SHKRIMI
e diel, 29 mars 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E ABDULLAH TAHIRIT (35)

Pashtriku, 5 shkurt 2020:

7.11 Abdullah Tahiri

Lindi më 2.9.1956 në Malishevë të Gjilanit.

Shkollimin fillor e ndoqi në Malishevë, të mesmin e filloi në Gjilan dhe e përfundoi në Bujanoc, kurse atë të lartë, Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Duke qenë njëri ndër organizatorët e demonstratave të 11 dhe 26 marsit të vitit 1981, u përjashtua nga fakulteti, pa të drejtë studimi në Universitetin e Kosovës.


Fillet patriotike tek Abdullahu datojnë që në fëmijëri, sepse ai rrjedh nga një familje që asnjëherë nuk e pranoi pushtetin serb, duke e kundërshtuar me armë në dorë. Kështu bëri gjyshi i tij, Hajdar Tahiri i cili ishte luftëtar i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës nën udhëheqjen e Mulla Idrizit dhe të cilin për këtë shkak pushtuesit serb, më 24 dhjetor 1944, në vendin e quajtur “Çeremindnik” e pushkatojnë dhe e groposin në një varr masiv bashkë me shumë shqiptarë të tjerë të fshatit e të Anamoravës. Ndërsa babai i Abdullahut ishte pjesëmarrës i Luftës së Raincës, më 10 e 11 nëntor 1944 kundër brigadave partizane-çetnike serbe.

Në veprimtarinë ilegale të Grupit Revolucionar e më pastaj të OMLK-së Abdullahu u angazhua nëpërmjet Bejtullah Tahirit.



Abdullahu është njëri prej organizatorëve të demonstratave të vitit 1981. Mbrëmja e 11 marsit 1981 Abdullahun e gjeti në mensën e studentëve, ashtu siç e kishte planifikuar. Ai me përmbysjen e tavolinës filloi shprehjen e pakënaqësisë dhe revoltës së studentëve. Abdullahu është njëri prej të parëve që kërkoi nga studentët që kërkesave ekonomike t’u bashkëngjisin edhe ato politike.

Marshimi në qytet më 11 mars 1981, i prirë nga Abdullahu, Riza Demaj, Ibrahim Nikqi, Ali Lajçi, Bajram Kosumi dhe shumë studentë të tjerë ishte i suksesshëm dhe u dha studentëve vullnet që të vazhdojnë demonstratat.

Abdullahu për një kohë kaloi në ilegalitet, sepse ishte piketuar nga policia dhe më 25 mars sërish takohet me shokët për të vazhduar me demonstratën e 26 marsit.

Abdullahu ndiqej, prandaj u detyrua të kalonte sërish në ilegalitet të thellë, por mori pjesë në demonstrata edhe më 1 e 2 prill.

Abdullahu nuk i shpëtoi dhunës policore, sepse e arrestuan dhe pas tre muaj hetimesh u lirua si i pafajshëm, në mungesë provash. Më vonë e arrestojnë sërish dhe e dënojnë nëntë muaj burgim.

Abdullahu mori pjesë edhe në demonstratat e fundviteve tetëdhjetë, kurse në fillim të dekadës vijuese mori pjesë në fushatën e pajtimit të gjaqeve dhe politikisht u angazhua në LDK.

Në maj të vitit 1997, Abdullahu vë kontakt me Bekim Berishën, Komandant Abeja i UÇK-së, në Shqipëri dhe atëherë nis angazhimet luftarake.

Ai kishte kontribuuar për formimin në Zonën e Karadakut njësitet e para të UÇK-së, duke dalë hapur me uniformë ushtarake, për t’i inkurajuar bashkëvendësit që të mobilizoheshin në Luftën Çlirimtare.

Veprimtarisë së Abdullahut armiqtë i kishin rënë në gjurmë dhe më 15 gusht 1998 e kishin arrestuar e dënuar me katër vjet burgim. Pas dënimit, nga burgu i Gjilanit e transferuan në atë të Dubravës, ku e vranë më 19 maj 1999.

Komanda e Zonës Operative të Karadakut e UÇK-së, për meritat dhe kontributin që kishte dhënë gjatë Luftës, si një nga themeluesit e UÇK-së për Zonën e Kradakut, dëshmorin Abdullah Tahiri e dekoroi me gradën gjeneralmajor.

VIJON...

_________________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E ISA KASTRATIT (34)

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=9599


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks