SHKRIMI
e enjte, 13 gusht 2020

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: ADOLF HITLERI - JETA DHE VDEKJA E TIJ (III)

Prishtinë, 28 korrik 2020: Djegia e Reichtagut

Universitetet gjermane u bënë vatra kryesore të fermetimit të vërtet hitlerian. Në shkurt të vitit 1930, Hitleri e emëroi Goebbelsin si shef të propagandës për të gjithë Gjermaninë dhe garantoi se nazistët do ta merrnin pushtetin, e shumta brenda tre vjetësh. Dhe kështu ndodhi në të vërtetë. Paraprakisht, Hitleri kishte deklaruar që i tërë pushteti duhej ti jipej atij, ose pushteti zë mos ekzistoj fare. Më 30 janar 1933 Oskar von Hindenburgu, kryetar i shtetit gjerman u detyrua ta pranojë caktimin e Hitlerit si kancelar dhe ky, konform rregullit në fuqi, bëri betimin e besnikërisë përpara Kushtetutës së Weimarit.


Në mbrëmjen e po asaj dite, Hitleri, duke ngrënë darkën me Goebbelsin, Goeringun dhe të afërmit e tij të tjerë, e festoi atë ditë të madhe “ të revolucionit racial gjerman”, që po inauguronte luftën fnale trë arianëve për sundim botëror.



Djegia e Reichtagut, më 27 shkurt, e ndryshoi shumë shpejt dhe papritmas krejt situatën në Gjermani. Parlamentit ia vuri zjarrin një komunist holandez, gjë që sipas historianëve me siguri ishte një provokacion. Duke përfituar nga ky rast, për të cilin edhe sot dyshohet se ishte përgatituir me lejen e kancelarit të ri të Gjermanisë, Hitleri e kishte detyruar Hindenburgun të firmoste një dekret “ mbi mbrojtjen e popullit dhe të shtetit gjerman”., që u bë ligj themelor i Reichut III. Të nesërmen, Partia Komuniste u akuzua se zjarrin e kishte vënë ajo dhe kështu u ndalua veprimtaria e saj. Në agim të asaj dite, repartet e sulmit (SA) arrestuan katër mijë kundërshtarë politikë, sidomos komunistë, dhe i dërguan në kampe përqendrimi të improviozuara. Arrestimet vazhduan edhe ditët që pasuan. Në fund të vitit 1933, numri i të burgosurve të të gjitha kategorive ishte afërsisht njëqind mijë. Këta u arrestuan nga organi i sapoformuar që njihej me emrin Gestapo -ja.

Një veprim i mëtejshëm, i kurdisur nga Goebbelsi më 1 prill 1933, ishte bojkotimi i dyqaneve të çifutëve. Në të gjithë vendin, grupe të reparteve të sulmit (SA) ndalonin hyrjen në këto dyqane. Parulla me shprehjen e njohur “Jashtë çifutët” ishin ngjitur gjithandej nëpër dyer e dritare. Në fillim të vitit 1934, pra pas largimit të Gjermanisë nga Lidhja e Kombeve, sundimtari i Reichut III dhe urdhër për riarmatimin e fshehtë të Gjermanisë. Antisemetizmi, i cili aso kohe edhe në Francë ishte i theksuar, ishe tjetër faktor nxitës në favor të synimeve hitleriane. Në fakt re të zeza po grumbulloheshin në qiellin e Gjermanisë.

Hitleri u bë burim i çdo ligji në Gjermani

Fyhreri ishte burim i çdo ligji në Gjermani. Në hierarkinë e kulteve në Rajhun e Tretë një vend qendror zë kulti i Hitlerit. Ai ishte absolut dhe i pakufizuar, në përpithje me pushtetin absolut dhe të pakufizuar të Fuehrerit. Gjithça lidhej me personalitetin e Hitlerit. Përshëndetja zyrtare “Heil Hitler” e mbante emrin e tij papushim në gojë. Duke mbajtur fjalimin e tij të datës 24 qershor 1935, Goeringu deklaronte se: ”Ai është gjithçka, ai është Gjermania, ai është lëvizja jonë, ai është e ardhmja jonë”. Kurse Goebbelsi më 19 prill 1939 në fjalimin e tij, në mbledhjen solemne në Reichtag me rastin e 50 vjetorit të ditëlindjsë së Hitlerit deklaronte:”Emri i Adolf Hitlerit është sot një program politik për tërë botën tonë. Atë e mbajnë si legjendë në tërë globin... Sot bota nuk mund të përfytyrohet dot pa të... Adolf Hitleri është sot garanti më domethënës i rendit të ri në Evropë”.

Vitet 1936, 1937 ishin vitet e fundit të paqës së brisht. Më 5 nëntor 1937, Hitleri kishte thirrur për takim Goeringun, që ishte ministër i aviacionit, von Blombergun ministër i luftës, von Fritschin, komandnat suprem i ushtrisë dhe von Neurathin, ministër i punëve të jashtme, për tu besuar atyre planet e veta. Biseda me ta kishte zgjatur katër orë.

Hitleri gjykonet se po afrohej çasti i përshtatshmëm për të vënë në jetë programin e “Mein Kampf”. Gjatë takimit të sipërpërmendur katërorësh, ai kishte fiksuar madje edhe datat për pushtimin e hapësirës jetike të Lindjës. Kishte përcaktuar vitin 1938, si datë më të afërt, ose vitin 1945, si datë më të largët. Sipas Hitlerit më parë duhej pushtuar Austria dhe Çekosllovakia. Ideja sunduese e Hitleri mbetej gjithnjë formimi i një perandorie botërore, që do të shtrihej deri në Azi dhe do të dominohej dhe mbrohej nga bërthama racore gjermanike. Ishte mjaft e qartë se ky program i tij mund të realiozohej vetëm përmes një lufte. Ndaj, edhe deklaronte se: ”Vetëm mjetet e dhunës mund ta zgjidhin problemin gjerman”.

Von Neuati, von Blombergu dhe Fritchi, të frikësuar, parqitën kundërshtimet e tyre Hitleri, i zëvendësoi Neuratin dhe Ribentropin. Po atë ditë Fyhreri e mori vetë detyrën e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë.

Më 1938 Hitleri e ndjente veten aq të fortë sa të kapërcente kufijtë e vendosur në Versajë. Objektivi i tij i parë ishte vendi i tij i lindjes, Austria. Traktati i Versajës e ndalonte Austrinë, të bashkohej me Gjermaninë. Një muaj pas kërcnimeve naziste dhe koncesioneve e hezitimeve të Austrisë, trupat gjermane më 12 mars 1938 marshuan në Austri.



Adolf Hitleri dhe Hermann Goeringu


Protestat gjysmake të demokracive kundër aneksimit të Austrisë nga Gjermania, vështir se tregonin ndonjë shqetësim të vërtetë, përderisa nuk merrej asnjë masë konkrete. Ndërsa po binte këmbana e vdekjës për sigurimin kolektiv, Lidhja e Kombeve heshtte. Demokracitë kishin shpresë se Hitleri do të ndalte marshimin e tij, meqë i kishte mbledhur në atdhe gjithë gjermanët etnikë. Por Hitleri nuk mjaftohej me këto pushtime. Si synim i radhë për Hitlerin ishte Çekosllovakia. Më 1938 Hitleri e ngriti tonin e retorikës së tij, duke kërcnuar se do tia aneksonte me forcë Rajhut gjerman landin e Sudeteve. Madje, Ruzvelti, vendi i të cilit ishte më i lidhuri me krijimin e Çekosllovakisë, në shtator të vitit 1938 sugjeroi zhvillimin e bisedimeve në një tokë neutrale. Më 15 shtator 1938 Çemberleni, kryeminsitër britanik u takua në Gjermani me Hitlerin. Mbasi dëgjoi pr disa orë fjalët e mëdha të Hitlerit për gjoja keqatrajtimin e gjermanëve të Sudetëve, Çemberleni pranoi që Çekosllovakia të coptohej. Por Hitleri kishte dashur luftë, të cilën e konsideronte të domosdoshme për arritjen e ambicjeve të tij. Ndaj nuk i mjaftoi as takimi i njohur i Munihut mbajtur më 29 shtator 1938 midis udhëheqësve të Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Por, Hitlerit nuk iu desh shumë kohë për të shkatërruar iluzionet e paqësorëve. Në mars të vitit 1939, më pak se gjashtë muaj pas Munichut, Hitleri pushtoi atë që kishte mbetur nga Çekosllovakia. Pjesa çeke u bë protektorat gjerman; Sllovakia teknikisht u përcaktua shtet i pavarur, po të ishte satelit i Gjermanisë.

Shkatërrimi i Çekoslovakisë nuk kishte asnjë vlerë gjeopolitike; ai tregoi se Hitleri vepronte jashtë arsyes dhe shkonte drejt luftës. Megjithatë, në bazë të parimeve të Versajës, pushtimi i Çekosllovakisë shënonte një pikë kulmore, sepse i tregonte që Hitleri kërkonte dominimin e Evropës dhe jo vetëvendosjen apo barazinë.

- VIJON -

________________

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: ADOLF HITLERI - JETA DHE VDEKJA E TIJ (II)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10319


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks