SHKRIMI
e diel, 27 shtator 2020

PROF.DR.SABILE KECMEZI - BASHA: MISIONI I LIBRIT ËSHTË I SHENJTË DHE I PAZËVENDSUESHËM NË JETËT TONA

Prishtinë, 31 dhjetor 2019: Ajete Zogaj, bisedë me Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Kryesuese e Këshillit të Librit, në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe sportit

A.Zogaj: Ditë më parë, në Këshillin e Librit u mbajt mbledhja e fundit për këtë vit (2019), dhe siç e do rendi, zonja Keçmezi-Basha, Ju para anëtarëve të Këshillit paraqitet raportin e punës një vjeçare. Mund të na thoni se çfarë pune bënë Këshilli i Librit, dhe sa respektohet libri tek ne?


Prof.Basha: Po, është e vërtet se pas një viti angazhimi e pune në këshill, rendi ishte edhe t’i njohtoja anëtarët me punën e bërë gjatë 12 muajve. Dhe dua të shtoi se, librat janë gjërat më me vlerë në jetët tona dhe, askush nuk di të na mësoj më mirë se sa një libër, prandaj, nëse duam të realizojmë ëndrrat, dëshirat e synimet tona, atëherë duhet të mësojmë nga librat, se si të përballemi me jetën e përditshme dhe me atë që na pret. Andaj, edhe angazhimi ynë i shtuar në përkrahjen e financimit të librave tek ne është mase i nevojshëm dhe i domosdoshëm.



Dhe, teksa hedhim një shikim në historinë e librave dhe librarive, do të përfundojmë në vitin e largët 1732, te libraria më e vjetër në botë që vazhdon të funksionojë edhe sot, Libraria Bertrant në Lisbonë. Me logon e vet që shfaq vitin 1732, demonstrohet se shpëtimi ka qenë i mundur, falë librit, në dyqanet e librit, e ende vazhdon. Pra kjo dëshmon se sa i rëndësishëm është libri. Amos Ozin, shkrimtarin izraelit, i cili ishte kandidat për çmimin Nobel, më 2008, e kishin pyetur gazetarët: Po mos të ishe njeri, çfarë kishe dashur të ishe? Ai, pa hezituar, ishte përgjigjur: “Sigurisht, se kisha dashur të isha libër, ngase, çdo gjë humb e tretet, por libri, diku, në ndonjë qoshe të ndonjë biblioteke apo familjeje ngel dhe nuk zhduket kurrë...”. Pra, kjo dëshmon se sa i rëndësishëm është libri për jetën e njeriut.

A.Zogaj: Çfarë pune kryen Këshilli i Librit?!

Prof.Basha
: Unë jam kryesuese e Këshillit të Librit e cila ka 11 anëtarë. Ky është një Këshill këshillëdhënës, i përberë nga: përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, nga Universiteti i Prishtinës, Instituti Albanologjik, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, nga Shoqatat e botuesve të Kosovës, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, nga Ministria e Arsimit dhe me katër përfaqësues merr pjesë Ministria e kulturës e Kosovës. Të gjithë anëtarët janë njohës të mirë të fushave që prezantojnë dhe, mu kjo e bënë që Këshillin e Librit e kthen, në fakt, në një institucion, që projektet e këtij institucioni, ishin dhe janë shumë tërheqëse për të ardhmen e tij. Shtetet e ndryshme në botë, shpeshherë, stimulojnë botimin e shkrimtarëve vendas, duke qenë të vetëdijshëm se janë një “humbje” materiale, se fitimin duhet ta kërkojnë në botime atraktive, botime për tregun dhe lehtë mund të kuptohet pse botimet shqiptare te ne duhen edhe më shumë të stimulohen prej institucioneve shtetërore, ngase Ministria e jonë respekton vlera dhe cilësi të mirëfillta kulturore. Libri ka një mision të madh për të realizuar dhe përfunduar qëllimet kulturore te shqiptarët. Andaj M.K. luanë një rol të madh historik në realizimin e këtyre synimeve. Ngase është e vetëdijshme se libri nuk është koniunkturë tregu, dhe duhet t’i respektojë ligjet e tij, por kudo në botë, me shekuj, ekzistojnë mekanizma të sofistikuara të shtetit që e mbrojnë jetën e librit, duke i mbrojtur edhe identitetin. Shteti, për shembull Ministria e Kulturës, nëpër mes të institucionit të vet - K.L. stimulon botimin e librave të autorëve kombëtarë, por edhe ata ndërkombëtarë, natyrisht me vlera të padiskutueshme.

A.Zogaj: Zonja Keçmezi - Basha, sa është punuar në Këshillin e Librit në këtë vit?

Prof.Basha:
Unë qe dy vite jam kryesuese e Këshillit të Libri, andaj do të ndalem për një moment vetëm në vitin 2019. Këshilli i Librit ka mbajtur 13 takime. Në takimet e këshillit janë trajtuar tema të ndryshme dhe janë bërë propozime me vlerë nga ana e anëtarëve të këshillit. Kemi punuar e përpunuar ligjin, pjesa për K.L. Kemi bërë propozime për hapjen e konkurseve për financimin e botimit, blerjen dhe financimin e revistave që botohen në Kosovë. Por duhet theksuar se kemi bërë ndryshime të dukshme, sidomos në shpalljen e konkurseve për financimin e botimit të librit, blerjen dhe financimin e botimit të revistave. Anëtarët e Këshillit të Librit kanë marrë pjesë aktive në takimet e grupeve punuese për Plotësim Ndryshim të ligjit për veprimtari botuese të KL që janë mbajtur me 15 - 16 maj, 2019 në Prishtinë. Gjithashtu është punuar gjatë në Rregulloren për Punën e Këshillit të Librit, gjë që mundemi të punojmë edhe në të ardhmen ngase ka ende punë të pa përfunduara. Të gjitha mbledhjet që janë mbajtur në Këshillin e Librit, kanë pas kuorum, dhe të gjitha vendimet që janë marrë, janë marrë me shumicë votash. Gjerë më tani, nuk ka ndodhur të kemi ndonjë konflikt interesi brenda Këshillit të Librit.

A.Zogaj: Mund të na thoni se çfarë ka financuar këtë vit Këshilli i Librit?

Prof.Basha:
Investimi në librin shqip dhe blerja e shpërndarja e tij nga ana e Ministrisë së Kulturës mund të themi se, tashmë ka një traditë të konsoliduar. Por duhet shtuar se, edhe më tej lypset që, të punohet vazhdimisht në promovimin e kësaj veprimtarie. E këtë nxitje mund ta bëjmë vetëm nëpërmjet të trajtimit, të dinjitetshëm të librit. Duhet theksuar se Ministria e Kulturës nëpër mes propozimeve të Këshillit të Librit ka financuar botimin e librave të autorëve shqiptarë të të gjitha trevave, orientimeve politike, shoqërore, letrare e estetike, duke u treguar e hapur ndaj prirjeve e preferencave të ndryshme stilistike e të tjera, si edhe letërsi botërore të vendeve e gjuhëve të ndryshme të të gjitha periudhave letrare - nga antika e deri në ditët e sotme.

Ministria e Kulturës gjatë vitit që po e lëmë pas ka financuar 13 revista letrare me karakter kombëtar dhe regjional, me shumën 41.500 euro; ka financuar botimin e 97 librave të autorëve të ndryshëm, me shumën financiare prej 76.700 euro; ka bërë blerjen e 112 tituj të librave nga shtëpitë botuese, me shumë në të holla prej 34.524 euro nga autorë kombëtarë e të huaj ku, totali i investimeve ka qenë 152.724 euro. Të gjitha këto që i ceka më lartë janë propozime nga anëtarët e Këshillit të Librit, ndërsa buxheti i ndarë për përkrahjen e librit për 2019 ka qene 160,000 euro. Ministria e Kulturës me 12 korrik, 2019, ka organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ceremoninë e pranim - dorëzimit të 137 titujve/ librave, për pasurimin e 37 Bibliotekave komunale dhe ndër komunale në të gjithë territorin e Kosovës. Në shikim të parë fitohet përshtypja se nuk janë shumë, por mos të harrojmë se jemi shteti më i ri në botë dhe kemi objektiva që krahas kësaj duhet ranguar edhe prioritete të tjera.

Duke e ditur rendësinë që ka libri, Ministria e Kulturës përveç që financon botimin e librit ajo merrë përsipër që edhe të blejë atë, dhe të shpërndaj në bibliotekat e komunave të Kosovës.

Po ashtu edhe blerja e librit dhe financimi i revistave letrare është bërë në bazë të këtyre parimeve.

A.Zogaj: Zonja Keçmezi-Basha, po në panaire të librit merrni pjesë?

Prof.Basha:
Po, mu këtë desha të shtoja se që nga dita e krijimit të Këshillit të Librit, anëtarët e saj kanë marr pjesë rregullisht në shumë panaire kombëtare e ndërkombëtare të librit. Ta zëmë se, sivjet për herë të parë disa anëtarë të Këshillit të Librit, kanë marr pjesë në Panairin e librit në Leipzig, prej 23 deri 26 mars, 2019, duke bërë, kështu, promovimin e autorëve shqiptarë në botë, si dhe shpërndarjen e veprave të tyre kudo që ka shqiptarë.

Unë kujtoj që, çdo shtet ka nevojë të ketë institucione përmasash të tilla, të ketë përkrahje të drejtpërdrejt. Kujtoj, se shkrimtarët e mirëfilltë dhe të rinjtë preferojnë më shumë që t’i botojnë librat nën logon e Ministrisë së Kulturës e cila di ta vlerësojë librin, ta proklamojë e shpërndajë atë.

Para së gjithash, Ministria e Kulturës ka sjellë një kulturë, në financimin e botimit të librit shqip; ka sjellë një numër të madh titujsh, që sjell çdo vit qindra tituj; ka sjellë një kulturë në shpërndarjen e librit. Ajo, Ministria e Kulturës, shquhet më së shumti për ndihmën e madhe që i jep botuesit, autorit dhe vet bibliotekave, duke e dëshmuar në këtë mënyrë se sa e kujdesshme është ndaj librit dhe pranimit të tij tek qytetaret.

Ky është një nga kontributet më të mëdha që ndërmerr Ministria e Kulturës, dhe kalon përtej një kontributi të thjeshtë, duke shkuar te një nismë fisnike, atë të financimit të botimit dhe blerjen e librit.



A.Zogaj: Po me përhapjen e librit në Shqipëri?

Prof.Basha:
Ne shqiptarët, në histori, kemi qenë një kohë të gjatë të flijuarit më të mëdhenj në Evropë prej ndarjes absurde të kufijve. Një kohë të gjatë edhe librave u ndalej depërtimi më shumë se sa njerëzve prej njërit te tjetri kufi ku jetojnë shqiptarët. E sot, Ministria e Kulturës ka misionin e vet të shenjtë që të na kompensojë kohën e humbur. Besoj se Ministria e Kulturës në këtë drejtim ka arritur rezultate të lakmueshme, megjithëse ka ende punë që duhet të rregullohen në mes dy ministrive.

A.Zogaj: E në fund zonja Keçmezi-Basha çfarë urimi keni për fund vit?

Prof.Basha
: Në fund... në fund uroj që Ministria e Kulturës të investojë edhe më shumë në libër. Uroj të financojë sa më shumë në botimin e librit, të financojë edhe më, përkthime cilësore, dhe ta mbajë hapësirën kulturore kosovare të lidhur me hapësirën gjithë botërore. Uroj që, ashtu siç ka qenë deri më tani, të jetë një shtëpi ku krijuesit kanë një mbështetje, me të cilën me dëshirë bashkohen për të botuar dorshkrimet e veta. Uroj gjithçka që do të donte një krijues në veprimtarinë e tij e për të qenë gjithnjë në avangardë të botimeve shqiptare të realizuara e të propozuara nga Këshilli i Librit.

Për të gjitha këto arsye, që i ceka më lartë, uroj Ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, që të vazhdojë me këtë ndërmarrje me sukses; ta vazhdojë veprimtarinë e saj, që bazohet në financimin e botimeve dhe në shpërndarjen e librit në gjuhën shqipe dhe gjuhën e komuniteteve; që është jo vetëm një punë, jo vetëm një veprimtari botuese, por që është njëkohësisht një mision. Një mision kombëtar, kulturor, artistik dhe shkencor.

Dhe, krejt në fund, inkurajoj komunitetin krijues, që në vitin 2020, të bëhet pjesë e këtyre financimeve të botimeve, si me financimin e revistave, librave dhe ofrimin e blerjeve të tyre. Ministria është e hapur për të gjithë dhe ju mirëpret në veprimtarine e saj.

_______________

Mysafiri i Mëngjesit - Sabile Keçmezi-Basha 27.04.2018

https://www.youtube.com/watch?v=5IOIX1ZRVVs


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks