SHKRIMI
e diel, 16 shkurt 2020

MEHMET HAJRIZI: RRETH LIBRIT ME POEZI 'VDES ME TRËNDAFILIN' TË AUTORES ELIFE LUZHA

Prishtinë, 13 dhjetor 2019: E lexova me kënaqësi tufën e poezive tuaja që më dhurove. Aty pashë, prototipin e bijës shqiptare, si Marigonën që lind për të qëndisur flamur, që rritet pranë shtizëz së tij dhe që i jep ngjyrë plisit e bozhurit të Kosovës. Aty pash Norën, Shotën, Margaritën, Ganimeten e Xheven, duke ikur nga djepi, të burrëruara me epe kreshnikësh (në vend ninullash), për t’u bërë jo vetëm shpresa, por edhe jeta e të zezës nënë. Aty pashë Elifen që dëshiron të jetojë përjetshëm si bijë Shqipërie dhe të vdes te ylli polar i idealeve të mëdha.



- Elife Luzha -


Në librin “Vdes me trëndafilin” pashë poeteshën me shpirtin e dëlirë e të trazuar,

- tek i këndon Shqipërisë, që dimrin ia kishte ngrohur,

- tek i këndon me mallë në maje të penës, Kosovës së saj dhe fëmijëve që nuk ia kanë frikën dimrit se gurët bomba i bëjnë,

- të rënëve e të gjallëve, si copa të atdheut që gjakun e tyre përpinin vetëm këmbë armiku të mos e shkelë,

- tek i këndon vendlindjes ku motrat me shami rreth vetullës e me lotët e freskët në buzët qershi, që në pragun e derës presin, si në zi.

Larg në dhe të huaj, ajo pret në ankth telefonatat e lajmet për dhembjet e lindjes të Kosovës nënë dhe prehet në poezi, që zjarrin për të në shuplakë ia sjell. Një ditë ajo vendos t’i kthehet vendlindjes, sepse e thërrasin me vite gurët, por edhe lumi që t’ia freskoj buzët shkrumb nga malli.

Ajo u këndon ndjenjave njerëzore, mallit e dashurisë, dhembjes e krenarisë, bukurisë fizike e shpirtërore, këngës e poezisë dhe s’do të pushoj së kënduari. Kënga e poetes nuk kuptohet pa përjetimin e dhembjes së shpirtit, pa përjetimin e ndjenjave të saj.

MIRËSIA

Është në ty njeri

Që akullin shkrin

Me fjalën e pathënë

Është kënga

E shpirtit të ri

Të zgjatë jetën

Si lulja me magji

Mirësia

Bimë e shpirtit

Të mirë

E bënë botën

Më të dëlirë.


_________________

Shtojcë e pashtrikut


VDES ME TRËNDAFILIN

Ka diçka timen

S’di si t’i them

Edhe mua në pranverë

Zemra më dhemb.

Disi kah vjeshta

Zemra më rrah

Shumë ndryshe

Verdhësia jote

Më pikëlon

Vjen sërish

Pastaj

Pranvera

Na

Rizgjon.

Vazhdojmë

Dashurinë

Bashkërisht

Unë e trëndafili



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks