SHKRIMI
e hënë, 06 prill 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI - BASHA: 'FALË I QOFSHIM KOSOVËS' - NJË LIBËR QË MËTON TË JETË PUBLICISTIK POR, ËSHTË MË TEPËR SE AQ ...

Prishtinë, 3 dhjetor 2019: (Elife Luzha “FALË I QOFSHIM KOSOVËS”, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2019) - Që në fillim, dua të them, se atdhetaren dhe hulumtuesen e palodhur Elife Luzhën asnjëherë nuk e kam takuar dhe nuk e kam njohur nga afër. Por, për të, kam lexuar dhe kisha njohuri për rrugën jetësore të sajë. Disa herë komunikova me telefon dhe, thënë më ndryshe ashtu në distancë krijuam një miqësi të sinqertë.

Elifja është një hulumtuese e pasionuar për ngjarjet historiko-politike dhe, për vetë aktivitetin e grave në përgjithësi, e në veçanti për ato që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e Kosovës. E dija se ajo ka shkruar poezi qysh si nxënëse e shkollës fillore duke vazhduar edhe tani, por krahas poezive ajo studion dhe merret me marrëdhënie ndërkombëtare, por edhe me publicistikë.

Pas një bisede që pata me të, më tregoi se kishte përgatitur librin e radhës me shkrime publicistike “FALË I QOFSHIM KOSOVËS (Shkrime publicistike). Dhe, me mirësjellje mu lutë, që të jepja një mendim për shkrimet e saja.. Kërkesën e saj e mirëprita por, koha e pakët ishte ajo që më krijonte dilema. I premtova se do bëja gjithçka dhe do e lexoi librin.



Kënaqësia ishte e papritur, librin e lexova me një frymë dhe, isha tej mase e kënaqur.

Tek lexoi faqet e librit, sidomos biografinë e autores që, në këtë libër autorja e ka vendos që në fillim dhe mendoi se ka bërë mirë, ajo është e mbushur me plot dhimbje dhe vuajtje, burgosje e keqtrajtime, përjashtime nga shkolla e, lëçitje nga të afërmit dhe duhet thënë se kjo biografi dhe ky libër nuk është vetëm biografi e saj por më shumë se aq, nuk është histori por më shumë se kaq, nuk është vetëm qendrës por më shumë se kaq dhe, të gjitha këto e bënin Elifen edhe më fisnike, edhe më trime, edhe më të papërkulur ndaj presionit, dhunës e terrorit jugosllav. Elifja si vajzushë asnjëherë nuk njohu fëmijërinë dhe rininë e saj, ajo u pjekë para kohe nga vuajtjet e stërmundimet brenda qelive të ftohta të burgjeve të Jugosllavisë. Ajo, në ato qeli të pista njohu edhe shumë bashkëveprimtare të devotshme, të cilave okupatori iu kishte shqiptua shumë vite burgu. E ato, nuk u frikuan, nuk folën, nuk dhanë shokët e idealit, por qëndruan stoike siç iu kishte hije, siç i kishin mësua të parët.

Libri i Elife Luzhës, mëton të jetë publicistik por, është më tepër se aq, është debutues, por ka më shumë se debat, është aktual por që shkrihet e gërshetohet në mënyrë spontane me të kaluarën. Në libër ka vlerësime të shumta për gratë por që nuk ngelin mbrapa as burrat, andaj, themi se libri i Elife Luzhës është trinom i së djeshmes, të sotmes dhe të ardhmes për të mirën e popullit shqiptarë.

Çfarë të thuhet tjetër, duke i lexuar vështrimet e saja, padiktueshëm më pushtoi një dhimbje e fortë, por edhe krenari, se kjo zonjë sot, është nderi dhe dëshmia më e mirë e historisë së lëvizjes ilegale në veçanti dhe e historisë kombëtare në përgjithësi.

Elife Luzha librin e ndan në dy pjesë: “Kalvar vuajtjesh” (Shkrime rreth pozicionit të gruas në shoqëri) dhe “Nëpër erërat e kohërave” (Shkrime rreth politikës dhe artikuj të ndryshëm), dhe secila pjesë në vete ngërthen dhembje, dashuri, mall, tragjedi, dëshirë por në asnjë shkrim nuk gjene urrejtje dhe përbuzje për njeriun. Elife Luzha nuk e harron të kaluarën por lutet për një të ardhme më të mirë pa luftëra, urrejtje, ndërskamca dhe pa hipokrizi. Ajo është e vetëdijshme se çfarë kemi kaluar por është edhe më krenare kur cek se edhe një jetë tjetër të kishte do të vepronte njësoj për lirinë e vendit.

Sikurse gjatë bisedave të lira që pata me Elifen, po ashtu edhe në shkrimet e saja, ka si subjekt të përhershëm analizën, kërkesën, llogaridhënien ose deskriptimin e situatës aktuale në shtetin e lirë të Kosovës. Duke parë përmbajtjen e librit dhe gjatë leximit të vëmendshëm, që lexuesi mund t’i ndesh në fletët e librit, vëren se preokupimi i autores është ti ruajmë frutat e lirisë se, me anën e këtij libri, autorja Luzha, ka arritur që në mënyrën më sublime, të freskojë dhe të ringjallë kujtesën kolektive, për historinë tragjike e, të dhembshme, që kanë kaluar shumë e shumë gjenerata të Kosovës martire. Ky libër na imponohet edhe për një arsye që të mos na përsëritet historia, sepse, po qe se harrohet ajo, jemi të detyruar ta përsërisim, bubullon në mes rreshtave Elife Luzha.



Në tërë shkrimet e këtij libri Elife Luzha, kjo nënë, motër dhe vajzë shqiptare, e mërguar mbi tridhjetë vite jashtë Kosove, e mbajti moralin gjithnjë lart, të panjollosur, jo një ditë, javë, muaj apo vit, por një jetë të tërë, në kushte robërie, që edhe sot është e përkushtuar, në kushte të reja lirie përsëri angazhohet që me shkrimet e saja të depërtojë sa më thellë në ndërgjegjen dhe në kancelarit e vendimmarrjes për të ecur sigurt përpara.

Ajo, dhe gratë tjera shqiptare ditën të qëndrojnë stoike, duke u përballur me okupuesin në kushte të pabarabarta në çdo segment të jetës, të diskriminuar e të përbuzura vetëm e vetëm pse kërkonin lirinë që nuk e kishin. Dhe, është pikërisht ky qëndrim stoik duke mbetur sot nderi, krenaria dhe lavdia e kombit shqiptarë. Autorja duke qenë vet e përndjekur, e burgosur politike, ajo me anën e këtij libri, vendos edhe një lule në panteonin e nderit, lavdisë dhe krenarisë së femrës martire shqiptare nga vitet e largëta e deri më sot, duke kryer me fisnikëri dhe modesti një detyrë shpirtërore dhe humane, ndaj së cilës të gjithë përulemi me respekt.

_______________________

JETA - Eranda Ramadani - Bunjaku, Elife Luzha 17.03.2019

https://www.youtube.com/watch?v=qzr_q3LS4-8&feature=emb_title


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks