SHKRIMI
e diel, 24 shtator 2017

SABRI KIҪMARI: FLETË E SHKËPUTUR NGA DITARI - NË KUJTIM TË HEROIT FADIL VATA

Australi, 25 prill 2017: "Prill-Maj 1990/ Kam ardhur nga Gjermania në Zvicër. Këtu mbahet e pamja për Fadilin. Kanë ardhur edhe prindërit e Fadilit. Janë njerëz të urtë dhe shumë të dashur. Gjenden në mesin tonë papritmas. Njihen me kaq shumë vetë, shokë të djalit."

***




Bochum (RFGJ), 25 prill 1990/

Ka vdekur Fadili. Fadil Vata. Shoku im i dashur. Nuk mund ta besoj! Fadili është shumë i ri për të vdekur. Ai është shumë i nevojshëm, për të vdekur. Ai është i pazëvendësueshëm, për të vdekur. Nuk mund ta pranoj! Lëvizja nuk mund të mbetet pa njërin nga drejtuesit më të devotshëm të saj. Ne, shokët e tij, nuk mund të mbetemi pa fjalën e tij të peshuar. Populli nuk mund të mbetet pa birin e saj të denjë. Po! E vërteta e hidhur, në të shumtën e rasteve, është e vërtetë. Ka vdekur Fadili ynë, me të cilin bisedonim për këtë, ose atë detyrë, për këtë, ose atë aksion. Ka vdekur në moshën më të mirë: atëherë kur mund të jipte më së shumit për luftën për liri si udhëheqës dhe organizator.

Posa e marr këtë lajm të hidhur, vetvetiu më kujtohet takimi i parë me Fadilin. Pastaj mendja më shkon te Aliu, Afrimi, Fahriu dhe takimi i fundit me të, biseda e fundit telefonike. M’u kujtua ai Fadili i buzëqeshur, i veshur thjeshtë dhe pastër, me gazeta nën sjetull, tek vinte për t’u takuar në bazat tona të shumta: te xha Shabani në Mirofc, te xha Neza në Divjakë, te Kujtimi në Obiliq. M’u kujtua Fadili serioz në diskutime për çështje të rëndësishme të luftës. Serioziteti dhe këmbëngulja për të shpjeguar deri në fund, për t’i shkoqitur problemet. Durimi i pafund i tij.

Do të nisem patjetër për në Zvicër, do ta takoj për herë të fundit Fadilin
...

Arau (Zvicër), Prill-Maj 1990/

Kam ardhur nga Gjermania në Zvicër. Këtu mbahet e pamja për Fadilin. Kanë ardhur edhe prindërit e Fadilit. Janë njerëz të urtë dhe shumë të dashur. Gjenden në mesin tonë papritmas. Njihen me kaq shumë vetë, shokë të djalit.

Për më shumë se dhjetë ditë qëndrojmë me babën dhe nënën e Fadilit në Arau të Zvicrës bashkë me shumë aktivistë të Lëvizjes. Prindërit e Fadilit qëndrojnë të fortë, të papërkulur. Na habisin të gjithëve me qëndrimin e tyre! Presim mbi dhjetë ditë së bashku deri sa e përcjellim kufomën. Qeveria Jugosllave refuzon hyrjen e kufomës së Fadilit. Ia kanë frikën për së vdekuri. Kanë frikë nga idetë tona të drejta për Liri dhe Republikë. Beteja ligjore përfundoi me sukses. Jugosllavët u detyruan të pranojnë. Fadili do të varroset në vendlindje. E përcjellim kufomën deri në aeroport me dhembje të madhe. Ndarja me prindërit e Fadilit është papërshkrueshëm e rëndë.



 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks