SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: ADOLF HITLERI - JETA DHE VDEKJA E TIJ (II)

Prishtinë, 27 korrik 2020: Hitleri prirej nga urrejtja dhe shkatërrimi!

Në Vjenë, Hitleri bënte jetën e një lypsi

Në pranverën e vitit 1908, Hitleri sërish u nis për në Vjenë, ku do të kalonte më shumë se pesë vjet. Në Vjenë, ai mori një apartament me qira dhe banonte me mikun e tij Kubizek. Dihet se, në vitin 1909, pasi më parë kishte marrë fund miqësia e tij me August Kubizekun, Hitleri, në mungesë të burimeve financiare kishte bërë me javë të tëra jetën e një lypësi rrugësh dhe kishte fjetur në parqet publike. Kjo ishte pa dyshim një sprovë e egër, sidomos për një njeri të tillë me ambicje të hipertrofizuar që prirej gjithnjë e më shumë nga urrejtja dhe shkatërrimi. Më vonë, pasi, në saje të mikut të tij të ri, Reinhold Hanich, sërish e rimori veten, Hitleri shprehi dëshirën të pranohej në Akademinë e Arteve të Bukura, por sërish pa sukses.


Në maj të vitit 1913 ai mori vendimin ta braktis Vjenën dhe të shkonte në Munih, ku u regjistrua si njeri “pa kombësi”. Ai vazhdonte të vuante nga mospërshtatja tërësore ndaj jetës normale, por nga kjo situatë e nxorri fillimi i Luftës së Parë Botërore. Tamam në atë kohë, ai që dukej endacak i përjetshëm, u shndërrua në një fanatik të një bashkësie “raciste” dhe në idealin ushtarak zbuloi një mistikë, që u bë feja e udhëheqësit totalitar. Ekziston një letër e datës 5 shkurt 1915, në të cilën Hitleri tregon se nga qëndrimi i vet racist nuk kishte lëvizur asnjë çikë. Në këtë letër veç tjerash shkruante: ”Ne jo vetëm që do ti bëjmë copa - copa armiqtë e jashtëm të Gjermanisë, por do ta shtypim gjithashtu edhe internacionalizmin e brendshëm. Kjo do të jetë më e rëndësishme sesa të gjitha aneksimet”.

Me gjithë meritat e tij, Hitlerin nuk e bënë oficer, sepse udhëheqësit e tij e mbanin për të paaftë si komandant dhe mendonin se i mungonin cilësitë e duhura për të drejtuar. Në këtë pikë, gjithsesi, ata kishin qenë në lajthitje.



Joseph Goebbelsi dhe Adolf Hitleri


Pas përfundimjit të Luftës së Parë Botërore, ai u rikthye në Munih, ku fillimisht ishte roje e një kampi të robërve rusë. Kur kampi u mbyll, ai u kthye prapë në kazermë, pa ushqyer ëndërren për tu marrë me politikë. Pas fitores së reaksionarëve, ushtria e re gjermane (Reichswehr), krijoi një zyrë që merrej me hetimin e gjendjes shpirtërore të ushtrisë dhe me spiunimin e organizatave punëtore. Hitleri u caktua aty menjëherë, por fllimisht e bëri një kurs për tu përgatitur si informator ose propagandist i ardhshm. Edhe aty, pra në vendin e tij të ri të punës, Hitleri, midis shokëve mbante fjalime patriotike. Historiani Karl Alexander von Muller, pasi e kishte dëgjuar një ditë Hitlerin kishte thënë: ”A e dini se midis nxënësve tuaj keni një orator të lindur”.

Që në këtë periudhë, veçmas sapo kishte mabruar kursin dhe u bë instruktor, Hitleri kishte shfaqur ndjenjat e tij të thella dhe shumë të rrezikshme antisemitiste, duke këshilluar në një shkrim të tij të datës 8 shtator të vitit 1918, dëbimin e çifutëve.

Disa ditë më vonë, pasi eprorët e Hitlerit e kishin ngarkuar atë të hetonte çështjen e një partie shumë të vogël nacionaliste bavareze, e që e mbante emrin Partia e Punonjësve Gjermanë, Hitleri asistoi në mbledhje. Pasi, gjatë debatit një folës ishte shprehur për shkëputjn e Bavarisë nga Prusia, Hitleri e kishte kundërshtuar atë duke lartësuar patriotizmin gjerman. Nga kjo paraqitje, ai fitojë përkrahje të fortë, mori urdhërin të regjistrohej në parti dhe arriti të marrë dhe një pagë mujore prej njëzet marka gjermane. Shumë shpejt u emërua shef i propagandës.

Fjalimi i zjarrtë para 2000 vetëve

Në të vërtetë, Hitleri u bë menjëherë frymëzues i Partisë së Punonjësve Gjermanë. Ai bëri që të hartohej statuti i partisë dhe ai ishte statuti i Partisë Nacional - Socialiste, i përbërë nga njëzetë e pesë pika, që mbeten të pandryshueshme.

Fyhreri i ardhshëm dha shpejt prova të zellit të një organizatori, për të cilin në Partinë e Punonjësve Gjermanë kishte shumë nevojë.

Më 24 shkurt 1920, Hitleri foli përpara dy mijë vetëve, të cilët e dëgjuan për dy orë e gjysëm. Në atë mbledhej ai e shpalli programin dhe statutin e partisë, si dhe emrin e saj të ri - Partia Nacional - Socialiste e Punonjësve Gjermanë. Emri i Hitlerit filloi të bëhej i njohur në Munih. Atë e konsideronin si fenomen. Në prill të vitit 1921, pas kthimit nga një udhëtim në Berlin, më në fund u lirua nga ushtria për tu rikthyer në jetën civile. Në qershor të vitit 1922, e gjejmë në Vjenë në një konferencë patriotike kushtuar bashkimit gjermano-austriak, ai qe oratori kryesor.

Në fund të shtatorit 1923, Hitleri e përshkruante misionin e nacional - socialistëve me këto fjalë mahnitëse: ”Dita për të cilën kjo lëvizje është formuar po afron... Ka ardhur çasti kur lëvizja nacional - socialiste do të fillojë marshimin triumfal për shpëtimin e Gjermanisë... Ne nuk jemi krijuar për votime, por për tu hedhur në betejë në momentin më kritik, kur populli ynë të shohë i llahtarisur dhe gjithë drithërimë përbindshin e kuq, që vërsulet mbi të...”.

Në nëntor të vitit 1923, megjithatë pas një përpjekje të pasuksesshme për grushtet, Hitleri, i akuzuar për tradhti të lartë, së bashku edhe me dyzet bashkëpunëtorë të tjerë, u burgos në kështjellen bavareze të Landsbergut. Gjyqi kundër tij u hap në fund të shkurtit të vitit 1924 dhe përfundoi me fitoren e Hitlerit, i cili u lirua në dhjetor të vitit 1924.

Posa doli nga burgu, Hitleri e filloi marshimin e tij drejt pushtetit. Fillimisht duke i forcuar radhët e partisë e cila ndodhej në gjendje të vajtueshme. Ringjallja e partisë Nacional - Socialiste filimisht ishte e ngadalshme. Në këtë periudhë, pra në fund të vitit 1925 kur partia kishte vetëm 27.000 anëtarë, veçohet anëtarësimi në te i Joseph Goebbelsit, një propagandist gjenial, tek i cili Hitleri kishte vënë re dhuntitë e jashtëzakonshme të tij.

Në vitin 1928 rruga e Hitlerit për në Berlin, tashmë ishte hapur. Zgjedhjet e përgjithshme të majit 1928, u dhanë mundësinë dymbdhjetë deputetëve nazistë të hyjnë në Reichstag dhe Goebbelsi u zgjodh deputet i Berlinit. Një ditë pas zgjedhjes si deputet i Berlinit, Goebbelsi, në gazetën e vet “Anfriff” shkruante dhe kërcnohej me fjalët: ”Ne po hyjmë në Reichstag në mënyrë që, në arsenalin e demokracisë, të furnizohemi me armët tona... Ne po vijmë këtu si armiq, ne jemi ujqër që futemi në vathë. Kini kujdes”.

Ndërkohë që papunësia në Gjermani po rritej me shpejtësi. Në fund të vitit 1930 kishte mbi tre milionë të papunë, kurse në fund të vitit 1931 katër milionë, ndërsa në verën e vitit 1932 papunësia arriti shifrën mbi gjashtë milionë.

- VIJON -

_____________

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: ADOLF HITLERI - JETA DHE VDEKJA E TIJ (I)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10312

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks