SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

GAZETA FRANCEZE (1904) / LETËRSIA TURKE SAPO KA PËSUAR NJË HUMBJE SHUMË TË MADHE ME VDEKJEN E SAMI FRASHËRIT, PUBLICISTIT DHE LEKSIKOGRAFIT TË SHQUAR ME ORIGJINË SHQIPTARE

Francë, 12 gusht 2020: “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e Sami bej Frashërit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

TURQI

“Letërsia turke sapo ka pësuar një humbje shumë të madhe në personin e Shemsedin Sami Beut, publicistit dhe leksikografit të shquar, i cili vdiq këto ditë në Kostandinopojë, në moshën pesëdhjetë e katër vjeçare.

Me origjinë shqiptare, Sami Beu kishte marrë një arsim shumë të mirë, të cilin e kishte plotësuar me studime të forta personale. Përveç gjuhës amtare dhe turqishtes, ai e dinte mirë arabishten, persishten, greqishten e lashtë dhe modernen, si dhe më vonë frëngjishten dhe italishten.

Fillimet e tij në karrierën e letërsisë nisën rreth tridhjetë vite më parë. Ai ka botuar një numër të madh veprash dhe bashkëpunoi në disa gazeta dhe revista periodike në Kostandinopojë. Shkrimet e tij të të gjitha zhanreve, të një stili të qartë dhe të fuqishëm, tregojnë një mëndje të zgjuar, delikate dhe cilësore shumë e rrallë në Orient (Lindje) me vullnetin për të edukuar lexuesit.

Ndër veprat e tij të shumta, mund të përmendim veçanërisht fjalorin e tij frëngjisht-turqisht dhe turqisht-frëngjisht, një model në zhanrin e tij; “Kam’usul – Aalam”, enciklopedinë historike dhe gjeografike në gjashtë vëllime të mëdha; dhe, veçanërisht “Kam’usul – Turki”, fjalorin më të plotë turk deri tani në këtë gjuhë.

Me një natyrë të thjeshtë dhe jo shumë komunikues, Sami Beu jetonte i tërhequr në vilën e tij në Erenkeuy, në bregdetin aziatik të detit Marmara, afër Kostandinopojës, midis librave dhe fëmijëve të tij, të cilët i donte gjithashtu.” - A. LEVAL


Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks