SHKRIMI
e hënë, 19 tetor 2020

Gjekë Gjonaj: Familja e hershme dhe e sotme trieshjane

Ulqin, 7 tetor 2020: Familja trieshjane historikisht, dikur ishte tradicionale , patriarkale dhe mbështetej në një bashkim të njerëzve që jetojnë në një kulm, e formuar në bazë të bashkimit martesor. Karakteristikë e familjes trieshjane është se ajo gjithmonë ka jetuar me mendimin e zgjerimit të familjes dhe rritjes së familjes. Martesa bëhej për të lindur sa më shumë fëmijë e për t’i shtuar shtëpisë një njeri në punë. Çifti i ri lumturohej me lindjen e fëmjëve. Në të kaluarën, familjet patriarkale kërkonim me domosdo djem, për pasurim të familjes, për mbarësi e përparim. Prindërit u gëzoheshin djemve, ndërsa vajzave shumë pak. Në kujtesën historike të trieshjanëve të vjetër ka mbetur mendimi se ata shikonin të zgjidhnin për martesë djem e vajza të familjeve me shumë meshkuj, duke menduar se nusja e djalit do të lind djem. Gruaja që lindte djem ishte më e privilegjuar në familje. Një nga karakteristikat e familjes trieshjane tradicionale është se ka qenë e bashkuar, dhe secila prej tyre pothuaj ka pasur kontakt të mirë me anëtarët e tjerë.

Me rëndësi është të thuhet se kjo familje ka pasur të zotin dhe zonjën e shtëpisë. Ata kanë qenë përgjegjësit të cilët kanë caktuar rregullat se kujt çka i takon. I Zoti i shtëpisë ishte njeriu më me autoritet i familjes, më punëtori dhe shtrihej mbi çdo aspekt të jetës. Ai vetë punonte shumë për t’i bërë edhe të tjerët të punojnë. Detyra e tij ishte t’i mbrojë sa më mirë interesat e përgjithshme të familjes. I mësonte dhe i këshillonte gjindtë (njerëzit) e shtëpisë se si duhet të sillen dhe të veprojnë. Në shtëpi ai përpiqej që të jetë i paanshëm, dhe i drejtë. Të mos tregojë zemërim ndaj asnjërit dhe t’i caktojë secilit, qoftë edhe burrë e grua, një detyrë çdo ditë. Pa lejen e zotit të shtëpisë asnjëri prej anëtarëve të familjes nuk guxonte të largohej nga puna, nuk mund të shkonte në punë diku tjetër apo të kërkonte ndihmë mjekësore. Pa pëlqimin, respektivisht dëshirën e zotit të shtëpisë asnjë djalë ose vajzë nuk mund të fejohej e të martohej me dëshirën e tyre, të shkojë në shkollë e të kryejnë detyra të tjera, përveç se ato që ai ua kishte ngarkuar jo vetëm atyre, por edhe burrave e grave të tjera të familjes. Përveç këtyre i zoti i shtëpisë ishte personi i vetëm që kishte kontrollin e plotë mbi takulinën (qesen) e familjes. Çdo para (të holla për shpenzime) e fituar me djersë ose dhuratë e familjes duhej dhënë zotit të shtëpisë, i cili shpenzonte për të mirën e familjes sipas një rregulli të caktuar. Për blerjen dhe shitjen e pasurisë dhe prodhimeve që i zotëronte bashkërisht gjithë familja ai mund të këshillohej me burrat e tyre, por jo me gratë. Meqë mbante qesen e familjes( financat), i zoti i shtëpisë, në përgjithësi shkonte vetë në treg (pazar), ku i shiste prodhimet e veta dhe me të ardhurat blinte sende që ai i vlerësonte të nevojshme për familje, veshmbathje, kafe, sheqer, e cigare për të ruajtur dinjitetin (nderin) e familjes në sy të miqve. Në rast se i zoti i shtëpisë bëhej i paaftë fizikisht, sa nuk mund të merrte rrugën e gjatë dhe të vështirë nëpër male për të shkuar në pazar, caktonte një nga anëtarët tjerë të familjes. I zoti i i shtëpisë sipas traditës brenda në shtëpi rrinte në vendin e nderit në të djathtë të oxhakut. Kur hynte në dhomë i zoti i shtëpisë, të gjithë ngriheshin në këmbë dhe qëndronin ashtu deri sa të ulej, Në rast se ai mbante armën, dikush prej familjarëve i merrte pushkën apo armët e brezit dhe i varte te dera ose në mur. Në prani të tij të rinjtë nuk mund të pinin as raki, as duhan. Në rast se ai kishte dëshirë për bisedë (muhabet) të tjerët e ndiqnin, ndërsa kur ai preferonte të heshtte, të tjerët nuk flisnin. Fëmijëve në praninë e tij u lejohej të qëndrojnë në dhomë, por jo të flasin me zë. Kur shtrohej dreka apo darka, asnjë anëtarë tjetër familjes nuk duhej të fuste lugën në çini-sahan (pjatë) para tij, ndërsa kur dilte nga dhoma ai kryesonte.

Rol të rëndësishëm në familjet e hershme (tradicionale) trieshjane e organizuar përmes së drejtës zakonore, e cila e ka cunguar sidomos femrën dhe ia ka humbur imazhin, luante edhe e zonja e shtëpisë, e cila caktohej (emërohej) nga i zoti i shtëpisë. Ky i fundit nëpërmjet saj (zojës së shtëpisë) sundonte gratë e familjes. Edhe ajo sikur i zoti i shtëpisë duhej të punonte me drejtësi, me mend, me urtësi dhe me paanësi. Ajo u jepte detyra, urdhëronte dhe mbikëqyrte punën që bënin gratë brenda shtëpisë, oborrit dhe kopshtit. Pozita e femrës (gruas) në shoqërisë tradicionale trieshjane jo vetëm që ishte e rëndë e shkaktuar nga prapambeturia e patriarkalizmi, por edhe nga ndikimi i normave zakonore, të mbështetura te Kanuni i Lekë Dukagjinit. Të drejtën kryesore ky kanun ia jep mashkullit, i cili përveç privilegjeve të ndryshme që gëzonte, kishte edhe të drejtën e sundimit të femrës.

Autoriteti i zotit dhe zonjës së shtëpisë ishte i padiskutueshëm në familjet tradicionale trieshjane. Ata vëmendje të posaçme i jepnin edukimit të fëmijëve. Brenda familjes tradicionale kryhej edhe funksioni edukativo - arsimor, krijohej personaliteti i fëmijës, mësohej edukata morale dhe edukata seksuale, krijohej ndjenja e respektit, mikpritjes, ndjenja e vlerës, e mbrojtjes dhe e ndjeshmërisë. Kështu, brenda kësaj familje e cila dikur ishte e shenjtë, fëmijët përgatiteshin për jetë, për profesionin e tyre, mësonin për mënyrën e arritjes së qëllimeve në jetë, për mënyrën e menaxhimit të ekonomisë shtëpiake, për përkrahjen e shëndetit fizik dhe mental të anëtarëve të familjes, për arritjen e standardit jetësor etj. qëndrueshme. Si element i rëndësishëm që ia vlen të përmendet është se familja trieshjane ka qenë gjithmonë bujare dhe kjo mund të vërehet të shembulli për pritjen e mysafireve ku gjithmonë kanë qenë të mirëpritur mysafiret në çdo familje në Triesh dhe janë ende po ashtu.

Goditja e parë që mori famlja trieshjane ishte emigrimi masiv. Trieshjanët të mësuar me qindra vjet me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, emigrimi masiv i viteve 1970 të shekullit të kaluar, ishte hapi i parë drejt thyerjes së këtyre rregullave familjare që kishin trashëguar ndër breza. Natyrisht që ky fenomen i ri (emigracioni) që hyri në jetën e trieshjanëve pati pasojat e veta. Largimi i familjeve të tëra bashkë me fëmijët e tyre të drejt emigrimit në SHBA dhe vende tjera në Evropë, u krijoj atyre kushtet për të bërë një jetë të pavarur. Kjo krijoj edhe përplasjen e parë midis brezave, e cila jo vetëm se nuk është tejkaluar ende , por duket se është thelluar edhe më shumë. Hyrja dhe depërtimi i një mentaliteti te ri në shoqërinë trieshjane e ka tundur, lëkundur dhe rrotulluar fort familjen trieshjane.

Ndryshimet dhe zhvillimet sociale që po ndodhin anembanë botës, me ardhjen e demokracisë, pa dyshim se kanë prekur edhe strukturën e familjes tradicionale shqiptare. Ajo sikurse edhe familja shqiptare dhe familja në Perëndim po kalon një periudhë tranzicioni dhe një krizë institucionale, e cila do të duhej të tërhiqte vëmendjen e sociologëve dhe antropologëve. Kjo krizë e ka ndryshuar fytyrën e familjes trieshjane në veçanti dhe familjen shqiptare në përgjithësi. Tashmë është e kaluar familja e madhe me tridhjetë e më shumë frymë, me gjysh, me gjyshe, kushërinj, e kushërira. Në kohën e sotme familjet trieshjane përbëhen vetëm nga prindërit dhe fëmijët. Modeli i ri i familjes trieshjane (shqiptare) ka bërë që autoriteti i prindërit është i diskutueshëm, e roli (ndikimi) i femrës më i madh. Thënë shkurt e troç tashmë familja e sotme (moderne) trieshjane, sikurse edhe familja shqiptare, ka humbur dy gjëra (elemente) madhore të cilat tek shqiptarët njihen si të “shenjta” e ato janë: solidariteti social dhe struktura e familjes së qëndrueshme. Magjia e familjes tradicionale trieshjane ka pësuar dhe vazhdon të pësojë ndryshme.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks