SHKRIMI
e diel, 29 mars 2020

SHERADIN BERISHA: MONUMENTI I GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT NË SHESHIN 'SKËNDERBEU', NË QENDËR TË TIRANËS

Pashtriku, 9 mars 2020: Sheshi 'Skënderbeu' shtrihet në qendër të Tiranës dhe është sheshi më i madh në Shqipëri. Këtë emër e mori në vitin 1968 kur u vendos Monumenti i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së tij (17 Janar 1468), duke zëvendësuar shtatoren e Stalinit. Është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Historik Kombëtar dhe Banka Qëndrore e Shqipërisë.



***

SI LINDI BULEVARDI QË SOT PËRBËN ZEMRËN E TIRANËS

TV - Vizon Plus ka bërë një historik për Bulevardin e Tiranës. "Kjo ka qenë pamja e Bulevardit "Zogu i Parë" 82 vite më parë, më 1931 një vit pas punimeve për ndërtimin e tij." kështu thuhet në fillim të emisionit Vizon Plus. Dhe pastaj vijon: "Në këto foto të vjetra të qytetit tregohet si ka qenë dikur Sheshi “Skenderbej”, Bashkia dhe kompleksi në nisje të Bulevardit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u quajt fillimisht “Zogu i Parë”, ndërsa në periudhën e komunizmit pjesa nga sheshi “Skenderbej” deri tek Stacioni i Trenit mori emrin Bulevardi “Stalin”. Qendra e Tiranës u projektua nga arkitektët e njohur italianë të asaj kohe, Florestano De Fausto dhe Armando Brasini. Por për të ardhur deri në 1930 koha e ndërtimit të Bulevardit kryesor të Tiranës, qyteti numëron katër plane rregulluese, duke nisur që nga i pari në 1923 nga inxhinierë austriakë. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Zogut, i bëhet ftesë arkitektit Italian Brasini, i cili hartoi edhe idenë e parë të Bulevardit që konsistonte në një grup me 6 ndërtesa ministrish dhe një Bulevardi qëndror, ide kjo që u realizua më vonë me ndryshime nga italiani tjetër De Fausto. Ai projektoi një kompleks me 6 ministri, Bashkinë e Tiranës, Bankën Kombëtare, Lulishten e kompleksit qendror me shatërvan dhe Parkun “Rinia”.

Të gjitha projektet për Tiranën, bashkoheshin në një pikë: krijimin e aksit veri jug të qytetit që do të kishte si bosht Bulevardin “Zogu i Parë”. Madje aq shumë ju mëshua konceptit të tij, sa në botimet e kohës theksohet përshtypja e një arkitekti francez që pasi vizitoi Tiranën u shpreh: "Pashë një bulevard pa qytet". Çdo marrëdhënie e mirë e Shqipërisë me aleatët ndër vite është projektuar me një ndërtesë në këtë Bulevard.

- Pallati i Kulturës u ndërtua në 1963 sipas stilit rus dhe tulla e parë u vendos nga ish presidenti sovjetik Nikita Hrushov.

- “15 katëshi” u ideua në kohën e artë Shqipëri - Kinë.

Deri në vitet 90 bulevardi ruajti të paprekur pamjen e tij, ku nga çdo pikë mund të shihje kodrat e qytetit. Më pas vendin e tyre e zunë ndërtesat e larta dhe ndryshimet e pjesshme të qendrës së qytetit.

Tetë dekada pas ndërtimit të tij, Bulevardi do të zgjatet në drejtim të lumit të Tiranës, por ashtu siç pranojnë edhe vetë arkitektët e studios fituese “Grimshou”, kjo pjesë do të jetë krejt ndryshe.

Zgjatimi i Bulevardit është konceptuar me 3 sheshe kryesore, ku Pallati i Drejtësisë do të jetë ndërtesa më e lartë. Në gjatësinë prej 1.8 km dhe gjerësinë 60 metër do të ndërtohen edhe dy sheshe të tjera, ai i Kulturës me kinema e galeri dhe sheshi i Pazarit me Qendra Tregtare."

__________

Burimi:

Historiku i Bulevardit të Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

https://www.youtube.com/watch?v=AMxBz-6DubA



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks