SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

SHERADIN BERISHA: DËSHMORËT BAFTI HAXHIU DHE SALIH ZENUNI NUK ISHIN USHTARË TË

Pashtriku.org, 12 tetor 2018: Botuar më 2 qershor 2018 në facebook / (Reagim me shkas) - Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Bafti Haxhiu (më 26 maj 2018) në Viti u mbajt një tubim përkujtimor, ku mori pjesë edhe Ruzhdi Saramati. Me këtë rast ai flet për Bafti Haxhiun dhe Salih Zenunin, të cilët ranë dëshmorë, gjatë operacionit "Shigjeta" në fushëbetejat e Gorozhupit. R.Saramati pasi i përshendet të pranishmit në sallë, për dëshmorët Bafti Haxhiun dhe Salih Zenunin thotë se: "Këta dy trima që morën pjesë në luftën e Pashtrikut në kuadër të brigadës së tyre 128 sulmuese, dhanë provimin kombëtar për të gjithë brezat e familjeve të tyre".

A është e vërtetë, se Baftiu dhe Salihu morën pjesë në luftën e Pashtrikut në kuadër të brigadës së tyre 128 sulmuese"?! siç deklaron Ruzhdi Saramati!

Jo nuk është e vërtetë!

Cila është e vërteta?

Lexoni në vijim të dhënat e sakta (bazike) për dëshmorët:

BAFTI N.HAXHIU (1955 - 1999)

Bafti Nexhip Haxhiu ka lindur më 11 qershor 1955 në fshatin Skifteraj (ish Gjylekar) të Vitisë. Ka punuar në Zvicër dhe në pranverën e vitit 1999 iu bashkua radhëve të UҪK-së. Përgatitjet psiko-fizike dhe taktiko - ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit (prill - maj 1999).

Bazuar në dokumentet arkivore të Shtabit të TF-2'shit, gjatë Operacionit 'Shigjeta', Bafti N.Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së dytë - me komandant Isa Ademin nga Kumanova, në njësinë TF-2 në krye me eprorin Fazli Berisha që operonte në Drejtimin Taktik nr.3 (DT3) - Gorozhup… Kur Isa Ademi tërhiqet nga vija e frontit, komandant i Kompanisë së dytë emrohet Agim Muharrem Meha nga Ferizaji.

Bafti N.Haxhiu ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në pjesën malore, rrëzë Pashtrikut.

***

SALIH H.ZENUNI (1979 - 1999)

Salih Halim Zenuni, ka lindur më 26.08.1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë. Salihu stëvitjet ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit, ndërsa në operacionin "Shigjeta" të zhvilluar në Pashtrik (26 maj - 10 qershor 1999) mori pjesë në Drejtimin Taktik nr.3 (DT'3) - Gorozhup…, në njësinë ushtarake TF'2, të komanduar nga eprori, Fazli Berisha.

Bazuar në dokumentet arkivore të Shtabit të TF-2'shit:

- Salih Halim Zenuni ishte ushtar i Skuadrës së dytë, me komandant Halim Rrahim Halili nga Tërpeza e Vitisë;

- në Togun e II'rë, me komandant Nuhi Halabaku, nga Pozharani i Vitisë;

- të Kompanisë së II'të, me komandant Isa Ademin nga Kumanova.

Salihu ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup - afër lagjes Martinaj, rreth 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe rreth 300 metra përballë vendit ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.

***

Në këtë ditë nga kompania e II'të e TF2-shit kanë rënë dëshmorë edhe:

1. Astrit Hekuran Suli, (1976 - 1999) nga fshati Luzaj (Kuçovë) i Beratit dhe

2. Aliriza Selman Selmani, (1973 - 1999) nga Tetova.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!


_______________

Shikoni videon ku flet Ruzhdi Saramati, me 26 maj 2018 në Viti:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2135888606640117&id=100006569958286



______________________________


SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FORCAT E UҪK'së TF2 DHE TF3 / DT3 - GOROZHUP, DHE DEMINIMI I ZONËS - GJATË OPERACIONIT "SHIGJETA" NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8086

***

SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FRONTIN E GOROZHUPIT (DT'3) GJATË OPERACIONIT "SHIGJETA" NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8083

***

SHERADIN BERISHA: RELIKET E USHTRISË SERBE NË FRONTIN E GOROZHUPIT, GJATË OPERACIONIT 'SHIGJETA', MAJ - QERSHOR 1999 (Shtojcë: BUNARI I UҪK'së)!

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8085

***

Në 18 vjetorin e Operacionit "Shigjeta"/

SHERADIN BERISHA: OPERACIONI 'SHIGJETA' I TEJKALON PËRMASAT E "BRIGADËS 128"! (FOTO)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6557

***

SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN "SHIGJETA" NË PASHTRIK, MAJ - QERSHOR 1999

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8087


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks