SHKRIMI
e diel, 22 shtator 2019

JEHONA MUJA-SUKAJ: GAZMEND FREITAG, MJESHTËR I PIKTURËS NË AUSTRI

Vjenë, 11. 05. 2014 - Piktori Gazmend Freitag tashmë është emër i njohur për diasporën shqiptare në Austri dhe më gjerë në shtetet perëndimore. Me z.Freitag, (ndonëse kisha dëgjuar e lexuar më herët për te), pata rastin të njihem në janar të këtij viti, gjatë prezentimit të ekspozitës, në Vjenë me temën "Albanische Impressionen". Gjatë këtij eventi të rëndësishëm artistik u impresionova me pikturat e tij, qofshin ato të ngjyrosura me ngjyra vaji apo të vizatuara me laps dhe shkumës... Në ekspozitë spikatin figura të njohur kombëtare, kujtime nga fëmijëria, nga rrethi ku jeton, autoportrete, nudo etj. Por, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte peisazhi i qytetit historik të Prizrenit me "urën e gurit" në qendër (ky simbol nostalgjik i prizrenasëve), i punuar me shumë kujdes dhe dukej më madhështore seç është në realitet. Si rrjedhim i këtij impresioni, nga pikturat e G.Freitag, me lehtësi e kupton, se sa shumë është i lidhur me vendlindjen e tij.



Më 12 prill 2014, me ftesë të z.Freitag isha përcjellëse e tij, në ekspozitën në Tanzschule - Roman & Swabek, në Vjenë, të organizuar bashkë me dy piktore austriake: Elisabeth Birngruber dhe Ina Alber, ku u prezentuan eksponate me temë vallëzimi "Hommage an Ginger&Fred".

Me këtë ekspozitë, Gazmendi bëri një prezentim të shkëlqyer - më shumë së një artist, duke shpërfaqur kështu vlerat tona artistike e kulturore. Dhe me të drejtë, gjatë prezentimit kuratorja e z.Freitag, Ursula Pfeifer, këtë ekspozitë e vlerësoj, si një ndër më të suksesshmet, të cilat ajo i kishte organizuar.




- Piktori Gazmend Freitag dhe Jehona Muja Sukaj -


Punimet e piktorit Gazmend Freitag i kam përcjellur me interesim të veçantë edhe përmes Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu", dhe ne shqiptarët jami krenarë për sukseset e tij në këtë drejtim.


Për ta njohur më tepër mjeshtrin e pikturës Gazmend Freitag, vizitoni faqen:


 www.gazmendfreitag.net

=================================


 SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG


KUSH ËSHTË GAZMEND FREITAG





Gazmend Freitag u lind, më 25 maj 1968 në Pataqan të Poshtëm, Komuna e Rahovecit. Prindërit e tij, Asllani dhe Qamilja, lindën pesë djem, nga të cilët Gazmendi i treti. Që në fëmijëri Gazmendi dallohet me prirjen për artin figurativ. Vizatimet e tij gjithmonë do t'i zbukuronin muret e shkollës, ndërkaq vëmendja për talentin e tij në vizatim shpërfaqet në "Rilindja për Fëmijë", e cila botohej çdo të martë, në shtojcën e gazetës Rilindja. Gazmendi katër vjet të shkollës fillore i kreu në vendlindje, ndërsa ciklin e lartë, (nga klasa e V-VIII) e vazhdoi në Fortesë (ish'Bellacerkë). Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec, ndërsa dy vitet tjera në gjimnazin e Prizrenit, ku edhe banonte. Pas përfundimit të gjimnazit (si teknik i punëve administrative) e regjistron Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1987, dhe pastaj detyrohet të shkon në shërbim ushtarak, për t'i filluar studimet në vitin 1988. Gjatë viteve 1988/1989 me fillimin e protestave të minatorëve, studentët organizojnë protesta solidarizuese me minatorët dhe për mbrojtjen e UP'së, ku në mesin e tyre ishte Gazmendi. Kjo gjendje e rëndë e detyron atë që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja për në Gjermani, kur edhe merr hapin vendimtar - i përkushtohet pikturës, përkundër dëshirës së prindërve, të cilët donin që Gazmendi të bëhej jurist. Prej viti 1990 deri në vitin 2003, ai ndoqi kurse në akademi të ndryshme arti për studime portreti me ngjyra vaji. Në vitin 2013 fillon studimet në Universitetin e Arteve në Linz, drejtimin 'Nudo', te profesoresha e njohur Annelies Oberdanner, ku akoma vazhdon me sukses. Ndonëse serioziteti i të qenit piktor kërkon kohë e dije, kjo e detyron Gazmendin të kryen studime private tek disa mjeshtër me përvojë. Punimet e Gazmendit janë me motive të shumta: autobiografike, nga rrethi jetësor, peisazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Ai ka kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës e tushe, ngjyra vaji në kanavace etj. Të gjitha këto vepra arti shprehin ndjeshmërinë shpirtërore të autorit ambicioz Gazmend Freitag.






*******************************


Vizitë piktorit Gazmend Freitag në Linz



Vernissage "Grafik & Malerei" Gazmend Freitag, GALERIE-halle Linz, 2013



GAZMEND FREITAG - 1st BIENNALE of CREATIVITY, VERONA 2014



GAZMEND FREITAG - EKSPOZITË



_______________________________


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks