër ishte aksi Petralbë – Qafëbuall, Ura e Topojanit, kalatë e Grazhdanit e Sfetigradit e shkonte drejt Shkupit. Një aks tjetër niset nga porti i Durrësit të lashtë, në qytezën e Adrianopolit – Ndroqit, në Tiranë, Zgërdhesh e nëpermjet Krujës, kalon në Qafështamë. Kalaja e Ketës, kalaja e Xibrrit dhe e Petralbës bashkohen me Rrugën e Arbërit, me aksin për të cilin folëm më lart. Petralba lidhet nëpërmjet një tjetër aksi tjetër me qytezën ë Komsisë e cila, kalon nëpër fshatrat Dars, Fullqet, Gurrë, Komsi dhe Klisol. Në këto katër akse, gjejmë të ndërtuara ura me harqe : në Shënpremte të Frankthit, në Dars, Ura e Vashës, Ura e Hoxhajve, Ura tek Pazari i Urës mbi Lumin e Matit, e cila duhet të ketë qenë më 6 -7 kambë, ura me hark kemi dhe në Klos, në Patin. Keto ura janë të ndërtuara, disa që në shekullin e V- të të erës sonë, e disa në shekullin XII-të. Këto akse karavanesh të lashta e këto ura me harqe, të cilat për nga teknika e ndërtimit nuk janë pas urave të rrugës Egnatia, flasin për vlerat historike që ka patun ngritja e kësaj kalaje -qyteze me vlera shumatore për kohën dhe fuksionet që kreu.



Kalaja e Qyteza e Petralbës, e vendosur në këtë vend strategjik, dhe duke qenë në këtë aks të rëndësishëm rrugor, shquhet për historinë e saj, në tre periudhat me të rëndësishme historike të Arbërit. E para është periudha e krijimit te etnosit Arbër, që i takon shek VI-të. E dyta eshtë periudha e krijimit të shtetit të Arbërit të shekullit XI-XII-të. E treta është periudha e Shtetit Feudal Shqiptar i udhehequr nga Gjergj Kastrioti – Skanderbeu i shek XV-të, ku qyteza, dhe pse për një periudhë vetëm gjysëm shekullore, ka bërë e lënë një histori me vlera të mëdha kombëtare, që ka tërhequr e do të tërheqë vëmendjen e historianëve, etnografëve dhe etnologeve shqiptarë.



Pushtuesi osman e shkatërroi nga themelet, kalanë me qytezën e saj, në fundin ë shekullit XV-të. Pas shatërrimit të qytezës dhe kalasë, pjesa më e madhe e popullsisë qytetare e kalasë, që ka mundur t’i mbijetojë luftës me armikun, strehohet në fshatin fqinj të Gurit të Bardhë, fshat i cili, në atë kohë njihet me emrin Petro Bianco në regjistrat kishtarë latinë, dhe Bill-Kamen në gjuhën bullgare e që perdoresh në atë kohë, të paktën deri në shek XVI-të, pasi më këtë emër gjendet në regjistrat kadastralë osmane, të këtyre shekujve, dhe në regjistrat kishtarë latinë, të vetmët dokumenta të shkruara qe njihen deri më sot.



Për rolin e qytezës së Petralbës, në dy periudhat e para të jetës së saj, që përbëjnë edhe periudhën më të gjatë dhe me një veprimtari të gjërë kombëtare është shkruar fare pak. Kujdesi i paktë në studimin ë rrënojave të saj, ka ardhur, edhe se Kalaja e Qyteza Arbërore e Petralbës nuk është parë kurrë nga studiuesit si kala e Albanëve, por vetëm si kala e Kastrioteve. Kjo ka ardhur sa për arsye mosnjohje e sa për mos vlerësim të njëjtë të periudhave historike, dhe sa dhe për faktin, se në trevat e Matit, historia shkruante se banohej nga komuniteti Ilir i Pirustëve dhe jo edhe nga albanët- ilirë, të dyja këto popullsi pas pellazge.



C. Ptolemeu që në fillim të gjysmës së shekullit të II-të pas Krishtit kishte saktësuar prezencën e komunitetit të albanëve në këto troje, duke vendosur në hartë dhe kryeqendrën e tyre Albanopolin dhe disa qytezave të tyre të kësaj kohe. Ne kishim kohë që theksonim përkatësinë Albane të kësaj qyteze kala. Por vetëm në vitin 2002, vëllimi i parë (botimi i dytë) i tekstit të Historisë së Popullit Shqiptar, saktësonte, se Albanët ilirë shtriheshin në trojet që përfshihen në mes të lumenjve Erzen dhe Mat, duke përfshirë pra dhe Petra Albanin, ose Petralbën.



Vlerat kryesore të historisë së kësaj kalaje arbërore të kohës para skanbegejane të cilat duhen vlerësuar janë : Vetë emri i këtij komuniteti si dhe vetë emri i qytezës se Petralbës, pasi ky emër e lidhte me Albanapolin e Ptolemeut, e ndoshta dhe me Albat e Eneo Dardanidit apo Trojanit, e emrin e Albave (qytezave) të tjera që kanë bërë e lënë histori në trojet shqiptare, me emrin e albanëve që jep Ataljati, me emrin dhe veprën e parisë së Petralbës në krijimin e etnosit arbër, në themelimin e Principatës dhe Shtetit të Arbërit, me qendër qytezen Alban – Dukagjin – Mat, të cilat duke vlerësuar historinë e tyre në etapa të ndryshme historike sjellin argumentin për të shpjeguar lashtësinë dhe gjenezën e emrave Albanë dhe Albani. Emri dhe historija e Petralbës flasin për vlerat e kostumit të nuses së Gurit të Bardhë, një veshje qytetare aristokratësh. Këto vlera shfaqen me disa patronimi si Xira, Bada, Vrano dhe disa tradita të lashta. Më pas vjen historia e saj plot lavdi, skanderbegjane, si dhe periudha e rezistencës së kësaj popullsije kundër pushtuesit osman, reziztencë e cila ka lënë një histori, të tërë, pasi në këto troje do të lindin figura të mëdha si Pjetër Budi, Ibrahim Tema Hoxhe Dalliu.



Për historinë e rolin e kësaj kalaje gjatë periudhës së Shtetit të Kastriotit, me bëmat e rolin e Petralbës dhe qytetarëve të saj në këtë periudhë me vlera shumatore, bëri që në shumicën e shkrimeve e botimeve të gjysmës së dytë të shekullit XX-të filloi të pasaportizohet me emrat, Kalaja e Skënderbeut. Kalaja e Gurit të Bardhë gati sa u harrua emri i saj si kala Arbërore.



Historiani, Marin Barleti, në veprën e tij, kalanë albane të Petralbës e vendos në breg të Lumit të Matit, fakti që të dhënat i jep në veprën e tij, për largësinë e kësaj kalaje nga Petrela, Kruja e Stelushi, përputhen, siç përputhet dhe përshkrimi i pozicionit gjeografik të vendodhjes, të bind plotësisht se bëhet fjalë për kalanë arbërore të Petralbës, ngritur në Majën e kodrës së fshatit Fshat të Klosit. Gjithashtu për këtë kala, biografi i Gjergj Kastriot – Skanderbegut, Barleti na informon se “Ushtrija e Skënderbeut, pas kalasë së Krujës e asaj të Petrelës, mori dhe kalatë e Petralbës e Stelushit” e kjo ndodhi në fillim të dhjetorit të vitit 1443. Faqe pas faqeje, në veprën e tij madhore, Barleti na informon gjithashtu për Petralbën, se ajo në kohën e Shtetit të Kastriotit u bë një nyje tregtare, bazë vrojtimi e informacioni, bazë furnizimi, por edhe vend ndenjeje e familjes së Kastriotëve. Po këtë linjë, shkon dhe legjenda e banorëve vendas për këtë kala si “këtu ka le gjali i Skanderbegjut”, “këtu pushonte Skanderbegju”, “këtu Skanderbegju fali Moisiun e Dibrës”, “këtu ka banue Donika, e shoqja e Skanderbeut”. Këto të dhëna përligjin rolin që luajti kalaja e Petralbës gjatë epokës së Shtetit Feudal Shqiptar të Gjergj Kastriotit Skanderbegut.



Le të rikthehemi përsëri në rolin e kalasë së Petralbës në komunitetin Alban e më pas shtetit të Arbërit. Theksova se, duke mos e njohur këtë territor, ku është ngritur Petralba si trevë e popullësisë Albane, duke mos e parë këtë kala e qytezë, si qytezë të albanëve dhe të arbërit mesjetsar historia e vetë kalasë, por edhe e Albanëve dhe arbërit mesjetar, e krijimit te etnosit arbër, eshtë cunguar si pa dashje, dhe pa e kuptuar për pasojat që lë pas.



Në përgjithësi, kjo dobësi vihet re në të shumtën e kalave mesjetare shqiptare, që përgjithësisht, në histori trajtohen si kala të Skënderbeut, kjo për të vlerësuar epokën legjendare të Kastriotit. Ky emërtim, jo gjithnjë shkencor, ka ulur interesin dhe kujdesin për të vlerësuar historinë e këtyre kalave para epokës së Kastriotit. Kjo dukuri nuk ka qenë në shumë raste thelbësore, por në historinë e kalasë së Petralbës duket se ka rrjedh ndryshe, ndoshta, duke krijuar dhe rrjedhoja jo shkencore.



Barleti, për herë të parë, na sjell këtë kala me emrat, Petro Alabam e më pas Petralba. Përkthyesi, S. Prifti, e përktheu emrin Petralba, - Gur të Bardhë. Duke e indentifikuar me fshatin fqinjë. Emërtimi Guri i bardhë u fut në histori dhe u njësua me kalanë e Petralbës. Emri i kalasë arbërore të albanëve Petro Alabam, dhe vlerat historike të saja në kohën e arbërit, u lanë në harresë. Fati i kalasë mbeti pa emër për pesë shekuj, Albanët si popullsi që ndërtuan qytezën e kalanë dhe punuan e luftuan për krijimin e shtetit të Arbërit, që i la dhe emrin Albanit ose Arbës së Dukagjinit, kryeqendrës së Shtetit të Arbërit nuk zunë vendin e duhur dhe të merituar në Historinë e Popullit Shqiptar.



Duke pranuar faktin, se kalaja e Petralbës, ose Petro Albami, është kalaja e fshatit Fshat, ose fshati pa emër, që dikur emertoheshin fushat e qytezës së Petralbës, pasi është ngritur mbi kodrën e këtij fshati, dhe që kur u përkthye vepra e Barletit, u njësua me emrin e fshatit fqinj, Guri i Bardhë, duke sjellë një pështjellim të pazakontë në historinë e trevës.



Në studimet e mija kam shprehur mendimin se kjo pasaktësi ka shkaktuar pasoja në shpjegimin e emrave Albanë, Albani Alba. Kalaja e qyteza e Petro Albam – Petralba, duke qenë se është territor i Albanëve, i shërbeu këtij komuniteti. U ndërtua nga Albanët, përdorimi i emrit latin Petro (gur apo tulla të vjetra), na bën të mendojmë se komuniteti alban u ndihmua në ndërtimin e kalasë nga mjeshtër latinë, e ndërtimi u krye sipas stilit romak.



Emri i Kalasë, Petro Albami, ose Petralba, që na njofton Barleti, duhet përkthyer në versionin, qyteza e gurtë e Albanëve, emërtim që përputhet si me historinë e qytezës dhe me kuptimin që na jep gjuha shqipe. Të vazhdojmë më tej arsyetimin. Në këtë kohë, kur Marin Barleti shkruan për Petro Albamin – Petralbën, fshati Guri i bardhë në defteret kadastrale osmane të vitit 1467, emërtohet Bill-Kamen, emërtim bullgar, që përkthehet Guri i Bardhë. Në shekullin e XVII -të, fshati Guri i bardhë, në regjistrat kishtare të Venedikut emërtohet – Petro Bianco, emërtimi, që vjen nga latinishtja që në gjuhën shqipe përkthehet Guri i Bardhë. Nëse përpiqemi të kuptojmë gjenezën e emrit të kalasë së Petralbës, që na jep Barleti, Petra Albam- Petralba, dallojmë se rrënja e fjalës është Alba, fjalë që nënkupton, agimi i mëngjesit, rrezet e para të dritës, lindjen e diellit, që sjell shpresën e jetës e bardhësisë së saj. Kjo na sjell në kujtesë albat – qytezat e para pellazge, që nisen të hedhin shtat që në shekullin e XI-te para K, me ndërtimin e Alba Langos, ngritur në Kodrat e Romës së më vonëshme, e cila u pasua me ngritjen e disa dhjetëra qyteteve me këtë emër jetëdhanës në të gjithë Europën, përfshirë dhe Ballkanin, emër që na sjell në kujtesë Albanopolin, kryeqendrën e popullatës Albane për të cilin po flasim, po dhe emrat Albani Albanezëm apo emrat albulenë, Albasan, e Alban, etj.



Përfundimisht me përkthimin jo të saktë të emrit të Petralbës, kalasë që Albanët ngritën mbi kodrën e fshatit Fshat shohim se si u la në harresë emri Albanë.



Duhet pranuar një e vërtetë historike e rolit që luajti populli i Gurit të Bardhë pas pushtimit osman e pas rrafshimit të kalasë. Për të kuptuar këtë rol duhet të dimë se fshati Guri i Bardhë mori pamjen e një qendre banimi të populluar me rreth 200 familje, (kujtoj se Shkodra në këtë kohë kishte 250 familje). Kjo erdhi se pjesa më e madhe e banorëve të qytezës së Kalasë së Albanëve gjetën strehë në fshatin strategjik dhe disi të veçuar të Gurit të Bardhë një pjesë tjetër në Qytezën e Krujës, jo pak kanë emigruar, kuptohet që pjesë janë dëmtuar nga lufta. Pra, popullsia qytetare dhe një pjesë e parisë së Petralbës u strehuan dhe u bënë pjesë e banorëve të fshatit të Gurit të Bardhë, duke i shtuar historisë shqiptare edhe një shembull më shumë të unitetit shqiptar. Kostumi popullor i gruas së Gurit të Bardhë duhet të jetë i banorëve të qytezës, ndoshta dhe lidhet me veshje të familjeve të aristokracisë feudale e, ndoshta dhe të Kastriotëve, që e quanin veten edhe Arbër edhe Epiriotë. Ka dhe patronime të sotme në fshatin Guri i Bardhë, që lidhen me qytezën e lashtë të Petralbës si Xira, Duka, ndoshta Kont Urani, gjenerali legjendë i Kalasë së Krujës është gjaku i qytezës së albanëve.



Përpjekja për të sqaruar emrin e Kalasë së Albanëve ose kalasë së agimit dhe shpresës, rrit vlerën e fshatit të Gurit të Bardhë, risjell dinjitetin e fshatit Fshat, sjell në kujtesë se emrin - Alba, albanët emra të cilët paraardhësit e shqiptarëve e përdorën si simbol të bardhësisë, mirësisë, shpresës, atë shpresë që lind natyrshëm kur biejnë rrezet e para të diellit ose shpresa që sjell djelli rrezet e para të tija, ose agimi i ditës së re.



Emri Alba, vjen nga shqipja e lashtë Pellazgjike. E ndeshim atë, në historinë shqiptare, jo vetëm në toponime, antroponime, patronime, po se ky emër përjetësoi jo vetëm emrin e shqiptarëve të lashtë, por dhe të gjithë shqipfolsëve në mbarë Evropën prehisorike. Alban, edhe sot është një emër sa gjeografik aq dhe historik e etnik, që përhap e rrezaton histori teje të lashta me vlera shumatore për prehistorinë e gjuhësinë evropjane, dhe pa asnjë ekuivok është gur themeli i gjenezës pëllazgjike të albanëve paraardhëseve të shqiptarëve dhe historisë tonë të re.



Duke e përkthyer tërësisht gabim emrin e kalasë së albaneve, historia e emrit të popullit tonë, pësoj këtë radhë pa dashje goditjen e radhës :



Goditjen e parë, Albat, kupto, gjeneza pellazgjike shqiptare, e mori nga lufta pa ndërprerje, që në fillimet e shekullit X-të para lindjes së Krishtit, kohë kur romakët e helenët, më piksynimin e qartë të tyre, mohuan qytetërimin e lashtë pellazgjik, dhe e shpalluar veten imperatorë të fillimevë të qytetërimit evropian, për këtë ata shkatërruan nga themelet çdo Albë në Shqipëri, dogjën e eleminuan e tjetërsuan, për tridhjetë shekuj më radhë, çdo dokument që përmbante historinë e albave, qytetërimin pellazg e gjuhën shqipe.



Goditjen e dytë, Albat, e historia shqiptare e mori, më mos shkrimin edhe sot të prehistorisë evropës dhe me mohimin për dekada me radhë të tezës se pellazgët janë paraardhës direkt të shqiptareve.



Goditjen e tretë, Albat e historia shqiptare, e mori, e kam fjalën në të shkruar, kur nisi të shkruhet historia e Shqipërisë, kur, historianët shqiptarë duke mos i vlerësuar qëllimet e dy goditjeve të para, këtë radhë pa qëllim, paraqitën Ilirët si parardhës të shqiptarëve e jo pëllazgët – ilirë e pasardhësit e tyre të drejtëpërdrejtë, albanët, epirotët e dardanët, dhe paraqitën ilirishten si gjuhë paraardhëse të gjuhës shqipe, e jo pëllazgjishten, e cila është vetë gjuha shqipe. Me këtë, vlerësoj arritjen e madhe të historisë shqiptare, e cila gjatë shek XX-të arriti të argumentojë autoktoninë shqiptarëve dhe lashtësinë e tyre.



Në këtë vazhdë vijnë radhazi gabimet e moskuptimit të permbajtjes së hartës së Ptolemeut, kujdesi i zbehtë për tu marrë me Albanapolisin e popullsinë, me Albat e tjera shqiptare, përfshij këtu edhe Petralbën, Arbën apo Albanin, Dukagjinjn, emrin dhe historinë e Shtetit të Arbërit, emrin e Albulenës, Albasanit, Dalbneshtit, të Arbanës po dhe qindra fjalëve të tjera shqipe, që kanë rrënjët : fjalën Alba.



Në qoftë se jam në udhë të mbarë, atëherë na jepët mundësia të konstatojmë se : emri Alban, jo vetëm nuk u harrua për IX shekuj, siç pretendohet nga disa historianë shovinistë, por përkundrazi bëri e la histori në këtë kala-qytezë, e në vendbanime të tjera si kalaja e Arbës në Dukagjin, Albulena në Kurbin, Mali i Arnit, madje me rrënjë të fjalës alb e arb gjejmë dhe në dhjetra emra të tjerë. Dhe studimet e ardhëshme, do të vazhdojnë me siguri, të na japin të dhëna të tjera, e që do t’i hapin udhë rolit të Albanëve në kohën e Perandorisë Bizantine, në krijimin e shtetit të Arbërit dhe në mos romanizmin e sllavizimin e popullësisë së këtyre zonave.



Historia e saktë e Petralbës do të hapë udhë për të shkruar më me kujdes historitë e kalave e qytezave ilire arbërore të Tiranës, Matit, Mirditës, Krujës dhe Kurbinit, në të gjitha periudhat e jetës së tyre, perfshi dhe kohën lavdimadhe të Luftës 25 vjëçare të Ushtrisë së Shtetit Feudal Ushtarak Shqiptar të shek XV-të me në krye Gjergj Kastriotin – Skandërbegut, do të hapë udhë, dhe fshatit Fshat ti kthehet emri Petralba, që emri Albanë të zë vendin e vet në prehistorinë e shqiptarëve së bashku me emrat : arbanë, dardanë epirotas, kështu do të ndriçohet më mirë historia e katundit Guri i bardhë dhe fshatit Dars, ky i cili mban një emër të lashtë pellazg e do të hapë udhë studimeve të mëtejshme në kërkim të historisë së qytezës së Petralbës dhe vlerave historike të gjithë Pellgut të Matit.

© Mëhill Elezi

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania

Marrë me disa shkurtime nga Libri - Qyteza e kala albano- pirusto- arbërore në Mat


________________________

Biblografia :



- Historia e Popullit Shqiptar, vellimi i parë botimi i dytë

- Virgjili Eneida, Gatti Enxo, Ilirët

- Dorsa Vinçenc, Shqiptaret, Misioni i Tyre Historik.

- Barleti, Marin, Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriot -Iskanderbegut.

- Elezi Mëhill, Gegnishtja dhe Prejardhja e Shqiptarve.

- Elezi Mëhill, Qyteza e Kala albano- pirusto- arberore ne Mat.

- Ptolemeu, Claud, Harta

- Elezi Mëhill, Rranxa – Kundroje Historike.

- DKO, Kazaja e Matit dhe Ivrakes, viti l467.

- Elezi Mëhill,Qyteza e kala albano- pirusto- arbërore ne Mat.


______________________


MËHILL ELEZI: QYTEZA E KALAJA STELUSHIT

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9816

***

MËHILL ELEZI: KALAJA ALBANE E PETRALBES (PETRO ALABAM)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9817



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks