SHKRIMI
e hënë, 19 nëntor 2018

HAZIR MEHMETI: KONFERENCË PROFESIONALE E MËSUESVE TË GJUHËS SHQIPE NË SUEDI

Vjenë, 27 maj 2018: Halmstadi me „Tri Zemra“ në Sheshin e Vjetër, tani për disa vjet është vendtakimi i mësuesve/ve shqiptarë në Suedi dhe ligjëruesve e zyrtarëve nga Shqipëria e Kosova. Shteti i Suedisë është shembulli më i mirë në organizimin e mësimit në gjuhën e origjinës. Krahas kombeve tjera edhe shqiptarët e organizuar në Lidhje e Shoqata të tyre mbështetën fuqishëm me projektet e tyre.

Konferenca u hap nga drejtuesi i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Iliria” në Suedi, Murat Koci. Ai përshëndeti mësuesit/et dhe mysafirët e rastit mes tyre Rexhep Mazreku, Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nuhi Gashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë nga Ministria e Arsimit të Kosovës (MASHTK), Veprimtari dhe ish deputeti i disa mandateve z.Hidajet Hyseni. Nga vendoret pjesëmarrësit i përshëndeti z.Kristen Jonson i cili mbajti kumtesë. Nga vendlindja erdhe disa pedagog nga UN shqiptare, Dr.Rovena Vata dhe Prof. Kledi Shegani , kurse nga Austria mësuesi me përvojë, Hazir Mehmeti. “Me përmbajtjen e saj tashmë kjo konferencë ka krijuar fizionominë e sa në rrafshin didaktik”, një konstatim përvojash nga transformimi i konferencës drejtë programimit dhe drejtimit nga shoqatat e mësuesve shqiptarë. Veprimtari dhe mësuesi me përvojë Nuhi Mazreku falënderoj të pranishmit, ai dha informata lidhur me historikun e shkurtër të qytetit të Halmstadit. Kumtesat ishin nga tema të ndryshme; Dinore Loshi u paraqit me kumesën nga përvoja profesionale “Mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese”. Dr.Rovena Vata, pedagoge e hulumtuese, mbajti kumtesën “Roli i shkrimtarëve shqiptarë në zhvillimin e gjuhës shqipe”, kurse mësuesja Fatmire Bunjaku kumtesën “Planifikimi pedagogjik”. Nga UN i Prishtinës Hydajet Hyseni ligjëratën e tij “Letërsia, politika dhe historia shqiptare në funksion të ruajtjes së gjuhës dhe identitetin kulturor e kombëtar të mërgimtarëve” e cila u shoqërua diskutime. Premton Gërvalla, nga sektori i Entit Shtetëror, mbajti kumtesën “Mjetet digjitale në shërbim të gjuhës amtare...”, një përmbledhje interesante e të arriturave teknologjike bashkoohore si promotor në nxitje të ndryshimeve metodologjike e pedagogjike të domosdoshme. Në ditën e dytë seancën e punimeve e filloi ligjëruesja nga UN i Tiranës, Prof. Kledi Shegani: “Gjuha shqipe, mjeti kryesor dhe më i rëndësishëm i identifikimit kulturor e etnik dhe mjeti më i rëndësishëm i ruajtës së zhvillimit të identitetit nacional e kulturor”.



Murat Koci


Nga MASHTK me kumtesë ngacmuese e nxitëse doli Nuhi Gashi, i cili ka dhe vet përvojë si mësues disavjeçar në diasporë. Pjesëmarrësit punuan në grupe ku ishte mundësia e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në rrethe të ngushta kolegësh. Me temën “Mësimi shqip në Austri, specifika e orës mësimore në klasë heterogjene” doli Hazir Mehmeti, mësues me përvojë në Vjenë. Ai dha ligjëratën e filloi me informata nga personalitete të shquara austriake me origjinë nga trevat shqiptare e pastaj duke dhënë shembullin metodologjik e didaktik të mbajtjes së një ore në klasë heterogjene. Ai iu përgjigj të interesuarve se A-B-C Fibel –Abetarja e standardëve të larta për alfabetizim të fëmijëve në mërgatë, e përdorshme për të ndihmuar alfabetizimin dygjuhësor, mund të porositet O-line tek botuesi i njohur Weber E.Verlag. Kjo abetare, e vetmja e botuar nga Ministria e Arsimit të Austrisë sipas standardeve të kohës është tani edhe pjesë e katalogut edhe në Gjermani, një rritje kërkese e theksuar. Një temë tjetër me vlerë nga praktika mësimore ishte ligjërata “Mësimi përmes lojës” mbajtur nga mësuesi me përvojë dhe aktivisti i njohur Xhevat Isuafi. Loja tani është forma metodologjike bashkoohore më efikase diturinxënëse. Faqja e internetit e themeluar nga mësuesi Xhevat është e arritshme, kjo u provua me interesim nga pjesëmarrësit. Në pjesën “Prezantimi i librave të rinj” mbajtur nga Hazbi Lalica, mësues dhe autor tekstesh ishte një mundësi njohje e mësueseve e mësuesve me literaturën e caktuar, një alternativë e begatë në pasurimin e teksteve mësimore që mund të sigurohen lehtë në Suedi. Në konferencë veç ligjëruesve me diskutimet e tyre kontribuuan Adem Qerimaj, Lebibe Zogiani, Muhamet Zahiti, Shaban Gashi, Agim Morina, Hava Haliti, Sanije Selmani, Bekim Kaloresi, Qerim Raqi, Ymer Gërbeshi, Sefë Kryeziu, Qerime Gurguri, Ardiana Hasani, Shpresa Selmani, Fixhrije Syla, Merita Syla, Luljana Zahiti, Haki Behrami, Hafiz Xhemajli, Mejreme Gubetini, Bajram Kabashi, Anila Dervishaj, Faik Abdyli, Sylejman Berisha, Beqë Shala, Berta Lako, Zenel Zeneli. Për pjesëmarrësit nga organizatori në mbrëmje ishte organizuar program muzikor burimor shqiptar të kënduar nga këngëtarja e njohur në Suedi, Afërdita Xani, kurse nga Kosova ishte e ftuar solo këngëtarja Ardita Ukaj e cila interpretoj me mjeshtri disa këngë të bukura burimore shqiptare. Nuk munguan as vallet të cilat nxorën energji kohe e malli për vet jetën gurbeçare me shpresën për progres në vendlindjen për ku gjithmonë jetojnë ëndrrat. Në fund pjesëmarrësit me impulse të reja shkëmbimesh të njohurive drejtë auditorëve mbi regjistër shkruan: Mirupafshim sërish!

Halmstad, 17-18 maj 2018



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks