SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

NË TIRANË - RADIO KONTAKT FESTON 20 VJETORIN E THEMELIMIT ME PRANINË E SHUMË PERSONALITETEVE

Tiranë, 8 dhjetor 2017: Një ndër radiot e para private në Shqipëri, radio Kontakti ka zhvilluar mbrëmë pritjen gala me rastin e 20-vjetorit të themelimit. Në ceremoninë festive, të konceptuar në një mënyrë krejt të veçantë, merrnin pjesë personalitete të politikës, përfaqësues të pushtetit legjislativ, ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të sferës akademike, personalitete të shquara në fushën e artit, si dhe drejtues e gazetarë të medieve nga Shqipëria, Kosova, Shkupi e Ulqini. Në këtë aktivitet festiv merrnin pjesë edhe drejtues e gazetarë të radio Kontaktit ndër vite.

Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e përgjithshme e Media Kontaktit, Dr. Jolanda Lila, e cila pasi bëri një ekspoze përmbledhëse të veprimtarisë së radio Kontaktit përgjatë dy dekadave, ndër të tjera, theksoi se “Radio Kontakti lindi dhe u zhvillua si një radio për të gjithë shqiptarët. Këtë e tregoi gjatë luftës së Kosovës, ku aksionet sensibilizuese nëpërmjet valëve të kësaj radioje, arritën që të grumbullojnë jo vetëm qindra ton ndihma materiale, por kjo medie shërbeu edhe si një urë lidhëse për banorët kosovarë të shpërngulur, të cilët kishin humbur kontaktet me njerëzit e tyre të dashur. Radio Kontakti është radio e të gjithë shqiptarëve dhe këtë e reflekton kudo: në hapësirën informative, programore e muzikore.



Duke parasysh faktin se misioni i medies nuk është vetëm të informojë, por edhe të edukojë, kjo radio e ka parë me prioritet promovimin e vlerave njerëzore e kombëtare. Në thelb të filozofisë të transmetimeve tona është përçimi i zërit të njeriut të thjeshtë dhe jo i masave. Sigurisht kjo nuk është rruga që të pasuron, pasi të gjithë e dimë se çfarë “shet” tashmë më shumë në media, por ne e konsiderojmë si detyrim moral e profesional për brezat e ardhshëm, pa marrë parasysh pasojat.

Edhe sot mes shumësisë së kanaleve mediatike, radio Kontakti spikat me identitetin e vet. Ky identitet është konturuar e konsoliduar nga drejtorët e kryeredaktorët ndër vite, nga dhjetëra e qindra gazetarë e teknikë që kanë punuar përgjatë 20 vjetëve në këtë radio. Radio u është mirënjohëse atyre, siç i janë ata asaj!”.

Ndërsa më tej, fjalën e mori drejtori i parë i Radio Kontaktit, Z. Alfons Zeneli, i cili tregoi rrethanat në të cilat u krijua Radio Kontakti, ku nuk harroi pa shprehur mirënjohjen e vet për dy themeluesit, Agron Bala dhe Riza Rusi, njëri i apasionuar pas gazetarisë e tjetri pas teknologjisë, që vunë në jetë projektin mediatik “Radio Kontakt”. Ai theksoi faktin se kjo radio, ashtu si vetë emri që bart, për herë të parë i dha zë dëgjuesit dhe problemeve të tij; U kthye në një institucion të mirëfilltë jo vetëm për gazetarët që kanë dalë prej saj ndër vite, por edhe për qëndrimet mediatike dhe për aksionet me vlerë kombëtare e humane. Kjo radio hyri në histori jo thjesht për faktin se ishte e para radio private, por sepse ishte e para që përkrahu fjalën e lirë dhe demokratike, pa asnjë lloj censure.

Më tej, fjalën e mori regjisori i mirënjohur Esat Teliti (Mjeshtër i Madh), i cili i prezantoi publikut të pranishëm, emocionet e punës për realizimin e filmit dokumentar “Fuqia e fjalës së lirë”, film që u shfaq premierë me rastin e 20-vjetorit të Radio Kontaktit. Ai tregoi se puna për këtë film dokumentar ishte shumë frymëzuese, sepse e tillë është edhe historia e radio Kontaktit, e mbushur plot risi, sfida, probleme, por edhe suksese, të cilat janë paraqitur me vërtetësi edhe në filmin dokumentar.

Transmetimi i filmit “Fuqia e fjalës së lirë” i mbajti mbërthyer të pranishmit për 45 minuta dhe solli shumë nostalgji, por edhe vlerësime për emrin serioz e profesional që bart radio Kontakti në panoramën mediatike shqiptare. /Desantila Cengu/



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks