SHKRIMI
e martë, 17 korrik 2018

HOMAZHE NË 19 VJETORIN E RËNIES SË TETË DËSHMORËVE TË KOMBIT NË FUSHËBETEJAT E GOROZHUPIT (DT3 / TF2) GJATË OPERACIONIT 'SHIGJETA' - NË PASHTRIK, 26 MAJ - 10 QERSHOR 1999

Pashtriku.org, 22 maj 2018:

Të nderuara familje të dëshmorëve

të nderuar bashkluftëtarë të TF2'shit,

19 vjet më parë në DT3 / TF2 (me komandant Fazli Berisha) në zonën e Gorozhupit u zhvilluan betejat më të lavdishme të UÇK'së, në kuadër të Operacionit 'Shigjeta' të Pashtrikut (26 maj - 10 qershor 1999), i drejtuar nga komanda e Shtabi Operativ me seli në Cahan…

Në këto beteja të përgjakshme ranë tetë dëshmorë:

1. Bafti N.Haxhiu nga Vitia. Ishte zëvendës komandant i Kompanisë së Dytë, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 - rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore).


2. Salih H.Zenuni nga Vitia. Ishte ushtar i Skuadrës së II'të, në Togun e II'të, të Kompanisë së II'të, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, (në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup - afër lagjes Martinaj), rreth 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe afër 300 metra përballë lagjes së parë të Gorozhupit, aty ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.


3. Astrit H.Suli, nga Berati. Ishte komandant i Skuadrës së III'të, në Togun e I'rë, të Kompanisë së II'të, njësia TF2. Astrit H.Suli ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, (në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup - afër lagjes Martinaj), 100 - 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe 250 - 300 metra përballë lagjes së parë të Gorozhupit, aty ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.


4. Aliriza S.Selmani nga Tetova. Ishte ushtar i Skuadrës së III'të, në Togun e I'rë, të Kompanisë së I'rë, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, (në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup - afër lagjes Martinaj), 150 - 200 metra në anën e majtë të karaullës dhe 250 - 300 metra përballë lagjes së parë të Gorozhupit, aty ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.


5. Safet Z.Peci nga Mitrovica. Ishte Komandant i njësisë Speciale - vëzhguese - diverzante, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 31 maj 1999, rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore).


6. Ejup T.Kosumi nga Vushtrria. Ishte snajperist në njësinë Speciale - vëzhguese - diverzante, njësia TF2. ka rënë dëshmor më 31 maj 1999 rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore).


7. Xhelal B.Sopi nga Dardana - ish'Kamenica. Ishte ushtar i Togut të II'të të Kompanisë së I'rë, në njësinë TF2. Ka rënë dëshmor më 1 qershor 1999, afër 100 metra nën kullën e vrojtimit - përballë Pashtrikut.


8. Zejnullah Rr.Zejna nga Sojeva e Ferizajit. Ishte ushtarë i artilerisë, në njësinë TF2. Ka rënë dëshmor, më 3 qershor 1999, afër 150-200 metra nën kullën e vrojtimit - përballë Pashtrikut.

***

HOMAZHE NË 19 VJETORIN E RËNIES SË DESHMORËVE

Në 19 vjetorin e operacionit "Shigjeta" që u zhvillua në Pashtrik, Këshilli Organizativ i TF2'shit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe në vendet ku kanë rënë dëshmorët - në Gorozhup.


1. Me 26 maj 2018, nga ora 10:00 - homazhe në varrezat e dëshmorëve të Kombit, Bafti N.Haxhiu dhe Salih H.Zenuni në Viti;


2. Me 27 maj 2018, nga ora 11:00 - homazhe për dëshmorin e kombit Astrit H.Suli, në Kuçovë të Beratit, dhe nga ora 17:000 - homazhe për dëshmorin e Kombit, Aliriza S.Selmani, në Tetovë;


3. Me 31 maj 2018, nga ora 9:00 - homazhe për dëshmorin e Kombit, Ejup T.Kosumi në Stanofc të Vushtrrisë, dhe nga ora 10:00 - homazhe për dëshmorin e Kombit, Safet Peci - Boletini, në Mitrovicë;


4. Më 31 maj 2018, në ora 12:00, në Gorozhup në vendërënjen e dëshmorëve ku janë vënë pllakat e tyre përkujtimore do të vendosen kurora lulesh për dëshmorët. Vendtakimi do të jetë në fushën e Gorozhupit, afër vendit të rënies së dëshmorit, Salih H.Zenuni.


5. Më 1 qershor 2018, nga ora 11:00 - homazhe për dëshmorin e Kombit, Xhelal Sopi - në Petrovë të Dardanës (ish-Kamenicës);

6. Më 3 qershor 2018, nga ora 10:00 - homazhe për dëshmorin Zejnullah Rr.Zejna, në varrezat e dëshmorve në Ferizaj.


Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për të gjithë dëshmorët e Kombit!

(Përgatiti kryeredaktori i pashtrikut, Sh.Berisha, 22 maj 2018)






kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks