SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

GAZETA GREKE (1879) / ALI PASHË GUCIA KA REFUZUAR QË PLAVA E GUCIA T’I JEPEN MALIT TË ZI

Francë, 17 qershor 2020: “Le Globe” ka botuar, të dielën e 21 dhjetorit 1879, në faqen n°4, rrëfimin e gazetës greke “Neologos” për Ali Pashë Gucinë dhe ndërhyrjen e tij asokohe për të mbrojtur territoret e Plavës dhe Gucisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Lidhja shqiptare, askush s’bën sikur nuk është në dijeni të saj në Kostandinopojë, pra nuk është një mit, ne hasim një provë goditëse të saj në faktet e mëposhtme të raportuara nga gazeta greke “Neologos”:


Një mysliman, Ali Beu, i cili ka një influencë të madhe, së fundmi mblodhi në një takim të madh mes shqiptarësh, bashkatdhetarët e tij, në “Bodchi – Guci”, një fshat fqinj të Plavës. Njëzëri, të gjithë të pranishmit votuan deklaratën e mëposhtme :

“Sulltani dhe fuqitë duhet të paralajmërohen se kombi shqiptar, për asnjë arsye të vetme, nuk do të mbështesë që rrethet (distriktet) e Gucisë dhe të Plavës t’i jepen kujtdo: këto janë me të vërtetë çelësat e pozicionit ushtarak të Shqipërisë së Epërme. Kombi shqiptar u bën thirrje fuqive që nënshkruan traktatet e Berlinit për të kompensuar Malin e Zi me pjesë të tjera territoresh.

Shqiptarët vetë janë të gatshëm t’u japin atyre kompensim monetar. Në rast se, të gjitha ndërhyrjet mbi këtë temë bëhen të padobishme, Porta duhet të mësojë se kombi është i vendosur të mbrojë krahinat e lartpërmendura me të gjitha përpjekjet e tij.”

Për më tepër, po i njëjti Ali Bej urdhëroi guvernatorin e Shkodrës pothuajse në të njëjtën kohë të parandalojë hyrjen e trupave osmane në Plavë dhe Guci. Vetë mullahët (hoxhallarë me shkollë), në këtë rrethanë, nxitën popullin për të bërë një demonstrim për ruajtjen e integritetit të territorit shqiptar. Çrregullimi u bë shpejt kërcënues dhe ushtria mori urdhërin të përdorte armët në rast nevoje.



Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.




Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks