SHKRIMI
e martë, 17 korrik 2018

SHERADIN BERISHA: NË HISTORI MËSOJMË VETËM "MAJËN E AISBERGUT", POR JO EDHE ATË ҪKA FSHIHET POSHTË MAJËS!

Pashtriku.org, 9 maj 2018: Shkenca dhe "teoria e konspiracionit"!

Fillimisht dua të themë se dija shfrytëzohet për të zbardhur të vërtetën në të gjitha dimensionet e saj, dhe kjo e vërtetë pastaj i shërben shkencës! Për mua historia është si një lum i madh, që rrjedh brenda shtratit, dhe sipërfaqja e tij prezanton një histori të datave, luftërave, të traktateve, marrëveshjeve, të mbretërve, presidentëve, gjeneralëve, të politikës nëpërgjithësi, dhe krejt kjo është një histori zyrtare të cilën ne e kemi mësuar dhe vazhdojmë ta mësojmë në të gjitha nivelet e shkollimit.


Por shtrohet pyetja:

- A është krejt kjo histori e vërtetë që e mësojmë në shkolla?!

- Përgjigjia ime është: - JO!

- Pse nuk është e vërtetë kjo histori që e mësojmë në shkolla?!

- Përgjigjia ime është:

- Sepse shumë marrëveshje të politikanëve dhe përgjithësisht të zhvillimeve politike në një shtet, rajon dhe më gjerë, mbeten në arkiva (me decenie…), të cilat si të tilla e mbajnë të deformuar kuptimin përmbjatësor të realitetit historik që ka ndodhur, në një periudhë të caktuar historike!

Pra në historinë zyrtare (në shkolla) ne mësojmë MAJËN E AISBERGUT, por jo edhe nënmajen e saj (atë çka fshihet poshtë majës). Dhe detyra e intelektualit dhe studiuesit të mirëfillt është të gërmoj sa më shumë mbi një ngjarje, dukuri etj.etj., që ta sipërfaqësoj të vërtetën në gjithë përmasën e saj. Kjo është Shkenca, e cila s'ka të bëjë fare me "teorinë e konspiracionit", teori kjo që po keqpërdoret nga njerëzit për qëllime të ngushta meskine, por që nuk mund të hudhet poshtë në segmente të caktuara.

Ta zëmë ajo teori që thotë, se Amerika të gjitha luftërat po i bëka për ta kontrolluar Europën (në këtë kuadër edhe Kosovën) nuk janë bindëse dhe si të tilla janë për ta manipuluar të vërtetën. E vërteta është se, Amerika, Europa, madje Rusia dhe Kina si katër superfuqi të pas luftës së ftohtë (1945-1990) janë bashkëautore të të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike etj.etj., në Botë!, pavarësisht që në MAJËN e AISBERGUT sikur duket se kjo katërshe e kundërshton njëra tjetrën për nuanca të caktuara! Për këtë gjë ka qindra argumente, vetëm ai që s'do t'i shoh, i hedh në taborrin e "Teorisë së Konspiracionit", dhe ky veprim në mënyrë apriori i bën keq dijes, në të cilën bazohemi!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks