SHKRIMI
e enjte, 13 gusht 2020

SHERADIN BERISHA: URA E VJETËR E GURIT, NË QYTETIN MUZE TË PRIZRENIT

Pashtriku, 9 korrik 2020: Gjatë shekujve mbi Lumbardh të Prizrenit, u ndërtuan shumë ura por më e rëndësishmja prej tyre është Ura e Gurit, e cila gjindet në qendër të qytetit. Në anën lindore të saj gjendet Ura e ,,Arastës”, kurse në anën perëndimore gjendet Ura e ,,Naletit”.

Kjo Urë nga ana e djathtë lidh rrugën 'Saraçhanë' që të çon tek Shtëpia e Kulturës "Xhemali Berisha", ndërsa në anën e majtë shkohet drejtpërdrejt në sheshin Shatërvan, dhe vazhdon ta kryejë funksionin e urës për këmbësorë. Për shkak të vlerave të mirëfillta historike dhe të trashëgimisë, Ura e Gurit me vendimin nr. 2345, datë 31.12.1948 vihet nën mbrojtje të shtetit.

Ura është ndërtuar nga Ali Beu në vitin 1533, me gurë të skalitur e llaç gëlqeror. Ajo ka tri harqe, harkun e mesëm ku rrjedh lumi, dhe dy harqe anësore më të vogla.

Gjatësia e urës së vjetër ishte rreth 30m, ndërkaq ura e sotme (e ndërtuar në vitin 1982) është rreth 17m. Gjatësia e harkut të madh është 10m, lartësia 5m. Gjatësia e harqeve anësore 4m, lartësia 3m. Ura ka edhe një hark të vogël ndihmës me gjatësi 103cm dhe lartësi 160cm. Gjerësia e trasesë është 4,20m dhe është e shtruar me kalldrëm. Ura ka një rrethojë prej 40cm që përcjellë nivelimin e saj.

Gjatë historisë ura ka pësuar disa ndryshime, veçanërisht në vitet '60 kur u rregullua shtrati i lumit. Me këtë rast mbyllet harku i saj në të majtë të lumit. Në vitin 1963, me rastin e ndërtimit të aksit rrugor (sot "Remzi Ademaj") u dëmtua harku i anës së djathtë.

Ndërkaq më 17 dhe 18 nëntor 1979 kur ndodhën vërshimet e mëdha, Ura e vjetër u rrënua tërësisht, por më 05.06.1982 nis rindërtimi, ndërsa më 17 nëntor 1982 bëhet inaugurimi i saj.

Sot ekziston kjo urë që shihni në foto!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks