SHKRIMI
e martë, 17 korrik 2018

KUR KËSHILLTARI I RI I TRUMP'it, JOHN BOLTON FESTONTE SULLTAN NEVRUZIN ME MUXHAHEDINËT IRANIANË TË TIRANËS!?

Pashtriku.org, 27 mars 2018: Donald Trump ka vendosur kryetar të Këshillit Kombëtar, njeriun e muxhahedinëve iranianë të Tiranës. Bëhet fjalë për John Bolton, ish-ambasadorin e Bushit në OKB dhe njeriun që vjen në Shqipëri herë pas here, për të takuar miqtë e tij të opozitës iraniane. Bolton vizitoi Shqipërinë plot një vit më parë (mars 2017), me rastin e festës së Nevruzit, për të festuar së bashku me opozitën e regjimit të Ajatollahëve, që është strehuar në Shqipëri.

***

Vitin e kaluar në një intervistë me Sokol Balla në Top Story ai tha:

Sokol Balla: Ambasadori John Bolton faleminderit që jeni me mua sonte. Cilat janë arsyet e vizitës tuaj në Tiranë?

Ambasadori Bolton:
Është kënaqësi! Kam ardhur që të qëndroj me opozitën iraniane që të festojmë Sulltan Novruzin, që është viti i ri iranian. Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe e kam për kënaqësi që më jepet mundësia që të vizitoj shkurtimisht Shqipërinë. Është një vizitë shumë e shkurtër, por është interesante të shikoj sesi refugjatët iranianë janë përshtatur dhe dua t’i shpreh mirënjohjen time qeverisë së Shqipërisë që u ka dhënë azil.



Sokol Balla: Deri ku shkon mirënjohja amerikane ndaj Shqipërisë për këtë që ajo bëri për opozitën iraniane?

Ambasadori Bolton:
Në fakt, trajtimi i opozitës iraniane ka qenë një mundësi e rrallë për një bashkëpunim dypartiak sot në SHBA. Ka qenë një mjedis shumë i përçarë mes Partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Në fakt, në këtë rast gjetën unitetin që t’i japin një zgjidhje kësaj krize me iranianët, prandaj i jemi shumë mirënjohës qeverisë shqiptare që u ka dhënë statusin e refugjatit disamijëra personave. Në këtë rast është pritur shumë mirë në mbarë spektrin politik amerikan.

Sokol Balla: A ka ndryshim në pozicionin e Uashingtonit përsa i përket opozitës iraniane, sidomos tani në fuqi është administrata Trump, që ka një qasje tjetër për marrëveshjen me Iranin, ndryshe nga administrata Obama?

Ambasadori Bolton:
Është një situatë tjetër në politikën amerikane pas 20 janarit. Shumë dimensione lidhur me Iranin, programin bërthamor dhe opozitën aty vazhdojnë të qëndrojnë, sepse janë rutinë për administratën e re, por unë mendoj që është e qartë që Presidenti Trump ka një kendvështrim krejt tjetër sa i takon rrezikut që vjen nga Irani dhe ai vazhdon luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Pra le të themi që është një kendvështrim krejt tjetër nga ai i Obamas.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks