SHKRIMI
e enjte, 13 gusht 2020

SHERADIN BERISHA: TE RRAPI SHUMËSHEKULLOR I MARASHIT, NË PRIZREN (Njohuri bazike)

Pashtriku, 11 korrik 2020: Kompleksi i Marashit gjendet në pjesën lindore të Prizrenit dhe paraqet një simbiozë të këndshme të trashëgimisë natyrore dhe arkitektonike. Fjala Marash në gjuhën e vjetër persishte do të thotë - vend i freskët.

Në këtë kompleks paraqiten vlera monumentale të arkitekturës tradicionale dhe orientale të Prizrenit, ku ju mund të shihni edhe më tutje Xhaminë e Maksut Pashës, që daton që nga viti 1833, mauzoleun e rendit Saadi, objektin e restauruar të Mullirit të Pintollit, i cili kohëve të fundit po shfrytëzohet si restorant qumështor dhe disa shtëpi tradicionale urbane.

Kompleksi i Marashit krijon vazhdimësinë mes Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Kalasë së Prizrenit dhe vazhdon me grykën e bukur të Lumëbardhit. Nga Marashi mund të vazhdohet në këmbë rrjedhës së sipërme të lumit, përderisa tani shtegu i cili vazhdon për disa milje për një ecje të këndshme buzë lumit ose për vozitje me biçikletë, është ndërtuar. Shtigjet kanë një terren të përshtatshëm për vrapim bashkë me natyrën e mahnitshme, dhe përfundon në Kalanë e Prizrenit.

Në këtë Kompleks gjendet edhe Rrapi shumë shekullor. Rrapi i Marashit ndodhet në bregun e majtë të Lumëbardhit dhe është pjesë përbërëse e ketij kompleksi. Trungu i rrapit ka një vjetërsi 500 vjeçare dhe është i ngjashëm me Rrapin në Tërsten të Dubrovnikut dhe Rrapi i Ohrit.

Lidhur me rrapin ekzistojnë shumë të dhëna, të cilat flasin si për origjinën e tij ashtu edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur aty pranë. E dhëna e cila vazhdon të qëndrojë edhe sot është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme që eksiton në këtë kompleks!

Rrapi i Marashit ka lartësinë 20.90 m, me një diametër të kurorës që shkon në 12 m. Rrethi i trungut të tij në bazë është rreth 3 m., ndërsa fletët i ka të gjata 13 - 14 cm.

Me këto dimensione që ka ai paraqet një raritet të rrallë natyror. Lartësia mbidetare e këtij vendi (te Rrapi) është 417 m.

Rrapi është vënë nën mbrojtje ligjore në vitin 1959.

Uji që buron nën rrënjët e Rrapit ka ndikur në rritjen dhe jetëgjatësinë e tij, por mjerisht para një kohe në afërsi të lagjes, pasi u bënë disa punime për hapjen e një tuneli, në të cilin u ndërtua një rezervuar Rrapi ndien mungesën e ujit të mjaftueshëm. Duke u nisur nga kjo gjendje, duket se Rrapi (që ka rezistuar ndër shekuj) nuk ka përkujdesjen e nevojshme!!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks