SHKRIMI
e hënë, 19 prill 2021

Ejup Ajdini: Një poezi për ftesë antologjie

Tetovë, 3 mars 2021:(Vështrim mbi librin e Nurie Emrullait “ Për gjysmën tjetër të hënës”, botuar nga Syth,Tetovë, 2019)

Poezia është ajo çka na mbetet pas së gjithash dhe na zgjon. Prandaj, fjala si e veçuar ka afësinë për të lidhur e krijuar nyje midis njeriut dhe jetës. Nyjet lidhen për të ekzistuar ne brend i të jetës e për ta pranuar realitetin që na rrethon. Kjo lloj dëshire për të lidhur nyje për jetën përmes poezisë është vërejtur edhe te poetja Nurie Emrullai, interesimi i saj për t’u marrë me poezinë duket se është një ndjenjë e kahmoçme. Letërsia është hapësira që na lejon t’i përvidhemi këtij realiteti që ndonjëherë mund të jetë edhe i ashpër me secilin nga ne, por poetja ka gjetur mjetin më të sigurt, jo vetëm për t’i ikur realitetit, por edhe për të njohur veten. Elementi parësor që kërkojmë në art është çasti kur bëjmë zbulimin e anës tjetër njerëzore, gjykimit ndaj bukurisë shpirtërore dhe poetike mbi gjërat tona thelbësore. Sa arrijmë të kuptojmë ne nga poezitë e Nuries, ajoi di mirë thëniet që kanë shkruar njerëz të artit dhe të botës humane mbi dashurinë, siçdo e theksoj thënien e Dostojevskit dhe e Nanës Tereze se: E bukura do ta shpëtojë botën. Padyshim, prej vargut poetik të Nuries, kuptojmë se poezia është arti i veçantë që na shpëton nga filozofia e kotësisë. Ajo na fal emocione poetike dhe na forcon aftësinë për t’u mrekulluar me fenomene që janë tash më të njohura e të jetuara për vetë njerëzimin. Në këtë mënyrë, e tërë poezia e kësaj poeteshe shpresëdhënëse është e ngjizur me ndjenja ndaj dashurisë dhe bukurisë së kësaj bote, e cila e ka kapluar thellësisht atë, e që në të vërtetë këto ndjenja rrinë përballë çdo shëmtie të botës dhe çdo realiteti që na rrethon.

Më çoni atje,

Ku perenditë janë në paqe me veten.

...........................................................

Të shkoj atje,

Ku gjallë akoma është dashuria

..........................................................

Ku njerëzit japin ditës dritë dhe

Shpirtin e ndjejnë gjallë brenda tyre.


Kjo nismë poetike na le përshtypjen e një antologjie më vete. Themi kështu, pasi Nuria është një pofesoreshë e pëgatitur mirë në fushën e artit letrar, shumë e qetë, pa asnjë ekoivok, siç thotë profesoreshë Vjollcë Berisha për Nurien se “ende pa e parë emrin e vet mbi një kopertinë libri vjen e formuar si krijuese, me trastën plot vargjee poezi që e mbërthejnë secilin lexues dhe bëjnë ta ndjejë drithmën të tij që sapo e ka shijuar diçka të bukur.”



Sa fillon ta lexosh këtë poezi, të sillet nëpër mend kjo botë kaq e madhe e shpirtit të kësaj poeteshe, e cila thur ëndrra të pafundme për bukurinë dhe dashurinë, e bën dhe lexuesin që lehtas të këndojë dhe të zhytet në thellësinë e këtyre ujrave poetik. Edhe pse brenda kësaj poezie kemi edhe përjetime të thella, e jo fort të favorshme për shpirtin e poeteshës, por, pikërisht poezinë e përdor si katrasis shpirtëror, kurse te lexuesi ndjehet një vrull estetik, pasi e motivon pafundësisht në mënyrë estetike për t’u përballuar me realitetin e ashpër të kohës. Edhe pse ëndrrat për të cilat shkruan poetja shpesh na duken pesimiste, e na sjellë vargun melankolik, ajo këtë e bën sa për ta trazuar pozitivisht qasjen e lexuesit ndaj fenomeneve shoqërore. Ky katarsis mbërthyes në këtë vepër poetike të jep shpresë për shtigje të reja të kësaj bote, sado që rrugët e jetës të na mbyllen. Themi kështu, pasi Nuria nuk na vë në pah përballjen me vdekjen e kësaj bote, siç mund ta hasim te ndonjë krijues tjetër, por te poezia e saj kemi sfidën që bën ajo për të bukurën dhe dashurinë e kësaj bote. Këto sfida ajo tenton t’i realizojë përmes ëndrrës jetësore, ashtu siç vepron bota, midis përballjeve dhe sfidave të përditshmërisë. Në veprën e saj ndryshon ëndrra dhe lufta për realitetin. Ashtu sa e qetë, po aq e thellë poetikisht, ajo është, siç do thoshte Vjollcë Berisha në parathënien e kësaj përmbledhje poetike, “... një un lirik i mençur, të dëlirë, të thellë ...dhe tani e thotë këngën e vet.”

Takon Zotin,

Ose për një ditë mohon Zotin përgjithmonë,

Përditë shoh se si toka vjen,

E vjenduke iu ngjitur hijes sime...

Aq sa shpesh nuk i dalloj dot.


Në këto vargje poetike të përmbledhjes “Për gjysmën tjetër të hënës” ajo dënon mashtrimin dhe lufton për shkëlqimin e plotë të jetës, ashtu siç do të duhej të dukej një realitet i mirëfilltë jetësor. Ajo e ka të qartë se nganjëherë vullkanet jetësore, nxjerrin nga thellesitë e nëntokës edhe gurët e çmuar, prandaj, ajo nuk dorëzohet dhe qendron heroikisht karshi të ultës dhe të shëmtuarës, për të treguar se njeriu mund të përballojë gjithçka dhe mësohet me çdo realitet që i vjen. Nëse jo më shumë, poetesha duke e mbajtur përbrenda gjithë lirikën e saj shpirtërore, përmes vargut nxjerrë në sipërfaqe xhevahiret poetike që do të ruhen si ornamentet më të çmuara të kësaj ane. Këto ndjesi janë përvëluese, pasi dalin nga llava shumë e thellë e shpirtit njerëzor. Kjo Krijimtari kaq serioze është më tepër se pasion, prandaj e bën të jetë bashkëdyzim i lehtë midis vuajtjes dhe dashurisë, por gjithnjë e vetëdijshme për rrugën e pandalshme të fatit njerëzor. Jo vetëm kaq, poetesha është në sfidëne pritjes së një ndodhie njerëzore, e cila i sjellë ankth dhe e mbush me plot dyshime, siç e thotë në vargjet:

Më thuaj cila pritje

S’ka hap varre nëpër kujtesë

Për t’i mbush ata me ëndrra t’lana n’gjys?

Ma thua dot?


Edhe pse kjo përmbledhje poetike është e para në krijimtarinë e saj, na duket si një krijimtari që rrjedhprej prej vitesh. Ajo është e lidhur emocionalisht me botën e saj poetike, por edhe për nga ndërtimi strukturor u përmbahet rregullave stilistikore dhe elementeve të teknikave moderne dhe pasmoderne në narracionin e saj krijues. Kësaj përmbledhje poetike nuk i mungon as vizioni universal, pasi dashuria dhe e bukura janë ndjesitë më të njohura të botës. Ajo në një formë të lehtë përdor qortimin paradoksal, me qëllim që të hapi rrugë nga më e bukura, e që bëhet bartëse e prirjeve pozitiviste në poezinë e saj, me një qasje të veçantë ndaj tematikës sublime. Kësisoj, kjo poezi bëhet më e qenësishme dhe fjalës i jep kahje në funksion si objekt të artit poetik.

Lamtumirat janë duar që mungojnë.

……………………………………..

Njëra dorë mban goten e verës,

Tjetra shtërngon fort dhe ledhaton jetën.

Një trandafil plot jetë, frymon.

Njëra gotë mbetet gjysëm.

Nga dora tjetër rrëshqet jeta…


Siç duket nga vargu i fundit, përveç përdorimit të shumë figurave stilistike si përdorimin e metaforës, simbolit e krahasimit, poetesha suksesshëm përdor edhe retiçencën me plot kujdes që vargut i jep forcë shpirtërore dhe lexuesi mund të imagjinojë edhe disa vargje të tjera deri sa të arrijë në konkluzionet e tij rreth botës poetike me retiçence.

Midis elemneve të spikatura estetike që dallohen si ndjenja për të bukurën dhe për të kundërtën e saj, të shëmtuarën, ndjenjat e së madhërishmes e të ultës, syri na zë një llambë të zbehtë të jetës, një atmosferë jo të rehatshme, pasi shpirti i poetes është i trazuar nga pesha e bukurisë për një dashuri që e do sipas vlerave të thellësive shpirtërore. Ajo do burim jete me ujë të pastër malësie, dhe atij burimi mermerin do t’ia ndërtojë vetë sipas shijes që ajo ka për jetën dhe të bukurën, si objekt bazë i estetikës. Meloditë e jetës do t’i përjetojësojnë ëndrrat e saj të bukura pranë burimit që ka filluar të rrjedhë ndër kohë. Pas kësaj kohe, mendojmë se arkitektët e artit poetik do të vijnë dhe të marrin monstrën se si ndërtohet një objekt shpirti dhe pastaj ta përhapin gjithandej. Gjithsesi se do të pyesin se kush e ndërton këtë shtëpi shpirti dhe përgjigjia do të jetë e thjeshtë: poetët si Nuria që po lënë gjurmë në kohë dhe letërsi.

Hej! Po ato janë veç drita.

E njeriu që lutet u beson edhe atyre

Duke i parë nën xham…

I merr për t’shenjta


Nurie Emrullai, këtë përmbledhje poetike e projektoi dhe e përjetoi larg trysnisë së patriarkalizmit të kohës, element që haset në rrethin tonë, sepse poetesha e jonë, duke pasur të formuar personalitetin e saj njerëzor dhe artistik, nuk mund të bie pre e këtij pushteti. Organikisht Nuria është vajzë e kulturës, e rritur me ajrin e letërsisë dhe me frymën atdhetare të Uskanës. Mjaft e familjarizuar me shpirtin civilizues të artit poetik. Ajo s’do mend se është e nxitur nga muza, pasi në asnjë varg të saj nuk duket as edhe një shtërzim vargu. Ajo shkruan për të njëjtën ADN-poetike, që e ndjejnë, e kuptojnë dhe e shijojnë vlerën e mirëfilltë poetike. Ajo i ka dhënë hapësirë vetes që t’i mbetet besnike vetëm muzës së saj.

Poezia më poshtë herë–herë na duket misterioze, por është e qartë se një poezi e tillë ka dalë nga një thellësi e madhe e “nëntokës“ shpirtërore, e me një krenari të veçantë, e cila na nderon të gjithëve si lexues të artit poetik, po aq e nderon edhe veten me këtë prurje të re poetike e mjaft fatlume për punën e saj të mëtejme. Ky është rezultat i një kompletimi të ri poetik. S’do mend se këto e kanë edhe filozofinë e tyre të thellë, e cila qartë dëshmohet te poezia “Thellësia”:


Po flejnë qetë ata që harruan kohë,

E ata që i harroi koha, s’flejnë, ëndërrojnë.

---------------------------------------------------

Na lindin t’i varrosim

Lindim t’na varrosin.


Padyshim se kjo përmbledhje poetike është një vepër pikante e letërsisë sonë të madhe dhe njëherit na kujton se çfarë vlerash letrare janë duke depërtuar në botën tonë artistike. Ajo na sjellë një përmbledhje të pazakonshme të dijeve dhe energjive të brendshme për të na dhënë më të mirën dhe kulmin e mundshëm të një ëndërrimi poetik. Me Nurien kuptojmë edhe brezin e saj që vjen plot shend në letrat tona. Kjo mrekulli poetike vjen bashkë me sakrificën në pritje, në pritje të një ideali mbarë shoqëror, që dita më ditë po i jep shije dhe hije ekzistencës sonë kulturore e kombëtare në tërësi. Me këto vargje ajo shpreh, jo vetëm mjeshtrinë e pendës së saj, por edhe unin dhe sfidën e saj më sublime. Kjo e çon autoren drejt një evulucioni, më mirë thënë revulucioni shpirtëror, duke e quajtur botën miope:

Botës varja.

Bota është miope.

Bota s’do t’ia di për ne, as për zë e shpirt

Gjaku është ujë për të

E trupi zgavër.

Eh, varja.


Binomi figurativ mbi dashurinë dhe të bukurën, është një mrekulli më vete, që mund të ketë jeta mbi planetin Tokë, dhe një nga magjitë më prekëse që ka letërsia e arti në përgjithësi. Vetvetiu, si marrëdhënie e njeriut me njeriun, dashurisë dhe të bukurës si shenjë respekti e mirëkuptimi ndërnjerëzor. Libri poetk i Nuries është vetë jeta e artistes, me një frymë, do thoja jashtëtokësore, që na kujton skenat e madhërishme, ku shohim edhe tokën, qiellin, hënën, diellin, ëndrrat, kënaqësinë, zymtësinë... të cilat na shfaqen si shenja Perëndie, ashtu siç është edhe vetë jeta…


ditët janë mbledhur ballë për ballë,

të bardhat ( të pakta në numër) veç,

të zezat mbi ato.


_______________________

Nurije Emrullai - Poete

https://www.youtube.com/watch?v=CYDhSgLfJps


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks